Një i vdekur nga Covidi në Kosovë
29 janar 2023
| 12:00
Një person ka humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ky është rasti i pari i vdekjeve për këtë vit nga ky virus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe tri raste të reja, ndërkaq janë shëruar edhe 15 pacientë. Numri total i rasteve aktive në vend është 61.