Një jetë kushtuar atdheut – Ditar (III)
AJAZ EMINI
SI MUNDESHA TË NDIHMOJA LUFTËN E SHENJTË TË KOSOVËS
Pas demonstratave studentore të pranverës më 1981, të cilat u shtypën në mënyrën më brutale me: burgosje, rrahje dhe vrasje të studentëve dhe të gjithë popullatës shqiptare gjithandej në Jugosllavi, rritet edhe më tepër interesi i medias dhe shtypit amerikan për gjendjen e popullit shqiptarë në ish Jugosllavi. Në Nëntor 1984, Arbëresho- Amerikani Joe Dio Guardi zgjidhet për përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA’së, kongresmen i cili u bë edhe shtylla kryesore për zbardhjen dhe aktualizimin e çështjes shqiptare edhe para kongresit dhe Senatitit Amerikan. Ku këta Kongresmenë dhe Senatorë Amerikan, më vonë do t’i bashkangjiten kauzës kombëtare të Dio Guardit. Më vonë do t’i bashkëngjiten edhe do të shkojnë që t’i shohin ngjarjet në Kosovë prej së afërmi, që të shohin me sytë e tyre popullatën shqiptare të Kosovës se si po shtypeshin dhe po torturoheshin nga gjakpirësit serb. Me ndihmën e ish Kongresmenit Arbëresh Joe Dio Guardi si dhe kryetari të “Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane” edhe aktivistëve të tjerë shqiptarë do të mbahen një numër i madh demonstratash dhe tubimesh anti-jugosllave nëpër shumë qytete ku kishte më së shumti shqiptarë: si në Nju Jork, Detroit dhe Çikago. Por demostrata më e madhe që mbahet në mendë ishte tubimi më masiv që ishte mbajte ndonjëherë në Amerikë, ku aty kishte mbi 10.000 shqiptaro-amerikan, ishte tubim i cili ishte mbajtë para Shtëpisë së Bardhë dhe më vonë edhe para Capitol Hills në Washington DC. Tubimi filloi të mbahet
përpara Shtëpisë së Bardhë ku ishin mbledhë mbi 10.000 shqiptarë nga e gjithë Amerika. Pas shumë fjalimeve shkuam edhe para Kongresit dhe Senatit Amerikan, aty ku vazhduam me fjalime, dhe folësit kryesorë që ishin me ne ishin: Senatori Bob Dole, Senatori Claiborne Pell, dhe kongresmenët: Eliot Engel,Tom Lantos, Ben Gilman, dhe shumë e shumë të tjerë.
I gjithë parku para Kongresit dhe Senatit Amerikan ishte i mbushur me flamuj kombëtarë dhe amerikan dhe parolla anti-jugosllave! Me flamujt kombëtarë shqiptarë edhe amerikan, dhe parollat e ndryshme anti-jugosllave e me bërtitjet “Dole, Dole”, “USA, USA” impresionuam pa masë politikanët amerikan ne Washington DC. Nga të gjithë pjesëmarrësit, pjesë e të cilit tubim ishim edhe ne me shumë shokë dhe shqiptarë të tjerë që kishim udhëtuar me makina për 6 orë, orë të tëra nga Cleveland, Ohio sikurëse shumica e shqiptarëve të tjerë që kishin ardh nga secili cep i Amerikës. Po, vetëm për t’i ç faqe pakënaqësitë e tyre dhe të popullit shqiptarë në ish-Jugosllavi, atje ku u mblidhem dhe protestuam tërë ditën para Shtëpisë së Bardhë dhe Capitolit në kryeqytetin amerikan, në Washington DC..
Me fillimin e luftës së Kosovës, të gjithë mediat botërore kishin kthyer interesin në ngjarjet më të reja në këtë pjesë të Ballkanit, sepse tani dihej se ç ‘pritej nga gjakpirësit serb ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare të cilët edhe më herët veçse e kishin treguar fytyrën e tyre të vërtetë të xhelatitit dhe të pa shpirtit. Po e kishin treguar me krimet e pa numërta që kishin bërë në Kroaci, ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Kjo ngjarje ishte si lajm kryesorë në mediat amerikane : CNN, ABC, NBC, CBS etj. Dominonin videot dhe fotografitë me dëbimet, maltretimet dhe vrasjet e njerëzve të pa fajshëm si dhe djegiet e pa mëshiruata të të gjitha vendbanimeve shqiptare, si dhe të gjendjes reale në Kosove! Kulminacionin e të gjitha krimeve, kriminelët serb e arritën me krimet makabre të familjes Jashari në Skënderaj!
Kërcënimet e përditëshme të NATO’-s kundër Millosheviqit dhe forcave ushtarako-policore të Serbisë në Kosovë, dhe të gjitha anashkalimet që po shkelnin ç’do konventë ndërkombëtare të njerëzimit mbi popullatën civile dhe të pa mbrojtur në Kososovë kishin filluar të bëhen bajate, sepse kishte vetëmse kërcënime e asgjë më tepër në praktikë. Siç po dukej presidentit serb Millosheviqit, tani çdo kërcënim që i vinte nga perëndimi, po i dukej veçëse hajgare, jo serioze, një gjë e cila po i irritonte pa masë forcat më të mëdha botërore si: SHBA’në, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe të tjerët.
