Një jetë kushtuar atdheut/ Disa nga ngjarjet më interesante të pasluftës

06 prill 2023 | 16:39

TANI PO JU PARAQES VETËM DISA NGA NGJARJET MË INTERESANTE!

AJAZ EMINI – Ditari (XIII)

Zakonisht gjatë ditës na vinin shumë ankesa apo kërkesa të ndryshme nga popullata lokale shqiptare dhe serbe, por edhe rome. Në njërën prej ditëve na erdhi ankesa nga një fshat serb, sa më kujtohet quhej Parallovë diku në rrethin e Gjilanit. Ankesa e tyre ishte se gjatë natës dikush po gjuante me lloj-lloj armësh në drejtim të fshatit të tyre, në shenjë provokuese dhe për të mbjellë frikë nga bjeshkët përballë, në afërsi ku ndodhej fshati shqiptar! Të nesërmen shkuam në fshatin shqiptar për të cilin bëhej ankesa, biseduam me disa fshatarë që takuam, edhe i treguam problemin e fshatit fqinjë në lidhje me ankesën. Ata na thanë se në realitet serbët janë ata që po gjuajnë me armë të ndryshme gjatë tërë natës! I këshilluam që mos të ndodhë përsëri diçka e tillë, sepse për ndryshe pa marrë parasysh se kush është, do të arrestohet për një akt të tillë.

Pas kthimit në vendqëndrimin tonë në Gjilan, përsëri vazhduan që të na vinin ankesat e njëjta, por tani nga të dy fshatrat, ai me shqiptarë dhe tjetri me serbë.

Kapiteni Wiggis na tha: “Njëri prej këtyre të dyve po na gënjen, sepse që të dy kanë të njëjtën ankesë, por sidoqoftë ne do ta vërtetojmë se kush po gënjen.”

Disa ditë më vonë kapiteni më tha se sonte do të shkojmë për të vëzhguar prej së afërmi se kush po gjuan, edhe pse  sipas të gjitha  gjasave e dimë  se gjithnjë popullata serbe po ankohet shumë më tepër dhe për gjithçka!

Në mbrëmjen që kishim caktuar që të shkonim në vendin e ngjarjes, po mbante një natë me erëra të forta dhe me vranësira. I gjithë grupi ynë u pajisën me mjetet e natës si: dylbi të natës (Night vision), dylbitë me nxehtësi të trupit (Thermal vision), armatimin e tyre edhe u nisëm rrugës për të shkuar diku në mes të dy fshatrave. Ishte rreth orës 1:00 pas mesnate, dhe si zakonisht edhe sonte shkuam me dy makina Hamvee. Prej Gjilanit vazhduam rrugën në drejtim të Prishtinës. Pas dhjetëra kilometrash dolëm në të majtë të rrugës nga rruga kryesore, dhe aty në afërsi të një lumi të vogël u ndalëm dhe parkuam.

I fikëm makinat me qëllim që mos të dëgjohej asgjë, sepse nuk ishim shumë larg nga vendet që ankoheshin. Posa u ndalëm filloi një rrebesh shiu i tmerrshëm, për çka kapiteni më tha që unë të qëndrojë në makinë, e ai me kolegët e tij të dalin në malin përsipër që nuk ishte aq larg fshatrave, dhe të vëzhgojnë për një kohë për ndonjë gjuajtje armësh.

