Një instruktore noti paralajmëron prindërit: Mos u hidhni fëmijëve peshqir shpatullave. Mund të jetë fatale

23 korrik 2023 | 18:58

Një veprim i thjeshtë mund t’i rrezikojë fëmijët të mbyten.

Nikki Scarnati, një instruktore noti, ndau një video ku u kërkoi prindërve që të mos i vendosin kurrë një peshqir mbi supe një fëmije.

Ajo këmbëngul se ky veprim mund t’i rrezikojë fëmijët të mbyten. Një fëmijë nuk do të jetë në gjendje të lëvizë krahët nën ujë nëse bie në një pishinë me një peshqir që mbulon pjesën e sipërme të trupit.

Nikki theksoi se ajo, si prind, e bëri këtë shumë herë, pa e kuptuar as vetë që ishte e rrezikshme për fëmijën e saj. Është instinkti natyror i prindërve që ta mbështjellin fëmijën e tyre me një peshqir pasi të dalin nga uji.

“Natyrisht që ne duam t’i mbulojmë. Po nëse bien në pishinë, të gjitha gjymtyrët e tyre do të kufizohen nën një peshqir të lagur”, thotë instruktorja.

Një instruktore noti paralajmëron prindërit: Mos u hidhni

Nikki shpjegoi mënyrën e duhur për t’u mbështjellë me një peshqir.

Në videon e saj, Nikki u kërkoi prindërve që gjithmonë ta mbështillnin peshqirin nën krahët e fëmijëve të tyre.

Një instruktore noti paralajmëron prindërit: Mos u hidhni

“Kështu që kur t’i nxirrni nga pishina, thajini krahët, ngrini krahët lart, por vendoseni peshqirin poshtë krahëve të tyre. Kjo është e sigurtë. Në këtë mënyrë, nëse përfundojnë në ujë, ata do të kenë akses në gjymtyrët e tyre për të shpëtuar veten”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë…