Një i vdekur dhe tri raste të reja me Covid
25 tetor 2021
| 15:20
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Covidi.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur vetëm tri raste të reja me Covid dhe janë shëruar 20 persona.
“Nga 1 298 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 225. Në total numri i rasteve aktive është 438”, ka njoftuar MSh-ja.