Një i vrarë në Deçan
23 shtator 2018
| 14:58
Një person ka vdekur pas plagëve të marra në një incident që ka ndodhur rreth orës 11:10 në Komunën e Deçanit.
Rastin për “kallxo.com” e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës.
“Rreth orës 11 :10 ka ndodhur një rasti i plagosjes. Viktima për shkak të plagëve të marra është dërguar fillimit në QMF në Deçan pastaj është transferuar në Spitalin rajonal të Pejës ku ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Driton Rugova, zyrtar për informim i Policisë Rajonale të Pejës.
Sipas Rugovës, personi i dyshuar për këtë rast është arrestuar.