Një jetë kushtuar atdheut/ E martë, 1 qershor 1999

31 mars 2023 | 17:22

AJAZ EMINI – Ditari (VII)

E martë, 1 qershor 1999

Rreth orës 7:00 e mëngjesit, më erdhi njëri prej pjesëtarëve  të Forcave të Policisë Ushtarake të Shqipërisë, të cilët ishin të vendosur në anën tjetër po të njëjtit objekt ku ishim edhe ne, edhe m’u drejtua mua, edhe pse me shumicën prej tyre tani njiheshim për një kohë të gjatë prej kur që ishim edhe ne aty, i cili më pyeti se a quhesh Ajaz Emini, unë i thash; “Po, pse ç’kemi të re?” ai më thotë: “Tani sa dëgjova nëpërmjet të Radio Dojçe Velle’s se po të kërkojnë familjarët e tu që të lajmërohesh sa më shpejtë, sepse nuk e dijnë se ku gjindesh edhe ishin bërë shumë merak për ty, dhe të kanë shpallë si të humbur”! U habita për vete se kush mundë të më kërkon, sepse e dija se bashkëshortja Shahadija është ende në Amerikë edhe e din se ku jam unë, edhe e din gjendjen shumë mirë?! Me kalimin e kohës më vonë mora vesh se më kishte kërkuar dhëndëri im Sabri Hasani, nga fshati Çerkez i Kumanovës, sepse ai me motrën time Nergjizen e dinin se kam ardhë diku në Shqipëri me Forcat e Armatës Amerikane, por nuk dinin se si isha dhe ku isha! Gjatë kësaj kohe radio stacionet e ndryshme, kishin marrë për sipër që të bëjnë njoftime në lidhje për gjetjen e familjarëve të refugjatëve të humbur nga Kosova në mes vete, sepse shumica e tyre gjatë dëbimit ishin ndarë nga forcat serbe, dhe disa prej tyre i kishin përzier: disa për në Maqedoni, dhe të tjerët pjesëtarë të po të njëjtës familje i dëbojnë për në Shqipëri e disa të tjerë në Mal të Zi. Kishte raste kur edhe fëmijët e një familje ishin ndarë, disa fëmijë ishin përcjellë në një shtet, e të tjerët në shtetin tjetër!

Edhe sot filluam punën qysh herët në mëngjes, dhe në orën 9:00 shkuam për të takuar Gjeneralin Lama në zyrën e tij, si dhe për të biseduar për listën e objektivave më të reja që i kanë arritur nga grupi vëzhgues i Shtabit të UÇK-së prej brenda Kosovës. Nga qendra jonë e shtabit ushtarak në Rinas, tani në mënyrë permanente po na kërkoheshin caqet e reja me qëllim që menjëherë të sulmoheshin nga aviacioni i NATO-së. Pas marrjes së listës së objektivave të reja, Gjenerali Lama na njoftoi se mbrëmë rreth mëngjesit ishin sulmuar gabimisht prej aviacionit të NATO-së edhe forcat e Ushtrisë së Shqipërisë, brenda kufirit shqiptar! Nga sulmet e NATO-së 3 bunkera afër kufirit me Shqipëri-Kosovë ishin ngritë në ajër, që donë të thotë se ishin nxjerrë krejtësisht prej tokës nga bombardimi, por siç i kishte parë edhe ishte informuar edhe vetë Gjenerali Lama na tha se nuk kishte ndonjë të vrarë apo të lënduar, sepse për fat të mirë në momentin e bombardimit nuk kishte qëlluar asnjëri nga pjesëtarët ushtarak mbrenda tyre, dhe ky ishte fati që nuk kishte pasë të vrarë apo të plagosur!

1 Qershor 1999 Kukës/Shqipëri, Unë me Njësinë Speciale të Armatës Amerikane me Gjeneralin Arbëresho-Amerikanin John Hendrix

Pas këtijë takimi u larguam për në zyrën tonë, mirëpo më vonë përsëri na u deshtë që edhe 3 herë ta marrim të njejtën rrugë për në zyrën e Gjeneralit Kudusi Lama, një rrugë të cilën po sa e bëmë e sa më duket se ishte e mjaftueshme për sot. Por, edhe nuk është për t’u çuditur, mundë të na ndodhë që të shkojë përsëri nëse e don puna, sepse ne jemi të përkushtur që ta kryejmë këtë punë me plotë dëshirë sa herë që e don nevoja, që sa më shpejtë të shkatërrojmë armikun gjakatarë serb. Sa herë që të jetë nevoja ne jemi të gatshëm që ta hecim përsëri këtë rrugicë, veçëse që t’ia arrijmë qëllimit tonë dhe të gjithë popullit shqipëtarë dhe miqëve tanë të Forcave Amerikane dhe NATO’s, dhe sa herë që duhet ne do të shkojmë me shpejtësi dhe të sjellim koordinatat më të reja të sulmit kundër këtijë armiku të përbashkët.

Pas dite, në orën 14:00 ia arriti te ne edhe Gjenerali Amerikan John Hendrix, të cilin thuajse tani veçëse  e  kishim  visitor  të  rregullt  dhe  mjaftë  të shpeshtë. Për takimin me Gjeneralin Hendrix e ftuam edhe Gjeneralin Lama, i cili asnjëherë nuk pritoi, por gjithëmonë ishte i gatshëm që në çfarëdo kohe qoftë që në mënyrë pozitive t’i përgjigjej ftesave tona, i cili edhe kësajë here erdhi menjëherë, dhe takimin e zhvilluam në zyrën tonë, aty ku u bisedua për planet e mëtejme të luftimeve. Përderisa ishim duke biseduar, në ndërkohë e lajmëruan Gjeneralin Lama nga stafi i tij se përsëri paska pasë sulm nga bombarduesit e NATO-së mbrenda kufirit të Shqipërisë, afër pikës kufitare të Morinës! Sulmet ishin bërë nga 6 aeroplanë të NATO-së, për çka që të gjithë ne patëm një shqetësim të madhë, e në veçanti u prekën më së shumti nga ky akt i shëmtuar Gjenerali Hendrix dhe Gjenerali Lama. Gjenerali Hendrix ishte i shqetësuar më së tepërmi, shqetësimi tek i cili vërehej shumë lehtë edhe në fytyrën e tijë, kurse Gjenerali Lama mundohej ta zbusë gjendjen, dhe që ta qetësojë mllefin e Gjeneralit Hendrix për këto gabime që sa po ishin bërë edhe ishin të pa falshme. Për këtë gjenerali Amerikan po i bënte pyetje vetëvetes se si mundë të ndodhë diçka e tillë!

Gjenerali Hendrix kësajë here me vete na kishte sjellë edhe një telefon satelitor, për çka e mbajti fjalën e premtimit të dhënë para disa ditësh, për të na e mundësuar bisedën tonë me më të dashurit, familjarët tanë, të cilin menjëherë e mori Kapiteni Wiggis edhe së pari ma dha mua që t’i telefonoj familjes time në Amerikë. Telefonova Shahadijen e cila ishte bërë shumë merak, se ç’po ndodhte me ne pa kurrëfarë lidhjesh, sepse nga shumë lajme të këqia nga tereni që kishte parë në televizionin dhe mediat amerikane, që në përgjithësi ishin lajme jo të mira! Bisedën nuk e zgjata shumë sepse po pritnin edhe kolegët tjerë, dhe pas disa minutash ia dhashë shokëve të tjerë telefonin që edhe ata të dëgjohen me të dashurit e tyre. Pas takimit, që të dy Gjeneralët u larguan secili në drejtimin e vetë, Gjenerali Hendrix me helikopter dhe entarazhën e tij u largua për në kampin ushtarak të Rinasit, kurse Gjenerali Lama iku për në zyrën e tij.

Bombardimet vazhduan të dëgjohen deri vonë gjatë mbrëmjes, edhe pse ishte koha jo e volitshme, kishte shi dhe mjegull çka e pengonte shpeshherë aksionin e aviacionit të NATO-së dhe pas qetësimit të kohës puna jonë ishte në rritje edhe më intensive sepse na kërkoheshin gjithnjë e më tepër objektiva të reja nga shtabi jonë amerikan në Rinas afër Tiranës.

“Situata informative e orës 10:00 të datës 01-06-1999

(Lista  origjinale  e  UÇK-së  pa  koordinata  për arsye konfidenciale AE)

Nga të dhënat e zbulimit në rajonet e ndryshme në thellësi, forcat serbe kanë filluar lëvizjet e reja duke u përqëndruar përballë forcave tona për të kaluar në ofensivë të pjesshme. Këto forca përbëhen kryesisht nga repartet dhe nënrepartet e këmbësorisë, artilerisë e mortajave dhe atyre tankiste.