Tani më tepër se kurrë fillojnë lëvizjet në të gjithë botën shqiptare atje ku ishin me lobime dhe organizime sa më masovike, me demostrata sa më të mëdha nëpër shumicën e kryeqendrave Europiane e në veçanti ato të qyteteve të Amerikës. Po, sidomos në qytetet ku ishte prezenca më e madhe e shqiptarëve. Shumë prej këtyre demonstratave në SHBA ishin organizuar dhe udhëhequr nga ish Kongresmeni Arbëresh Joe Dio Guardi nga “Liga Shqiptaro Amerikane”, por kishte edhe organizime edhe prej shoqatave të ndryshme shqipëtare. Në demonstratën e 12 marsit të vitit1998 në Washington DC, unë së bashku me shokët Hasan Bakija, Burhan Vneshta, Naime Hoxha, Aziz Ukshini, Brahim Vajushi dhe shumë e shumë të tjerë, udhëtuam më se 6 orë me makinat tona për t’iu bashkuar bashkëkombasve tanë dhe për të qenë pjesëmarrës të asaj demonstrate. Ishim shumë që u mblodhëm dhe shkuam edhe ne nga Cleveland’i dhe rrethina. Ishim një kolonë e gjatë makinash për në Washington DC, për t’iu bashkëngjite vëllezërve dhe motrave tona nga e gjithë Amerika për të shprehë pakënaqësitë tona për gjendjen e popullatës tonë që po dominonte në Kosovë. Në këtë demonstratë patëm përkrahje mjaftë të madhe edhe nga pjesëtarët e Kongresit dhe Senatit Amerikan. Në përkrahjen tonë shumë prej senatorëve dhe kongresmenëve dolën nga zyrat e tyre edhe na u bashkuan duke mbajtur edhe fjalime para të pranishmëve, të cilët ishin tërësisht fjalime pro- shqiptare dhe shumë anti-jugosllave! Patëm edhe demonstrata të më vonshme edhe para OKB-së në Nju Jork, pastaj në Detroit, Çikago edhe në shumë qytete tjera të SHBA’s.
Gjatë kësajë kohe me të madhe filloi edhe mbledhja e donacioneve për dërgim sa më të shpejtë të ndihmave popullatës kosovare, si dhe nga ana tjetër filloi edhe organizimi shumë i suksesshëm për mbledhjen e të hollave në fondin “Vendlindja Thërret” të Nju Jorkut. Ne nga Klivlendi meqenëse nuk mundëm të organizojmë ndihmën në mënyrë të përgjithëshme, atëherë një grup i yni vendosëm dhe organizuam në mënyrë individuale si: unë Ajaz Emini, Muharrem Shaljani, Skender Demiri, Sejdi Emini, Naime Hoxha dhe shumë të tjerë. Në mbledhjen e të hollave për donacione në ndihmë të UÇK’s, përveçëse ndihmave në të holla, tani kishte filluar edhe organizimi për paraqitje të vullnetarëve nga komuniteti shqiptarë në të gjithë Amerikën për pjesëmarrje në Brigadën“Atlantiku”. Kjo brigadë po përgaditej që së shpejti të nisej dhe të shkojë për t’iu bashkangjitë direkt në ndihmë luftës frontale, aradheve të UÇK-së në luftë kundër forcave paraushtarako-policore serbe. Për këtë formacion luftarak të Brigadës Atlantiku edhe unë isha mjaftë i interesuar për t’iu bashkëngjitë, një gjest i shqiptaro- amerikanëve i cili ngriti shumë lartë edhe moralin luftarak të UÇK-së në mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës!
Me fillimin e vitit 1999, forcat paramilitaro- ushtarake serbe shkaktuan një mori krimesh mbi popullatën e pa mbrojtur shqiptare. Ndër krimet më të njohura që u bënë ishte më 15 Janar 1999 masakra e Reçakut, për të cilën përfaqësuesi i OSB Ambasadori William Wolker i cili gjatë asaj kohe ndodhej në Kosovë, pas vizitës në vendin e ngjarjes, ai doli para të gjithë mediave botërore dhe e cilësoi ngjarjen e Reçakut si krim kundër njerëzimit. Nga kjo masakër u bë një kthesë e madhe edhe në aktivizimin e NATO’s, tani më tepër po mendohej për pavarësimin e Kosovës nga fashistët gjakpirës serb. Në këtë masakër, në mënyrën më brutale dhe më barbare u vranë mese 45 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave, nga dora e neofashistëve serb. Më vonë pasojnë edhe masakrat tjera të shumëta, si ajo e Krushës së Madhe dhe e Krushës së Vogël, ku u vranë edhe u dogjën mbi 221 banorë Shqiptarë, 64 trupa prej të cilëve edhe sot ende nuk janë gjetur.
Pas gjenocidit të Krushës kemi edhe atë të Izbicës, masakër e cila zë vend edhe në raportin e Departamentet të SHBA’së…