Një javë pas arrestimit, Ilir Meta lajmërohet nga burgu me një shkrim të gjatë

28 tetor 2024 | 23:46

Ish-presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili javën që shkoi u arrestua nga SPAK ka reaguar nëpërmjet një shkrimi të gjatë.

Arrestimin e tij, Meta e quan rrëmbim, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Meta ka shkruar se “ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare”.

“Jam shumë i qartë se ky rrëmbim është një konsensus i gjerë i përgatitur nga faktorët më malinj, të cilët i tmerron prania e Ilir Metës, në jetën publike, të vërtetat që ai thotë dhe që gjithmonë janë provuar, çmontimi i Ramaformës në Komisionin e Venecias, që ka asgjësuar shtetin e së drejtës dhe ka instaluar një juntë të rrezikshme policore, gjyqësore dhe bandash, aq sa edhe Vietnami i ka indekset e drejtësisë më të mira. Rrëmbimi i Ilir Metës nga mafia në pushtet, me urdhër të tre mercenarëve të saj, Altin Dumani, Arben Kraja edhe Sotir Kllapi, u bë me qëllim që të më pamundësojë sa më shumë mbrojtjen në publik, në media e debate nga akuzat qesharake dhe të stisura të cilat nuk përmbajnë asnjë fakt apo provë penale kundër meje.”, ka shkruar mes tjerash Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Belgzim Kamberi ka parashikuar se dy kundërkandidatë potencial…