Një i vdekur e një i plagosur nga shpërthimi i minës në guroren e Krujës
01 mars 2020
| 23:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në guroren e Krujës, në fshatin Kurcaj, ku një punëtor ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të policisë mësohet se duke punuar në një gurore të licensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.
Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor. Shërbimet e