Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

24 gusht 2024 | 11:44

Një aksident me fatalitet ka ndodhur orët e vona të mesnatës të së shtunës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, fshati Komoran, ku të përfshira kanë qenë dy automjete, një veturë dhe një kamion.

Nga aksidenti ka humbur tragjikisht jetën një person, teksa tre persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë shtuar se njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pacient në Mbretërinë e Bashkuar është ndër evropianët e…