Një i vdekur dhe nëntë raste të reja me koronavirus në Kosovë

07 korrik 2021 | 14:58

Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar 1 viktimë si pasojë e Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa janë shëruar 8 persona.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 819 raste të infektuara me COVID-19.

Ndërsa, janë raportuar edhe 2 mijë e 262 viktima.

105 mijë e 405 persona janë shëruar nga ky virus.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 07 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.

Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.

Në total numri i rasteve aktive është 152.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!_

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e…