Një infermiere e Klinkës Infektive infektohet me COVID
Një infermiere e Klinikës Infektive ka rezultuar pozitive me COVID 19.
Infermierja, e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët e hospitalizuar në këtë klinikë, është personi i parë nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive e prekur me koronavirus.
Klinika Infektive ka shprehur mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin, derisa thekson se profesioni i mjekut, në veçanti i infektologut, bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe ndonjëherë kjo nuk mund të evitohet përkundër respektimit maksimal të masave të mbrojtjes personale.
“Rasti i koleges sonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë ta ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tanë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.
Njoftimi i plotë i MSh-së:
Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në këtë klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me COVID 19. Nga këta 34 pacientë:· 26 prej tyre janë në gjendje stabile;· 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi.
Klinika Infektive bën të ditur, gjithashtu, se dje ka regjistruar edhe personin e parë nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive, që ka rezultuar pozitiv në Covid-19.
Bëhet fjalë për një infermiere të Klinikës Infektive, e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët e hospitalizuar në këtë klinikë.
Klinika Infektive shpreh mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin dhe thekson se profesioni i mjekut, në veçanti i infektologut, bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe, ndonjëherë, kjo nuk mund të evitohet përkundër respektimit maksimal te masave të mbrojtjes personale. “Rasti i koleges sonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë ta ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.