Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me Covid

19 nëntor 2021 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit një person nga vdekur nga koronavirusi.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 7 raste të reja të infektimit me Covid.

“Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës për herë të…