-Pas dy orësh në bjeshkët e përsipër rrugës të vëzhgimit që të gjithë u kthyen, të rraskapitur nga era e fortë dhe rrebeshi i shiut. Nuk kishin dëgjuar asgjë, e që sipas të gjitha gjasave dukej se që të dy palët vetëm se po na gënjenin neve. Njëri nga kolegët i quajtur “Baba” e filloi tregimin e vetë se çka i kishte ndodhur atje lartë në pyllin e dendur. Ai rrëfente se gjatë vëzhgimit derisa kishin qëndruar brenda pyllit të dendur, kishte dëgjuar një zë që gjithnjë e më tepër po i  afrohej atij. Mirëpo kishte kërkuar gjithandej dhe nuk kishte parë askënd! E kishte provuar për të parë me dylbitë e territ night vision, edhe me dylbitë thermo që tregojnë trupat e gjallë edhe prapa lisave apo edhe prapa murit, dhe nuk kishte parë asgjë. Zhurma e ecjes nëpër gjethet e thata të drunjëve që ishin për tokë gjithnjë e më tepër po i afrohej, por me ndërprerje të vogla të sajë e që gati sa e kishin çmendur ushtarin e shkretë. Siç dukej “Baba” ishte frikësuar pa masë, sepse nuk kishte pasë mundësi që të shohë apo hetojë se kush apo çka ishte, e që po i afrohej gjithnjë e më afër tij! Kur iu kishte afruar krejt afër këmbëve të tij,  atëherë e kishte vërejte se ajo kishte qenë vetëm se një breshkë e thjeshtë mali! Në mbarim të rrëfimit të tij, që të gjithë filluam së qeshuri me të madhe, se sa shumë ishte trishtuar “Baba” i shkretë, në thellësi të atij pyllit të dendur. Mua personalisht më dukej si një tregim shumë interesant i një pjese të jetës ushtarake, për çka desha që ta ndajë edhe me ju lexues të dashur…

05 Gusht 1999, në gjykatën e parë të Kosovës së Lirë me Kapitenin Jurist Charles J. Kovats, Jr. në Kampin ushtarak Amerikan “Bondsteel” / Kosovë.

Në fund të Gushtit 1999 para se të fillojë viti i ri shkollorë, grupi  ynë i  Njësisë Speciale  të Armatës Amerikane u tërhoqëm nga objekti i shkollës “Selami Hallaçi” në Gjilan, dhe u transferuam me një shtëpi private të marrë me qira në qytetin e Ferizajit.

Në Ferizaj ishim dy grupe të Njësive të Forcave Speciale të Armatës Amerikane, në të dy anët dhe në afërsi të autostradës Shkup-Prishtinë. Unë isha me grupin në anën e majtë të rrugës e kurse në anën e djathtë ishte Shabani, me të cilin ishim nisur së bashku prej SHBA’s për në Shqipëri, atje ku unë po punoja me grupin e speciales në Kukës e ai në Bajram Curr.

Në Ferizaj për derisa qëndrova me njësinë e njëjtë, vazhduam të njëjtën detyrë.

Në Ferizaj patëm rastin të njihemi edhe shoqërohemi edhe me disa ish pjesëtarë të UÇK’s, si: Skender Bega, Miftar Bega (ish kampion Ballkanik në “Bodybillder”) dhe Avni Parllakun të cilët më vonë do të na ndihmojnë me zbardhjen e disa vendeve që supozohej se ishin varreza masive diku në mal në Nerodime të Ferizajit, andej ku ishin zhvilluar edhe shumë beteja në mes të UÇK’s dhe forcave të armikut serb.

Pas çlirimit të Kosovës filluan të mbahen shumë manifestime, dhe në njërin prej tyre që po mbahej gjatë Nëntorit të vitit 1999 të organizuar në Klubin “ABC” të Prishtinës, na ftuan edhe neve shokët nga Ferizaji: Miftar Bega me Avni Parllaku të cilën ftesë e pranuam me shumë dëshirë. Në mbrëmjen e ahengut nga Ferizaji u nisëm me dy makina, në njërën unë me dy pjesëtarë të Forcave  Speciale të Armatës Amerikane me veshje civile, por edhe makinën tonë SUV civile që Armata e SHBA’s tani na i kishte dhënë në shfrytëzim, kurse në makinën tjetër të tyre ishin Miftari me Avniun.