Duke u nisur nga mendimi i mësipërm, objektet e mundeshe ku NATO –së mundë të godasë me aviacion janë sipas të dhënave të më poshtme.

-Pozharin

-Glogjan

-Irzniq

-Shaptej, forca të cilat janë përqendruar dhe veprojnë aktualisht.

Informacionet e 24 orëve të fundit

Gjatë kësaj dite kishte mbi 300 fluturime të aviacionit të NATO’s. Aeroplanët luftarak të aleancës së NATO -së, kryesisht sulmuan edhe infrastrukturën brenda ish Jugosllavisë, dhe sidomos për rreth kufirit Kosovë-Shqipëri.

Zëdhënësi i NATO’s Jamies Shea përsëriti se: “NATO NUK KA LIDHJE DIREKTE ME UÇK-NË, POR KEMI BENEFICIONE INDIREKTE PREJ SAJË!

(Kjo ishte ajo lidhja jonë indirekte)” në akcionet tona. Sipas raporteve të medias jugosllave thuhet se kishte mbi 40 civil të vrarë gjatë vikendit. Të dielën herët, aviacioni i NATO’s bombardoi urën, ku  derisa popullata civile po kthehej nga pazari, ku mendohet se u vranë më së paku 9 prej tyre. Të hënën, raportohet se në jug të Serbisë aviacioni i NATO-së kishte qëlluar një spital dhe një shtëpi të pleqëve, për ku thuhet se u vranë mese 27 njerëz të popullatës civile.

Gjatë kësajë dite u bisedua edhe për numrin prej 50000 ushtarësh që do të marrin pjesë në forcat paqëruejtëse të KFOR-it.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Cohen tha se po të kishin qenë veçëse sulmet e aviacionit të SHBA-së do të kishte qenë një mënyre krejt ndryshe nga kjo e tanishmja, ne do të sulmonim në gjerësi më të madhe dhe më të shumëta sipas mendimit tim.

Nga pala serbe u paraqit Gjenerali i Armatës Jugosllave Vladimir Lazareviç, i cili tha se UÇK-ja po ndihmohet nga Armata e Shqipërisë, prej nga forcat e saja kanë hyrë në aradhat e UÇK-së. Dje Armata Jugosllave  shkatërroi  pikën  kufitare  në  Pogaj  ku kishte qëlluar edhe fshatrat shqiptare përtej kufirit, ku kishte edhe të vrarë prej nga u tërhoqën edhe forcat e UÇK-së në brendësi të Kukësit. Po, sepse aty ishin të koncentruar më se 100.000 refugjatë kosovarë.

Sipas agjencisë së refugjatëve UNHC thuhet se deri më tani kishin arritë në Shqipëri mbi 442.400 refugjatë, në Maqedoni mbi 249.300 refugjatë, në Mal të Zi mbi 67.000 refugjatë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë 21.700 refugjatë. Numri i përgjithshëm i refugjatëve Kosovar në këtë regjion kishte arritur mbi 781.000 refugjatë, kurse prej tyre ishin evakuar mbi 72.000.

Gjermania kishte marrë 13.250 refugjatë, Turqia kishte marrë 7.475 refugjatë, Norvegjia kishte marrë 5.951 refugjatë, Kanadaja kishte marrë 5.154 refugjatë kurse SHBA’ja kishte marrë 4.984 refugjatë.

Ministri i punëve të jashtëme të ish Jugosllavisë kërkoi që sulmet ajrore të NATO’s të ndërprehen para se të pranohet plani i paqes. Gjithashtu edhe ministri rus ia paraqiti Beogradit verzionin e planit të G8…

E mërkurë, 02 qershor 1999

Këtë ditë e filluam shumë më herët se zakonisht, donë të thotë aty rreth orës 2:30 pas mesnate, kur erdhi dhe më zgjoi nga gjumi Kapiteni Wiggis për përkthimin dhe verifikimin e emrave nga lista e objektivave të reja që ishin kërkuar nga Shtabi Qendror në Rinas për ta ditë ende më saktësisht se a mos kishte në afërsi të këtyre objektivave edhe pjesëtarë të UÇK-së si dhe ndonjë pjesë të popullatës civile Kosovare. Në orën 2:30 të mëngjesit i telefonova Gjeneralit  Kudusi  Lama  që  edhe  njëherë  të  bëhet vërtetimi se a mos kishte ndonjë pjesëtarë të UÇK-së si dhe të popullatës civile për rreth këtyre objektivave para se të bëhet sulmi bombardues i avacionit të NATO-së. Gjenerali Lama përsëri na e dha dritën e gjelbër, dhe se në çdo kohë këto pika munden që të sulmohen nga aviacioni i NATO-së dhe të kryenim punën e tyre. Pas bisedës me Gjeneralin Lama, Kapiteni Wiggis përsëri e mori në radio-lidhjet e tij Shtabin Amerikan në Rinas dhe i tha se tereni ishte i pastërt nga pjestarët e UÇK-së dhe nga popullata civile si dhe sulmi mundë të kryhet në çdo moment.

Në orën 9:00 të mëngjesit shkuam në zyrën e Gjeneralit Lama në takimin e rregullt që kishim si çdo herë, që të marrim dhe verifikojmë caqet më të reja të sulmit mbi forcat e armikut serb. Objektivat primare që verifikuam dhe morëm, ishin ato ku forcat serbe kishin rrethuar dhe po sulmonin popullatën civile dhe forcat e UÇK-së në thellësi të mbrendisë në rajonin e Cërnalevës. Caqe të reja kishim edhe për në Malishevë e deri në Llapushnik, ku forcat e armikut kërkohej dhe duhej sulmuar pa kurrëfarë mëshire.

Në orën 16:00 pas dite, na lajmëruan se veçëse kishin filluar bombardimet e aviacionit të NATO-së dhe siç kuptuam nëpërmjet Gjeneralit Lama nga lidhjet e tij me shtabin e UÇK-së, bombardimet e sotme ishin shumë më të suksesëshme, të cilat i paskan shkaktu humbje të mëdha armikut serb në ushtarë dhe mjete luftarake. Lajm që ne e pritëm me shumë entuziazëm dhe krenari i gjithë grupi ynë në Kukës!

Dikur më vonë, rreth orës 20:00 të mbrëmjes më mori në telefon Gjenerali Lama dhe më thotë se duhet lajmëruar Shtabin Amerikan në Rinas që për menjëherë  të  ndërpresin  të  gjitha  sulmet  ajrore  të NATO’s sepse na qenkan bombarduar gabimisht edhe popullata civile mbrenda Cërnalevës, ku na qenkan të përqendruar mëse 100,000 njerëz së bashku me forcat e UÇK-së. Gjenerali Lama ishte tepër i mërzitur dhe dëshpëruar nga këto gabime të aviacionit të NATO-së edhe pse kishim patur shumë suksese këtyre ditëve të fundit, mirëpo edhe na ishin bërë disa gabime ku u sulmuan pjesëtarët e UÇK-së si dhe sulmi i NATO-së për mbrenda kufirit të Shqipërisë, gabime që nuk na faleshin kurrë. Që të gjithë pajtohemi me Gjeneralin sepse kishte plotë të drejtë, sepse jeta e njeriut është e pa kthyeshme! Gjatë ditës së sotme patëm edhe disa sulme nga forcat serbe mbrenda kufirit të Shqipërisë, diku në afërsi të Tropojës. Për këtë sulm të forcave serbe Gjenerali Lama kishte dhënë urdhërin që Forcat Ushtarake të Shqipërisë t’i kundërpërgjigjen me zjarr topash, për shkak se trupat serbe ishin futë mbrenda një fshati kufitar edhe ia kishin dhënë zjarrin dy shtëpive të fshatarëve. Sot gjithashtu ishin zhvilluar luftime të rrepta në mes të UÇK-së dhe armikut serb edhe në Malin e Pashtrikut, ku ende po bëhej një luftë e rreptë për ta marrë këtë pikë shumë strategjike dhe shumë të rëndësishme, nga të cilat luftime dëgjohej krisma armësh edhe këtu te ne në afërsi të Kukësit. Përballë neve, në malet e Pashtrikut ku shihej pluhuri nga granatimet dhe ndëgjoheshin krisma e gjuajtjesh me mortaja dhe artileri.

