Një i vdekur e katër raste të reja me Covid në Kosovë

17 tetor 2022 | 15:27

Në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një person.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja nga 38 testime dhe katër të shëruar, derisa numri i rasteve aktive është 21.

Kosova deri më sot ka administruar gjithsej 1.836.378 vaksina kundër Covid-19.

Me dozën e parë janë vaksinuar 904.370 qytetarë, me dozën e dytë 824.767, me dozën e tretë 105.250, ndërsa me dozën e katërt 1.798 qytetarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KESCO ka lansuar kalkulatorin për llogaritjen e subvencionit të qeverisë…