Në manifstimin e organizuar po merrnin pjesë shumë yje të estradës së muzikës popullore Shqipëtare si: Ilir Shaqiri, Nusret Muçiqi, Afrim Muçiqi, Dani, etj.

Ambienti, muzika, ushqimi dhe shoqëria ishin në nivel të shkëlqyer, përveçse njërit të pranishmëve, ndoshta e kishte edhe nga alkooli apo edhe xhelozia e një femre nga Ferizaji që po na shoqëronte, filloi që të na bezdisë dhe kohë pas kohe gjatë vallëzimit po e shtynte njërin nga kolegët e mijë ushtarak, i cili na tregoi dhe me shumë mjeshtri po i largohej ngatërresës. Pas përfundimit të programit muzikorë, derisa ne po largoheshim në drejtim të makinës që kishim, ai maskarai që donte të ngatërrohej me ushtarin. Por tani kishte edhe njërin nga shokët e tij, që të dy ishin shtat ligësht, por karagjozë që po na ndjekin pas. Kur u afruan afër makinës tonë për njëherë njëri prej tyre deshi që ta grushtojë kolegun tonë pa kurrfarë arsye!

Sa për njoftim, pjesëtarët e Forcave Speciale në Armatën Amerikane janë elita ushtarake Amerikane, që donë të thotë se ata janë më të aftit e të aftëve, sepse ata janë në ushtrime të përditshme fizike e po ashtu edhe psikikisht mjaftë të përgatitur! Për të qenë pjesë e Forcave Speciale këta ushtarë kanë kurse specifike dhe tepër të vështira për t’i kaluar për derisa të pranohen që të jenë pjesëtarë të kësaj elite!

Derisa ngriti grushtin lartë shqiptari i shkretë shtat lagësht që t’i bjerë kolegut tonë ushtarak, atë veçse e pamë të shtrirë në asfalt nga grushti që e mori prej ushtarakut. Aksionin e tijë e vazhdoi shoku tjetër i tij, por në të njëjtën mënyrë si i pari edhe ky derisa po ia mësynte ta grushtojë ushtarakun, edhe ky u pa më keq i shtrirë në asfalt. Po, vetëm se nga një e mëshuar nga grushti i rëndë i ushtarit dhe tepër të fuqishëm që i ra si prej qiellit, edhe pësoi edhe më keq se i pari, të cilit pas rënies vetëm se iu rrotulluan edhe sytë e s’po dinte asgjë.

Meqenëse ishte fundi i mbrëmjes shumica kishin dalë jashtë në parking dhe në ndërkohë shumë prej tyre vrapuan drejtë nesh për të na ndërhyrë, që të na ndajnë nga ky sherr i pa pritur, e në mesin e të cilëve ishte edhe vetë këngëtari Nusret Muçiqi. Meqenëse edhe kolegë të mijë ushtarakë e kishin tepruar me alkool, unë me të shpejtë ia mora çelësat e makinës ushtarit që na kishte vozitë për në aheng edhe i tërhoqa pas vete që të dy. Hymë në makinë edhe unë me shpejtësi që mos të na ndodhë edhe ndonjë gjë edhe më e keqe sepse kolegët e mijë ishin nxehë pakë nga alkooli, por edhe nga ngatërresa, edhe ishin të armatosur me revolet e tyre ushtarake, me të shpejtë u larguam në drejtim të Ferizajt nga ky vend i sherrit. Gjatë rrugës u përbetuam që në lidhje me këtë incident mos ta dijë askush, as kapiteni e as kolegët tjerë, sepse përndryshe dihej se ç’do t’i ndodhte karrierës së tyre ushtarake! Jo vetëm që do t’i largonin nga njësiti i tyre, por ndoshta edhe do t’i dënonin me burg ushtarak…

Me të gjitha rregulloret ushtarake ne e kishim të ndaluar rreptësishtë konsumin e alkoolit, e mos të flasim për shkuarjen në ahengje private… (vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina është e gatshme të forcojë besimin e ndërsjellë strategjik…