Gjenerali Kudusi Lama sot më uroi për punën e mirë që po bëja, si dhe më tha; “Kjo punë e ytja ëshë një detyrë shumë e rëndësishme, këtë punë që po bënë ti është shumë më tepër se një pushkë në frontin e luftës, mundohu sa më tepër të korigjojsh edhe punën e të tjerëve”! Me grupin që po punoja me të vërtetë kisha respekt të vacantë të cilët edhe ma dinin rëndësinë, jo vetëm se isha përkthyes por në një mënyrë isha dhe bëja punën edhe të një këshilltari shumë të mirë, për çka shumë herë edhe mu fale- minderuan dhe më shkruajtën edhe letra rekoman- duese për në të ardhmen. I gjithë grupi për gjithëçka pikësëpari më drejtoheshin mua, sepse për shumë gjëra unë kisha shumë më tepër njohuri se sa ata. Me grupet e më parme që punova si me thënë, mora eksperiencë shumë dimensionale, edhe tani kur më- sova shumicën e terminologjisë ushtarake isha bërë gati si një ushtarë i rregullt dhe me përvojë të madhe, edhe detyrat ushtarake më sekrete që kishim ata tani po i shkëmbenin me mua!

Gjenerali Lama tani kishte një besim të madhë tek unë, edhe mu lutë që herave tjera kur të ketë takime me Gjeneralin Hendrix më kërkoi që unë të jemë përkthyes i tyre, sepse ai kishte dyshim, edhe më tha: “Përkthyesja e Gjeneralit Hendrix, Sebi (Sebi- hatja) ishte e lindur në Amerikë dhe nuk e njihka sa duhet gjuhën shqipe, dhe shumë herë po kam problem dhe nuk po mundem që ta kuptoj se çka po përkthen!” Unë iu përgjigja: “Këtë gjë unë nuk mundë ta bëjë, por nëse doni ju ashtu, i thuaj Kapitenit Wiggis edhe ai i thotë Gjeneralit Hendrix, sepse ne jemi shokë dhe nuk ma lejon karakteri im, pastaj neve na cakton tjetërkush se ku duhet të punojmë. Për momentin mua më kanë caktuar që të jemë përkthyes i Kapitenit Wiggis me juve, dhe për këtë ku të ketë nevojë kapiteni, unë do të jem aty.

 

Informacionet e 24 orëve të fundit

Sot u bënë 70 ditë që nga fillimi i bombardimeve të NATO-së. Gjatë kësajë kohe kemi pasë më tepër se 31,000 sulme ajrore, dhe nga informatat e dhanura të Shtabit Qendrorë të NATO-së në Bruksel, deri më sot i kishim shkatërruar armikut serb: 120 tanksa, 203 auto blinda edhe 314 armë artilerike, me gjithësej 30% të  mjeteve  luftarake  që  kishte  ushtria  jugosllave mbrenda Kosovës. Nga sulmet e NATO-së u shkatë- rruan apo dëmtuan mëse 100 aeroplanë të armikut, 40% e rezervave të karburantit ushtarak serb, 57% e rezervave  të  përbashkëta  ushtarako-civile,  29%  të rezervave të municionit dhe 45 urave. Komanda e tretë e Armatës amerikane tha se kishte të vrarë mëse 1800  ushtarë  që  nga  fillimi  i  kampanjës  ajrore  të NATO-së në arenën e “Operacionit të Forcave Aleate”.

Në afërsi të Prizrenit luftimet në mes të UÇK-së dhe forcave serbe ende po vazhdonin dhe ku UÇK-ja i kishte shkatërruar një pjesë të artilerisë dhe auto- blindave të armikut. Gjithashtu edhe sulmet e NATO- së kishin vazhduar edhe më tej edhe i kishin shkatërruar një numër të madhë të artilerisë dhe disa auto-blindave që ishin gjetur hapur në natyrë dhe i kishin vrarë një Gjeneral të rangut të lartë serb.

Sipas marrëveshjes, Britania e Madhe tani kishte vu në gjendje gadishmërie 12,000 ushtarë që për çfarëdo rasti t’i bashkangjiten atyre të NATO-së sa ishin 5300 në Maqedoni, si dhe Franca i kishte ofruar 7000 trupa dhe Italia që kishte tani në Shqipëri 8000 ushtarët e sajë do t’ia bashkangjesë atyre në Maqedoni sipas nevojës.

Gjatë ditës së sotme edhe Ahtisaari ishte nisë për në Beograd, që edhe njëherë t’ia paraqesë dhe t’ia bëjë me dije rolin e NATO-së,presidentit serb Millosheviqit.

Sot gjithashtu ishte refuzuar ankesa serbe për sulmin e kampanjës ajrore të NATO-së kundër tyre edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Po në të njëjtën ditë ishte raportuar se Presidenti Clinton do të takohet nesër për të biseduar për opsionin e trupave të këmbësorisë me Shefin e Përbashkët të Ushtrisë Amerikane.

Gjithashtu edhe Sekretaresha e SHBA’së Albright, gjatë takimit të sajë me Ministrin e Punëve të  Jashtme  të  Italisë  Dini  i  kishte  thënë  se  sipas marrëveshjes së NATO’s trupave jugosllave i jipet rreth një  javë kohë për  t’u  tërheqë  krejtësisht  nga Kosova, para se të arrihet paqja e ndërprerjes së zjarrit. Pas 70 ditëve të Operacionit të Forcave Aleate kishim mbi 31.000 fluturime sulmi të aviacionit të NATO-së, për çka raportohet se kishin shkatërruar: 120 tanke, 203 autoblinda, 314 mjete të artilerisë, që donë të thotë se ishin shkatërruar mbi 30% të mjeteve të Armatës së Jugosllavisë. Gjatë këtyre operacioneve u shkatërruan apo dëmtuar edhe 100 aeroplanë, 40% të  rezervave  të  karburantëve  të  ushtrisë,  57%  të rezervistëve civilo-ushtarak, 29% e depove të municionit dhe 45 urave.

Sot gjithashtu bëhet e ditur se ishte vrarë edhe një Gjeneral i forcave jugosllave, mirëpo nuk dihet se a u vra nga luftimet me UÇK-në apo nga bombardimet e NATO’s. Rreth Prizrenit në jug të Kosovës ende kishin vazhduar luftimet në mes të UÇK-së dhe forcave jugosllave.

Sipas zëdhënësit të NATO-së u tha se deri më tani kemi siguruar për forcat paqeruajtëse të KFOR’it nga; Britania 12.000 trupa të këmbësorisë që ishin të gatshëm t’iu bashkohen atyre  5.300 sa i kishin në Maqedoni, Franca iu kishte ofruar 7.000 trupa, kurse Italia i kishte ofruar 8.000 trupa të cilët veçse i kishte në Shqipëri.

Sipas UNHCR-së numri i refugjatëve kishte arritë në Shqipëri në 442.600, kishin arritë në Maqedoni 248.900, në Mal të Zi 68.400 edhe 21.700 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sekretarja e Shtetit Albright kishte mbledhje me Ministrin e Punëve të Jashtëm të Italise Dini, dhe tha se sipas pikave të marrëveshjes forcat jugosllave duhet të largohen nga Kosova, para se të hyjë në fuqi marrëveshja e paqes…

E enjte 03 qershor 1999

Sot e filluam një ditë të re, po shifet se edhe Parlamenti i Serbisë më në fund u bind se nuk kanë rrugëdalje tjetër përveçse DORËZIMIT, tani sa paskan votuar për pajtim në  të gjitha pikat e kërkesave të Aleancës së NATO-së. Tani neve na mbetet të presim edhe të shohim se për çfarë paqe po merren vesh! Edhe pse Presidenti serb Sllobodan Millosheviq i pranoi të gjitha pikat e NATO-së, nuk donë të thotë se bombardimet do të ndërprehen menjëherë, ato do të vazhdojnë për derisa të jenë në Kosovë trupat gjakatare paramilitaro ushtarako policore sllave të Serbisë!

Takimi me Gjeneralin Lama ishte i zakonshëm, i njejtë sikurëse ditëve të më herëshme. Edhe ai nuk ishte aspak optimist se do të ketë diçka me rëndësi me këtë paqe që kinse ishte arritur, pasi se dihet se edhe shumë herë Presidenti Serb Millosheviq i kishte premtu me të njejtat rrena!

Luftimet e rrepta ishin zhvillu edhe sot, edhe atë në disa fronte në mes të UÇK-së dhe forcave serbe, por luftimet më të mëdha ja tani po zhvilloheshin për kontrollin e pikave strategjike në malet e Pashtrikut, ku edhe ishin të përqendruara bombardimet e aviacionit të NATO-së, me qëllim që të shpërthejnë frontin e bunkerët serb. Sot përsëri nga Forcat e Aviacionit të NATO-së u bombarduan: Verbnica, Planeja si dhe Zhuri.

