Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me Covid në Kosovë

13 qershor 2021 | 14:59

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 2.117 testime, shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Sipas këtij njoftimi, në 24 orët e fundit janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 434.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

May be an image of text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Mbrojtjes, ka bërë thirrje për dizajn të…