Një i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

12 korrik 2020 | 23:51

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se të dielën betejën me Covid-19 e ka humbur edhe një person, derisa numri i përgjithshëm i të vdekurve shkon në 102.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndryshe në rezultatet e publikuara sonte kanë rezultuar 216 persona pozitivë me Covid-19, kurse 40 pacientë janë shëruar nga ky virus.

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
216 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Edhe…