Nga Gjenerali Lama u kërkua që të sulmohet edhe fronti tjetër i serbëve, ai rreth Grykës së Cërnalevës ku ishte i rrethuar një numër i madh i popullatës civile shqiptare si dhe të forcave të UÇK- së. Për këtë zonë Gjenerali Lama tani na kërkoi që këto caqe të jenë primare për bombardimet e ardhshme të aviacionit të NATO’s, si dhe këto ishin edhe kërkesat primare nga Gjenerali i UÇK-së Agim Çeku.

Disa fjalë shtojcë për Gjeneralin Agim Çekun: e gjithë puna që po bënim në lidhje me lëvizjet dhe pikat strategjike të armikut serb na ishin dhanun nga njësia vëzhguese e UÇK-së, që nga fillimi edhe që të gjitha sulmet e deritanishme mbi forcat serbe ishin krejtësisht nën direktivat e tij, por kuptohet si dhe me ndërmjetësuesin tonë Gjeneralin Kudusi Lama, Komandant i Divizionit Ushtarak të Shqipërisë këtu në Kukës, i cili ishte edhe ndërmjetësuesi dhe ndihma kryesore e njësisë tonë!

Gjenerali Agim Çeku ishte një burrë në të dyzetat, i cili kishte shërbyer si pjesëtarë në komandën e Armatës së Jugosllavisë dhe që njihet shumë nga qarqet kroate të luftës si ideatori kryesorë në aksionin e betejës së njohur Kroate “Olluja”. Kjo betejë ishte ajo e cila  ishte vendimtare  për thyerjen e ushtrisë jugosllave në Kroaci, për çka më vonë Gjeneral Çeku edhe shpërblehet me gradat më të larta edhe nga vetë kryetari i Kroacisë Tuxhman, për heroizmin dhe taktikën ushtarake që tregoi në atë betejë, por kuptohet edhe nga betejat tjera të Kroacisë ku kishte qenë pjesëmarrës.

Gjeneral Çeku kishte eksperiencë dhe njohuri shumë të mira se si funksionon ushtria jugosllave. Çeku kishte marrë pjesë direket kundër forcave serbo- jugosllave edhe në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku ishte mjaftë i suksesshëm edhe në ato luftëra.

Me eksperiencën që kishte kundër të njëjtit armik serb, Gjeneral Agim Çekut edhe në Kosovë iu besua pozita e tij në krye të UÇK-së ku po tregohej mjaftë i suksesëshëm. Me Gjeneral Agim Çekun në luftën e Kosovës, tani kishte edhe një numër të madh të ushtarakëve me grada të ndryshme që kishin ardhë nga Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Sllovenia dhe vendet tjera Evropiane, të cilët iu kishin bashkëngjitë aradheve të UÇK-së. Po pra, për të luftuar krahë vëllezërve dhe motrave shqiptare kundër armikut fashist serb, ku edhe u treguan mjaftë të suksesshëm në çlirimin e Kosovës.

Informacionet e 24 orëve të fundit

Gjatë ditës së sotme kishim mbi 644 fluturime të aviacionit  të  NATO-së  duke  vazhduar  me  bombardimin e pistave të aeroporteve të ndryshme, pikat komunikuese si dhe mbi forcat serbe për rreth kufirit Shqipëri-Kosovë. Sot nuk kishte bombardime në Beograd, mirëpo kishte një bombardim të gabueshëm në mbrendi të territorit të Shqipërisë, dhe për fat pa viktima. Në Beograd në mëngjesin e sotëm përsëri kishin vazhduar bisedimet në mes të Presidentit Sllobodan Millosheviqit me Ahtisaarin dhe envojit rus Chernomyrdin, i cili i kishte paraqitë planin e shteteve të G 8. Po, pasi se Millosheviqi kishte pranuar planin e tyre. Tani Ahtisaari ishte nisë për në Samitin në Cologne të Gjermanisë, për t’a çfaqë marrëveshjen e arritur. Plani ishte gjithëashtu që me fillimin e tërheqjes së trupave serbe të bëhet edhe ndërpreja e sulmeve të NATO-së. Në Maqedoni Kryeministri i tyre Georgievski ishte pajtuar që në shtetin e tij të mundë të hyjnë 30,000 trupat e NATO-së për parapërgatitje para se të hyjnë në Kosovë.

Në Washington ishin takuar edhe Presidenti Clinton me Sekretarin e Mbrojtjes Cohen (Kohen) si dhe Shefin e Përgjithshëm për planin e zbarkimit të KFOR-it në Kosovë dhe me marrëveshje që të gjitha forcat paqëruajtëse me qenë nën kontrollin e NATO- së.

Sipas UNHC- së thuhet se gjerë më sot numri i refugjatëve në shtetet fqinje kishte arritur në gjithësejt 782.100, duke përfshirë Shqipërinë me 443.100 refugjatë, Maqedonia me 248.400 refugjatë, në Mal të Zi me 68.900 refugjatë dhe Bosna dhe Hercegovina me 21.700 refugjatë.

Presidenti Clinton tha dje, se ishte i gatshëm që të dërgojë në Kosovë 7.000 ushtarë si forca paqeruajtëse, që donë të thotë 15% nga totali i forcave paqeruajtëse në teren. Gjithashtu Presidenti Clinton së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Cohen dhe Shefin e Shtabit do të takoheshin për të biseduar për të ardhmen e kampanjës ajrore si dhe përgatitjet për zbarkimin e KFOR-it në Kosovë.

Sipas Ministrit të Jashtëm të Britanisë Robin Cook, sipas planit të forcave të NATO-së ato duhet të vendosen në çdo cep të Kosovës dhe duhet që pa tjetër që të gjithë forcat paqeruajtëse duhet të udhëhiqen vetëm se nga komanda e NATO-së…

E premte 04 qershor 1999

Ende pa u zgjuar aty para orës 7:00 të mëngjesit, më erdhi njëri nga personeli i Policisë Ushtarake të Shqipërisë që të më ftojë për një thirrje telefonike që kisha nga Gjenerali Lama. Menjëherë u zgjova dhe shkova në anën tjetër të objektit, në zyrën e Policisë Ushtarake që ta ndëgjojë Gjeneralin në telefon se pse më kërkon. Posa hyra në zyrën e tyre menjëherë personeli na e bëri lidhjen telefonike me Gjeneralin me të cilin filluam të bisedojmë, dhe që në fillim në bazë të bisedës shifej se gjenerali ishte diçka shumë i mërzitur. Në bisedë e sipër më tregoi se ishte shumë i pikëlluar se pse caqet e sulmit që na i kishte dhënë neve para 3 ditëve ende nuk ishte ndërmarrë kurrë- farë akcioni nga bombarduesit e NATO-së. Dhe sipas fjalëve të tij tani shumëçka ishte në rrezik, si dhe jeta e popullatës dhe shumë pjesëtarëve të UÇK-së. Gjatë bisedës caktuam një orar të rregullt që çdo ditë të takohemi së bashku në orën 9:00 të mëngjesit si edhe pas dite në orën 17:00, që të bisedojmë edhe më gjërësisht për pikat e reja të sulmeve sepse do të kishim më tepër kohë. Nga ky orar, nuk donë të thotë se nuk mundë të kemi kontakte edhe më të shpeshta poqëse nevoitej. Ne ishim të gatshëm që çdo herë të ishim në kontakt me Gjeneralin Lama, si dhe për çfarëdo lëvizje që të hetohej nga ana e palës së armikut serb, apo edhe asajë të UÇK-së, të na bëhej e ditur që në një mënyrë të kemi një pasqyrë të qartë të çfarëdo aksioni që të ndërmerrnim,  se  ku dhe  kurë duhej sulmuar dhe se çka duhej sulmuar. Gjatë bisedës që bëmë,iu luta Gjeneralit që poqëse ka mundësi të vijmë edhe të takohemi tani pas disa orësh që t’i sqarojmë të gjitha gjërat së bashku.Me propozimin tim u pajtua edhe Gjenerali Lama edhe atë pa kurrëfarë hezitimi. Përsëri më tha do të takohemi por nuk e dijë se si t’ia bëjmë dhe ç’të bëjmë sepse kemi një numër të madh të popullatës në rrezik, por gjithashtu edhe forcat e UÇK-së, e bile edhe vetë Shtabin e UÇK-së e kemi në rrezik për shkak të sulmeve të rrepta që ka ndërmarrë armiku serb. Pas përfundimit të bisedës u ktheva te njësia ime dhe pas një kohe unë dhe Kapiteni Wiggis u nisëm dhe shkuam në zyrën e Gjeneralit Lama. Mirëpo para shkuarjes i sqarova kapitenit edhe për pikëllimin e tij, edhe e pyeta direkt atë se pse po na ndodhin këso farë gabimesh apo injorimesh pasi t’i japim objektivat e verifikuara, si mundet të lihen anash dhe mos të ekzekutohen? Përgjigjeja e Kapitenit Wiggis ishte se nga Shtabi Ushtarak  Amerikan në Rinas i kishin lajmëruar kapitenit se gjendja në teren nuk është e saktë ashtu siç po na e paraqet Gjenerali Lama, dhe sipas burimeve dhe informatave tjera Amerikane, si ato të CIA’s që kishin njerëzit e tyre në teren, ata po i jepnin informata pak më ndryshe Gjeneralit Hendrix. Mirëpo kapiteni Wiggis më porositi që mos t’i themi asgjë Gjeneralit Lama në lidhje me këtë që sapo të tregova, sepse të gjitha gjërat nuk bënë të dihen, dhe mos ta rëndojmë njëri tjetrin duke e akuzuar për të pa vërtetat.

