
Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”
Pasditen e së shtunës në rrugën Lipjan-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, si pasojë e të cilit një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Autostrada Arbën Xhaferi, Lipjan-Prishtinë 29.08.2020 – 17:55. Është shkaktuar një aksident trafiku e i involvuar vetëm një veturë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë”, thuhet në raportin e policisë.
Të lënduarit po trajtoheshin në QKUK, derisa njëri prej tyre ka vdekur pas mesnatës.
“Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për Obduksion”, njofton policia.