Një i vdekur dhe shtatë rastet të reja me Covid në Kosovë
04 qershor 2021
| 15:15
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një person nga Covidi dhe janë paraqitur shtatë raste të reja me këtë virus.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.
“Nga 2 295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.