Sipas fjalëve të Komandantit Wiggis, mendon se dikush nuk po e tregon të vërtetën sa duhet, dhe objektivat që ia kanë dhënë Gjeneralit Lama ato nuk janë të plota tërësisht!

Pasi arritëm në zyrën e Gjeneralit, si zakonisht u përshëndetëm sikur të mos kishte ndodhur asgjë edhe u ulëm rreth tavolinës së tijë përballë. Që në fillim të bisedës Kapiteni Wiggis më tha t’i sqarojmë Gjeneralit Lama për misionin tonë, dhe çdo gjë siç na kishe thënë ashtu edhe i bëmë prioritetet tona të bombardimeve, mirëpo nga ana e NATO-së pasqyra reale ishte diçka më ndryshe. Prioriteti sipas NATO-së ishin caqet e sulmit mbi forcat serbe në Koshare, për ku edhe në rast të ndërhyrjes sonë të këmbësorisë të kemi shtegun sa më të lirë dhe të hapur, dhe m’u për atë na duhet pastruar koridorin nga Shqipëria nëpërmes të Koshares për me pasë dalje deri në Zhur. Për këtë sulm të Kosharës ishte dhënë urdhëri që të sulmohet masovikisht duke përdorë edhe bombarduesit më të mëdhenjë B-52, të cilët veçëse kishin sulmuar tani disa herë Verbnicën, Planejën dhe Zhurin, për çka besohet se aty pala e armikut serb kishte pasë humbje të mëdha në ushtarë dhe teknikë ushtarake. Sulmi tjetër që ishte si pikë prioritare ishte edhe ajo në koridorin e Junikut dhe Rrasës së Zogut. Biseda e më tejme përsëri u përqëndrua nga Gjenerali për pozitën e rëndë të popullatës civile dhe të pjesëtarëve të UÇK-së në malet e Cërnalevës. Sipas fjalëve të Gjeneralit Lama gjendja e UÇK-së në këtë rajon ishte tepër e rëndë, dhe nëse nuk bëhet asgjë me intervenime nga bombardimet e aviacionit të NATO’s ushtria e UÇK- së do të ketë humbje katastrofale! Gjenerali më tha: “Nuk e dijë se çka t’ju them, por sidoqoftë për mua, do të jetë tepër e vështirë që të ballafaqohem dhe të bashkëpunojmë me Shtabin e UÇK-së.Gjatë bisedës, disa herë  Gjeneralit iu mbushën sytë me lotë, për shkak të pa mundësisë per t’a ndihmuar gjendjen e Cërnalevës, për çka edhe unë u emocionova tej mase. Edhe mua më pikuan lotët nga dhimbja për ata të rinjë që po sakrifikonin edhe jetën e tyre e që nuk kursenin asgjë për lirinë e Kosovës, sepse lotët e Gjeneralit Lama po më tregonin diçka shumë kritike. Nga biseda jonë siç po shifej Gjenerali e kuptoi shumë mirë edhe pozitën tonë që nuk po mundnim për të ndihmuar më tepër, edhe pse ne e kishim bërë punën tonë duke ua dhënë prioritet ashtu siç na i kishte dorëzuar Gjeneralit Lama. Por, në realitet tani edhe dikush tjetër na qenka në arenën e luftimeve që po verifikojka për sulmet finale të aviacionit të NATO-së pa marrë parasysh se cilat caqe ishin prioritare sipas neve dhe Gjeneralit Lama! Gjatë takimit Gjenerali Lama na njoftoi se më vonë do të shkonte për në Bajram Curr dhe Tropojë për të parë prej së afërmi gjendjen e UÇK- së si edhe në atë të zonës së rajonit kufitarë.

Pas këtijë takimi u nisëm për në zyrën tonë, dhe që të gjithë u ndamë mjaftë të mërzitur për mos ekzekutimin e caqeve tona me më prioritet që të shpëtonim jetërat e shumë njerëzve mbrenda Kosovës. Në të mbërrirë në zyrën tonë, Kapiteni Wiggis për menjëherë filloi që t’i shkruaj një shkresë e-mail në kompjuter Gjeneralit John Hendrix. Pas përfundimit të shkresës më ftoi edhe mua që ta lexoj edhe unë edhe që t’ia japë edhe mendimin tim në lidhje me shkresën e tijë para se t’ia dërgojë. Pas dërgimit të e-mailit disa orë më vonë na lajmëruan nga Shtabi Amerikan në Rinas se Gjenerali Hendrix do të vijë në vizitë te ne në orën 15:00, dhe kishte kërkuar nga ne që të ftojmë edhe Gjeneralin Kudusi Lama për një takim urgjent. Kjo ishte një ditë mjaftë dinamike për ne, me shumë ngjarje dhe për një kohë të shkurtër. Pas pranimit të këtijë njoftimi i telefonova Gjeneral Lamës dhe e njoftova se Gjenerali Hendrix don që të vijë special për t’u takuar me ty këtu në Kukës. Por, edhe na pyeti se a donë të takohesh këtu në zyrën tonë apo po deshte ai mundë që të vijë tek ju edhe në Bajram Curr? Gjeneral Lama më tha se me plotë dëshirë do ta pres këtu tek ne në Kukës, dhe me kusht që ta lajmëroj atë disa minuta para se me ardhë Gjenerali Hendrix në lokalin tonë…

Sot për gatim ishte rendi im për përgaditjen e darkës, sepse tani veçëse kishim filluar edhe njëfarë rendi shtëpiak. Shkuam në pazarin e Kukësit për të blerë sendet që më duheshin për gatim si: perime, bukë dhe ca bylmete tjera. Nuk u vonuam shumë, me të marrë sendet u kthyem menjëherë për në banesë. Me të kthyer unë menjëherë ia fillova përgatitjes së gatimit, sepse nuk kishim aq shumë kohë të lirë para se të na vinin mysafirët, gjeneralët Lama dhe Hendrix. Pas gatimit, aty rreth orës 14:00 filluam drekimin, ushqimi që përgatita si duket na pëlqeu që të gjithëve. Në orën 14:20 pas dite na lajmëruan nga Shtabi Ushtarak i Rinasit se Gjenerali Hendrix, veçse ishte nisur dhe ishte në fluturim me helikopter për te ne! Nuk vonoi as pesë minuta kur u ndëgjua zhurma e rotorëve të helikopterit i cili veçse na u ishte afruar për aterrim në oborrin tonë para banesës dhe zyrës që kishim aty. Me të shpejtë ikëm në dhomën e gjumit, aty ku kishim gardërobën ushtarake sepse ishim me veshje të lirë, dhe u veshëm në shpejtësi me uniformat ushtarake sepse ashtu e donte rregulli ushtarak, sepse po na vinin Gjeneralët. Derisa zbriti nga helikopteri Gjenerali Hendrix, në anën tjetër të rrugës e pashë se edhe Gjenerali Lama veçëse kishte arritur. Me të arritur ata të dy menjëherë që të dy hynë në zyrën tonë edhe ia filluan bisedimet të cilat zgjatën më se një orë, ku edhe u caktua që menjëherë t’i jipet lista e objektivave primare Shtabit në Rinas. Këtë detyrë e kreu vetë Gjenerali Hendrix, në të njëjtën kohë edhe duke i telefonuar me telefonin e tyre satelitorë Bazës së Aviacionit të NATO-së me urdhër që menjëherë këto objektiva të hyjnë në listë dhe të bombardohen, e cila telefonatë tani që të gjithë atmosferën na e ndryshoi, që të gjithë u ndiem pakës më të relaksuar, e në veçanti Gjenerali Kududsi Lama, unë dhe Kapiteni Wiggis, sepse shpresat tona na ishin shterrur më herët.Po, që atëherë kur kishte filluar sadopak mosbesimi për caqet që ia kishim dhënë Gjeneralit. Tani disi u rigjineruam edhe na u shtua oreksi për t’u angazhuar edhe më tepër në kryerjen e detyrave tona që na ishin besuar! Pasi e kryem bisedën me Gjeneralin Hendrix, ai me truprojën e tijë si xhen- tilmen na përshëndetën edhe u larguan në drejtim të helikopterit i cili kishte dhezë motorët edhe ishte i gatshëm për fluturim, të cilët u ngritën lartë dhe u zhdukën andej prej nga erdhën.

