Një javë pas sulmit terrorist në veri, Jarinja e Bërnjaku ende të mbyllura

02 tetor 2023 | 08:29

Kanë kaluar më shumë se një javë që nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Nga dita e sulmit terrorist më 24 shtator dy pikat kufitare në veri të Republikës së Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Në përditësimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme shihet se edhe këtë të hënë në këto dy pika ende nuk ka qarkullim dhe vazhdojnë të jenë të mbyllura.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çfarëdo pretendimi se duhej kufizuar ndërhyrja e Policisë së Kosovës…