Një i vdekur nga Covidi, gjashtë raste të reja dhe 1 802 të vaksinuar

24 nëntor 2021 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Covidi dhe janë paraqitur vetëm gjashtë raste të reja me këtë virus.

Sipas kësaj ministria, në 24 orët e fundit janë dhënë 1 802 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 609 325 doza të vaksinës. Deri më sot 758 250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1 575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 727. Në total numri i rasteve aktive është 327”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Errësira e trishton çdo natë Meritën, duke i rikthyer makthin…