U kthyem që të përshëndetemi edhe me Gjeneralin Lama, me të cilin u përqafuam fort për takimin e suksesshëm që patëm sot, për çka edhe na u faleminderit përzemërsisht për ankesën që i bëmë unë me Kapitenin Wiggis Gjeneralit Amerikan Joe Hendrix për mosmarrëveshjen që na kishte lindë. Ashtu, më i gëzuar se kurrë më parë Gjenerali Lama u nis për menjëherë drejtë rrugëtimit të tij për në Bajram Curr,  për  të  vazhduar  vizitën  e  tij të planifikuar. Tani përsëri na u kthyen shpresat të cilat na ishin shterur për një kohë. Gjatë ndarjes gjenerali Lama na tha; “ Edhe pse nuk do të jem në zyrën time në Kukës për disa ditë në vijim, prapë se prapë do të jemi në kontakt të përhershëm me ju për çfarëdo qoftë”.

Gjatë mbrëmjes përsëri dëgjuam krismat e bombardimeve të aviacionit të NATO-së, por edhe kësaj here nuk ishin aspak më të paketa se herave tjera për shkak të pranimit për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes nga vetë Presidenti Serb Millosheviqi. Por, tani ishte bërë një ndryshim edhe ishte vendosë që mos të përdoren bombarduesit e mëdhenj si B-1 dhe B-52, dhe mos të qëllohej brenda vendbanimeve sipas udhëzimeve të NATO-së. Sa për vendbanimet tani ia bënim lehtë gjatë raportimit, i raportohej se i tërë vendbanimi ishte i djegur dhe shkatërruar nga sulmet e forcave serbe, e që në fakt edhe shumë herë ashtu edhe kishte ndodhë. Po, sepse forcat kriminale zakonisht vendbanimet shqiptare në fillim i vritnin apo dëbonin njerëzit, pastaj vidhej dhe plaçkitej dhe më në fund ia futnin flakën dhe djegnin në mënyrën më barbare gjithëçka që kishte mbetur aty!

Në orën 24:00 të mesnatës, përsëri morëm listën me objektivat e reja të cilat na i solli kurriri personal i Gjeneralit Lama. Me të marrë listën me objektivat e reja menjëherë iu përvesha punës së rregulltë me përkthimin dhe verifikimin e koordinatave të objektivave si dhe kapiteni Wiggis me kolegët tjerë ia transmetoi Shtabit të Armatës Amerikane në Rinas.

Informacionet e 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve aviacioni i NATO-së ndërmori më shumë se 610 sulme mbi forcat serbe, e që deri më sot kishte arritë mbi 31,000 sosh, duke i shkaktuar armikut mëse 10,000 ushtar të vrarë dhe të plagosur. Sekretari i Mbrojtjes se Ushtrisë Amerikane Cohen kishte lajmëruar që sulmet të pakësohen për t’i dhënë kohë nënshkrimit të marrëveshjes me presidentin e Serbisë Sllobodan Millosheviqin, për derisa NATO-ja të verifikojë tërheqjen e plotë të forcave jugosllave nga Kosova, për çka edhe tani veçse sa kishin filluar edhe bisedimet e paqes.

Edhe udhëheqësi i UÇK-së Hashim Thaçi kishte thënë se do ta pranojë paqen ushtarako politike nga marrëveshja, dhe se pjesëtarët e UÇK-së nuk do të sulmojnë askënd gjatë tërheqjes së trupave të armikut serb.

Presidenti rus Yeltsin i kishte telefonuar Kancelarit Gjerman dhe i kishte kërkuar që NATO -së të ndërpresë sulmet e bombardimeve sepse Beogradi kishte pranuar kushtet e paqes.

Premieri Kinez Zhu Rongji i kishte thënë në telefon Kancelarit Schroeder që sulmet ajrore duhet të marrin fund para se të sillet marrëveshja para OKB-së. Kanacelari Schroeder kishte shfaqë optimizëm se asnjëra : as Moskva e as Pekini nuk do ta bllokojnë rezolutën që do të sillej para OKB-së të nënshkruar nga pala e Beogradit e cila e kishte pranuar atë marrëveshje.

NATO-ja tanimë kishte16.000 trupa në Maqedoni edhe 8.000 në Shqipëri të cilët ishin të gatshëm në çdo moment për t’u futur në Kosovë.

Britania gjithashtu kishte lajmëruar se veçse 4.000 trupat e tyre ishin të gatshëm që brenda 24 orëve të nisen për në trupën paqeruajtëse. U raportua se forcat e NATO-së mundë që të lëvizin për në Kosovë brenda 7 ditëve të ardhshme.

Sipas UNHCR numri i refugjatëve në teren kishte  arritur  në  782.100,  duke  pasur  në  Shqipëri  443.300 refugjatë, në Maqedoni 247.800 refugjatë, në Mal të Zi 69.300 refugjatë dhe në Bosne dhe Hercegovinë 21.700 refugjatë.

SHBA sipas të gjitha gjasave nga Marsi i 1998 e deri    më    tani    kishin    ndihmuar    Kosovën    me $210,689,321.

E shtunë, 05 qershor 1999

Ditën e sotme e filluam me më pakë aktivitete, për shkak se Gjenerali Kudusi Lama nuk ishte në zyrën e tij. Ai kishte shkuar në rrethin e Bajram Currit për të vizituar prej se afërmi luftëtarët e UÇK’s si dhe pjesëtarët e Ushtrisë së Shqipërisë që ishin në zonën kufitare diku për rreth kufirit Shqipëri-Kosovë.

Gjatë ditës së sotme mora një telefonatë nga Shtabi Ushtarak i Shqipërisë në Kukës, në telefonatë ishte Selim Spahiu, Shefi i Shtabit të Kukësit i cili na ftoi që të takohemi me të dikur më vonë. Pakë më vonë shkuam unë dhe kapiteni në kazermën ushta- rake të Kukësit, aty ku takuam Shyqyri Shabanin i cili ishte Shef i Zbulumit. Takimi ishte thirrur më së shumti për incidentin të cilin e kishte shkaktuar ushtria serbe, duke sulmuar me topa vendbanimet kufitare për mbrenda Shqipërisë, prej të cilave sulme kishte gjetë vdekjen edhe një vajzë 17 vjeçare si dhe ishin plagosur 3 fshatarë të tjerë. Pasi se na spjeguan për ngjarjen, gjithëashtu na treguan edhe për kahjen se prej nga po vinin predhat e artilerisë serbe në bazë të cilave i kishin nxjerrë edhe koordinatat e sulmit, dhe vendosëm që edhe ky të jetë objektivi më primarë. Me të kthyer në zyrën tonë edhe këtë listë objektivash e verifikuam, dhe menjëherë ia transmetuam Shtabit të Rinasit për aksionin e ardhshëm të aviacionit të NATO-së. Në këtë sulm kishim në rend të parë që të vihen përsëri objektivat e caqeve të mëparshme, nga Verbnica e deri në Zhur.

Gjatë ditës së sotme në mënyre intensive po zhvillohej edhe takimi i marrëveshjes në Aeroportin e Haxhi Tepes në Kumanovë, në mes të Gjeneralëve të NATO-së dhe atyre të forcave jugosllave. Në këtë takim në “Marrëveshjen e Kumanovës” pala serbe kishte arrit 3 orë me vonesë, në vendin ku duhej të nënshkruhet “KAPITULIMI” (Dorëzimi) i luftës së tyre në Kosovë, si dhe planet dhe mënyra e tërheqjes së të gjitha trupave të armikut nga territori i Kosovës, si dhe zëvendësimi i tyre me trupat paqeruajtëse të NATO-së dhe disa vendeve të tjera mike.

