Një javë para ceremonisë së inaugurimit të Bidenit, rriten masat e sigurisë

14 janar 2021 | 11:08

Një javë para ceremonisë së inaugurimit të presidenti të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, më 20 janar, masat e sigurisë në kryeqytetin Uashington janë rritur.

Në ceremoninë që do të mbahet para Kongresit më 20 janar, forcat lokale dhe federale të sigurisë u vunë në gatishmëri të lartë në kryeqytetin Uashington, për shkak të shqetësimeve se disa grupe mund të organizojnë protesta të armatosura dhe grupet e opozitës mund të përplasen.

Gjithashtu edhe për mbrojtjen e ndërtesës së Kongresit janë vendosur qindra anëtarë të Gardës Kombëtare, në Kongres dhe përreth.

Gjithsej pesë njerëz humbën jetën pasi mbështetësit e presidentit në largim të SHBA-ve, Donald Trump, rrethuan ndërtesën e Kongresit në Uashington, duke tejkaluar policinë për të hyrë brenda përmes dyerve dhe dritareve të thyera. Midis të vdekurve ishte oficeri i Policisë së Kongresit, Brian Sicknick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari ‘, LKIA, ka përmbyllur…