Një i vdekur dhe pesë të infektuar me Covid në Kosovë

08 qershor 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit  është raportuar një rast i vdekjes nga Covid-19.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe pesë raste të reja te infektimit të Covid.

“Nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343. Në total numri i rasteve aktive është 923”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e…