Me një fjalë ishte nënshkrimi i KAPITULIMIT dhe dështimit serb në Ballkan!

Përsëri edhe sot vazhduan bombardimet e aviacionit të NATO-së mbi pozicionet serbe, por me intenzitet shumë më të ulët se ditëve të më parme.

Gjatë ditës së sotme kemi edhe ndërrimin e parë që nga fillimi të pjesëtarëve tanë në Njësinë e Forcave Speciale Amerikane. U largua Timi, një ushtarak mjaftë profesional dhe i përsosur dhe u zëvendësua me një ushtarak me ngjyrë i quajtur Kevin. Ndërrimi i pjesëtarëve ushtarak sipas marrëveshjes ishte që zakonisht bëhej çdo 6 muaj, mirëpo tani meqenëse jemi në gjendje lufte edhe ndërrimet nuk ishin aq të zakonshme, sepse varej nga situata aktuale në teren. Gjatë ditës së sotme meqenëse kishim mjaftë kohë të lirë, gjithashtu përcollëm edhe ndeshjen futbollistike në mes të Kombëtares së Shqipërisë me atë të Norvegjisë, ndeshje e cila na nervozoi pakë sepse Shqipëria e humbi lojën me rezultat 1:2!

Pas lojës së futbollit na erdhi edhe posta me rrobet tona të lara që i kishim dërguar për pastrim për më tepër se një javë, dhe disa sende që na duheshin të cilat na i sollën disa ushtarak nga Shtabi Amerikan në Rinas.

Sot u gëzova pa masë sepse më arriti edhe një letër prej familjes sime nga SHBA, ku aty brenda letrës kisha edhe një kartë festive e punuar nga bukuroshet e babit Liridona dhe Mimoza. Po edhe Shahadija më kishte dërguar një kartë me rastin e ditëlindjes time që kisha para 10 ditësh! Karta që më së tepërmi më gëzoi ishte një vizatim i bukur me dorë të lirë i bërë për ditëlindjen time nga vajzat e mia, për të cilat isha përmallu bukur shumë!***

Informacionet e 24 orëve të fundit

Nga diplomacia botërore, sot gjithëashtu pati edhe shumë takime të tjera në mes të burrështetasve rus dhe atyre amerikan. Sot u takuan edhe Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan Talbott me anvojin e BE Ahtisaarin në Helsinki, ku u vërtetu se Rusia në ditën e djeshme nuk ishte pajtuar që të dërgojë trupa paqëruejtëse në Kosovë. Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Cohen, tha se pamarrë parasysh për pjesëmarrjen e trupave ruse ne do të vazhdojmë me detyrën tonë përpara, me zbarkimin e trupave tanë paqëruajtëse të KFOR-it për në Kosovë. Marrëveshja nuk kishte kurrëfarë bisede për dorëzimin e Presidentit Serb Sllobodan Millosheviqit për akuzat e krimeve në Kosovë në Tribunalin Ndërkombëtarë të Krimeve për ish Jugosllavinë në Hagë, si dhe iu sqarua Serbisë se SHBA nuk e suporton ndihmën në rikonstruimin nga bombardimet e NATO-së në Serbi. Më vonë gjatë ditës së sotme, Rusia filloi të japë shenjë se donte të bëhej pjesë e trupave paqëruajtëse e NATO-së dhe gjithëashtu u bisedua edhe për ndërprerjen e bombardimeve të NATO’s për 2-3 ditë pasi se të fillojë tërheqja e trupave serbe.

Presidenti i Francës Chirac tha se Bashkësia Evropjane do të luaj rolin kryesorë deri në formimin e autoriteteve kosovare të tranzicionit, për derisa të formojnë institucionet e qeverisjes. Gjatë kësajë kohe edhe Kancelari Gjerman  Schroeder, ishte mjaftë optimist se Kina dhe Rusia nuk do të bllokonin Rezolutën në Kombet e Bashkuara për Kosovën. Sipas fjalëve të Ministrit të Jashtëm Gjerman Fischer, Rezoluta e Kombeve të Bashkuara për Kosovën është e kompletuar për pajtim paqësor nga Ministrat e punëve të jashtme të G 8.

Aviacioni i NATO-së gjatë ditës së sotme kreu 72 operacione kundër forcave serbe.

Në Kosovë qëlluan: 21 topa artilerike, 30 mortaja, 4 tanke, 10 autoblinda, 8 artileri anti ajrore si dhe automjetet e tjera ushtarake. Gjithëashtu u sulmuan edhe: depot e municionit në Novi Pazar, Boljevac dhe Kurshumli si dhe depoja e karburantit në Somobor, treni me cisternë karburanti në Leskovc, shtabi i MUP’it në Kula Milicia, aeroporti në Ponikve, rajoni i ushtrimeve në Çuprija, rilei i radios në Rudnik, radio stacionet në Serbobran, Pirot dhe Kapaonik.

E diel, 06 qershor 1999

Tani për ne në Kukës gjithçka po fillonte shumë me tampon të ngadaltë, e bile për ne menjëherë edhe filloi gjithçka të bëhet disi monotone, për shkak se ishim mësuar në një takt shumë më të shpejtë dhe me dinamikë me shumë lëvizje.

Sot po mbanë një ditë e nxehtë dhe e bukur. Nuk kishte asgjë interesante deri në këtë moment. Bisedimet e Kumanovës qe po zhvilloheshin në mes të krerëve ushtarak të NATO’s dhe Gjeneralëve kriminel serb, siç po shihej nuk kishin ritëm të duhur. Aty kishin një letër marrëveshjeje prej 6 faqesh, ku i urdhërohej që pala serbe ta nënshkruaj!

Marrëveshje për të cilën lirisht mundë të them se ishte nënshkrimi i kapitullimit të tyre, si dhe nënshkrim i garantuar që brenda një kohe të caktuar që të gjithë forcat serbe duheshin që të largoheshin njëherë e përgjithmonë nga territori i Kosovës.

Koha e largimit të tyre nga Kosova ishte caktuar në një afat prej një jave, si dhe:

–              Të qëndrojnë larg kufirit kosovar në distancë mese 25 km.

-Tërheqja e trupave serbe të bëhet vetëm se rrugëve që iu ishin caktuar nga NATO-ja.

Në orën 10:30 para dite, më telefonoi Gjenerali Kudusi Lama i cili ende po ndodhej në Bajram Curr. Nga biseda dukej se ishte mjaftë i mllefosur për sulmin serb përbrenda kufirit të Shqipërisë si dhe sulmin serb mbi Forcat e UÇK-së.

Gjenerali Lama më herët, para 3 ditësh kishte kërkuar që të bombardoheshin pozicionet serbe në koordinatat që na i kishte dhënë caqet për në Shaptej, Isniq, Pozhar dhe Lum Bardh, për arsye se këto koordinata nuk ishin prekë aspak nga bombardimet e avacionit të NATO’s. Nga mllefi mu shpreh:“ Se poqëse nuk vepron Aviacioni i NATO-së në këto pozicione që ua kam dhënë unë, nuk dua të kem kurrëfarë pune me to. Dua të them se unë nuk do të merrem më me dhënien e objektivave të mëtejme!” Fjalët e Gjeneralit Lama ia thash Kapitenit Walter Wiggis, bile duke ia dramatizuar edhe më tepër, i cili për një kohë të shkurtër mbeti disi i habitur, dhe menjëherë i mori në lidhje Shtabin Amerikan në Rinas, dhe kërkoi që të lidhet me zyrën e Gjeneralit Hendrix të cilit ia çfaqi pakënaqësinë e kolegut të tijë Gjeneralit shqiptar Kudusi Lama. Nga kjo ankesë menjëherë nga zyra e Gjeneralit Hendrix ishte dhënë urdhëri që të gjitha ato pozicione serbe që ishin kërkuar nga Gjenerali Lama të sulmohen menjëherë nga bom- barduesit e NATO-së. Këto ishin caqe objektivash për të cilat po insistonte me të madhe Gjenerali Lama. Tani ky sulm ishte i kërkuar edhe nga Gjenerali Amerikan, ku Aviacioni i NATO-së mbrenda një kohe të shkurtër kishte arritë që t’i bombardojë dhe për fat të mirë derisa po kryhej ekzekutimi i këtyre objektivave, atje afër kishte qëllu edhe vetë Gjenerali Lama që e kishte vështruar edhe vetë ai nga një pikë shumë të afërt. E për këtë, tani ishte tepër i kënaqur me akcionin, dhe menjëherë na tregoi se ky sulm i aviacionit të NATO-së kishte shkatërruar totalisht dy batalionet e forcave të armikut serb!

