Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen, Prishtinë – Ferizaj.
Këtë për “klankosova.tv” e ka bërë me dije Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje”.
“Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”.
“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjate drejtimit të automjeteve, sepse vetëm duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore”, ka thënë Hoxha.