Një i vdekur, shtatë raste të reja me Covid dhe 3 991 të vaksinuar
10 dhjetor 2021
| 15:05
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë një person nga Covdi dhe janë paraqitur shtatë raste të reja me koronavirus.
Kështu ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit janë dhënë 3 991 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 640 380 doza të vaksinës. Deri më sot 770 941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 863. Në total numri i rasteve aktive është 328”, ka njoftuar MSh-ja.