Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me Covid në Kosovë
20 nëntor 2021
| 15:14
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665.
Në total numri i rasteve aktive është 352.