Për hezitimin e nënshkrimit të marrëveshjes së NATO-së nga forcat serbe, tani sa na erdhi lajmi se bombardimet duhet të vazhdojnë edhe më tejë, por edhe në një intenzitet edhe shumë më të madh se gjerë më tani, për t’ia bërë me dije Serbisë se ata nuk kanë kurrëfarë rrugëdalje përpos nënshkrimit të kapitu- llimit të tyre definitiv!

Pas mosnënshkrimit të marrëveshjes së Kuma- novës, u vendos që tani përsëri bombardimet të vazhdojnë edhe me bombarduesit më të mëdhenjë që kishin në dispozicion aleanca e NATO-së, siç ishin bombarduesit B-1 dhe B-52, të cilët për një kohë u vendos që t’i largojnë nga arena e luftimeve sepse pala serbe ishte dakorduar se po nënshkruante marrëveshjen. E tani, Millosheviqi po lozte taktikën e tij të rrenave që e dinë më së miri duke i ikë nënshkrimit të marrëveshjes siç kishte vepruar qysh nga prishja e Jugosllavisë!

Tani pa kurrfarë vonese aeroplanët luftarak bombarduesit e aviacionit të NATO-së filluan të na ç faqen edhe mbi qiellin e hapur të Kukësit, prej nga po orkestrohej sulmi mbi forcat paramilitaro ushtarake policore serbe në brendësi të Kosovës.

Rreth orës 16:00 mbi qiellin e Kukësit pamë se u paraqitën 4 bombardues B-52 të cilët kaluan kufirin dhe u futën brenda Kosovës, dhe si duket kishin zbrazë bombat e tyre në një largësi jo aq të madhe prej nesh, diku në mes të Koshares dhe Prizrenit prej nga ende po dëgjoheshin gjuajte nga artileria serbe mbi pozicionet e UÇK’së, edhe në brendësi të Shqipërisë.

E gjithë njësia jonë që ishim në Kukës u kënaqëm kur pamë bombarduesit B-52 duke fluturuar në drejtim të pozicioneve serbe, pasi se e dinim shumë mirë konsekuencën e këtyre bombardueseve. Një bombardues i tillë zakonisht kishte 50 predha, dhe secila predhë kishte peshë mbi 225 kg. eksploziv, të cilët patëm rastin që t’i shofim edhe në sulmet e më hareshme rreth po të njëjtës hapësirë.

Pas bombardimit të B-52, thuajse për menjëherë pushuan të gjitha krismat e artilerisë serbe nga kjo hapësirë, e që po ndëgjoheshin më herët! Tani me kthyerën e sulmeve të NATO-së në nivelin e mëparmë ishte diçka pozitive edhe për neve, sepse të gjitha akcionet do të zhvillohen mbrenda hapësirës së Kosovës, dhe në të cilat njësiti ynë në bashkëpunim me njësinë vëzhguese të UÇK-së dhe Gjeneralit Kudusi Lama i kishim në kontrollë të plotë! Nga këto bombardime të rrepta mendoj se sot do të kishte një bilanc rekord të viktimave të gjakatarëve serb, si dhe shkatërrim total të arsenalit të tyre.

Nga këto akcione gjithëashtu mendoj se edhe forcave të UÇK-së do t’i lehtësohet puna e tyre, dhe do ta e kenë shumë më lehtë rikthimin e tokave të pushtuara nga armiku, armiku shekullorë serb.

Bombardimet e ditës së sotme të avacionit të NATO-së vazhduan deri në orët e vona të natës, e nga të cilët kohë pas kohe ndëgjoheshin detonime shumë të fuqishme.

Gjatë ditës së sotme gjithëashtu dolëm në teren, shkuam deri në afërsi të kufirit të Kosovës, në afërsi të Morinës, ku ishim afër pikës kufitare. Ishim në një pikë prej nga mundë të shifeshin forcat e armikut. Shkuam për të përcjellur prej së afërmi gjendjen se ç’po ndodhte. Në atë pikë qëndruam deri në orën 23:00 të mbrëmjes, dhe gjatë kësajë kohe pamë vetëm se dy ushtarë serb në pozicionet e tyre, në dallim nga herat tjera ku shifeshin numër i madh i tyre dhe me armatim të ndryshëm për rreth.

Nga këto pamje po shihej se bombarduesit e NATO-së e kishin kryer punën e tyre ashtu siç duhej.

Siç po mundë të vërehet tani, ata kishin shkatërruar gati në tërësi të gjithë ato forca të mëdha serbe që ishin në këto anë, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Pas kthimit në vendqëndrimin tonë më vonë gjatë mbrëmjes, nga lajmet e BBC –së për akcionin e bombarduesve të aviacionit të NATO-së, e ndëgjuam edhe në mbledhjen për media nga zëdhënësi i NATO- së në Bruksel z. Jemie Shea, nga pyetja e gazetarëve që iu bë: “A po ndërmirret ndonjë veprim në lidhje me tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, sepse tani gjatë tërheqjes së tyre sigurisht se trupat serbe do të sulmohen edhe nga Forcat e UÇK-së, si kundërpërgjigje për krimet e bëra nga forcat serbe?”. Përgjigjeja e tij ishte alegorike: “ Sa për trupat serbe, siç na kanë thënë herë pasë here liderët e tyre, se ata i kishin shkatërruar forcat e UÇK-së në tërësi, pra nuk kanë se pse të frigohen prej tyre, sepse sipas fjalëve të tyre ato forca (UÇK-ja) as që ekzistojnë më. Dhe në të njejtën kohë forcat serbe nuk duhet të mërziten për shkak se askush nuk do t’i kërkojë atyre $1000 për ta kaluar kufirin siç po vepronin ata me refugjatët shqiptarë. Forcat serbe mundë të ikin nga Kosova pa kurrëfarë pengese”!!!

Informacionet e 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit patëm 483 fluturime të aviacionit të NATO-së, në këto sulme u shkatërruan: 20 armë artilerike, 17 autoblinda, 4 tanke, 4 mortaja dhe 15 automjete të tjera ushtarake, si dhe u sulmuan objektet ndihmëse për forcat serbe për pastrimin etnik në Kosovë: depoja e municionit në Kurshumlije, posti komandues në Prishtinë, radio rileji në Rudnik dhe posti i mbrojtjes ajrore në Kapaonik.

Tani çdo gjë kishte marrë kahje krejtësisht tjetër, me okupimin e Kosovës Serbia ishte në kolaps total, e që tani pritej edhe ndarja e Malit të Zi, dhe ndoshta edhe ndarja e Sanxhakut dhe Vojvodinës të cilët nuk ishin aspak të kënaqur me politikën e shkatërruesit të Jugosllavisë nga vetë Presidenti Sllobodan Millosheviq!

Sipas organizatës së UNHCRsë numri i refugjatëve Kosovar në Shqipëri kishte arritur në 443,800, në Maqedoni në 247,400, në Mal të Zi në 69,400, në Bosne-Hercegovinë 21,700 që tani kishte arritur numri me mbi 782,300 refugjatë.

E hënë, 07 qershor 1999

Pas shkuarjes së Gjeneralit Kudusi Lama në Tropojë dhe Bajram Curr, puna jonë ishte ngadalësuar bukur shumë,sepse Gjenerali ishte burimi ynë kryesorë i informatave për procesin e punës tonë të lëvizjeve në teren si të UÇK-së në njërën anë, dhe poashtu edhe të trupave të armikut jugosllav në anën tjetër. Mu për këtë arsye mendoja se edhe puna jonë gjatë këtyre 3 ditëve do të jetë e reduktuar në përmasa të dukshme me shkuarjen e Gjeneralit Lama. Tani po detyrohemi të marrim pushime edhe pse asnjëri prej nesh (njësisë tonë) nuk e dëshironim këtë lloj ndërprerje! Për të qenë sado pakë të nxanun nganjëherë disa nga njësia jonë kemi filluar të dalim në vëzhgim të gjendjes për rreth kufirit deri në afërsi të pikës kufitare në Morinë. Po, sa për të parë prej më së afërmi gjendjen për rreth kufirit si dhe për të parë ndonjë lëvizje përtej kufiri, në pozicionet e armikut serb. Ne ende po merrnim listën e objektivave të reja nga Shtabi i Ushtrisë së Shqipërisë në Kukës, mirëpo në një intensitet shumë më të ngadalshëm dhe më të vogël. Sot takuam Shyqeri Shabanin Shefin e Zbulimit të Ushtrisë së Shqipërisë nga Divizioni i Kukësit, të cilin kësaj radhe e ftuam që të vijë në zyrën tonë për të biseduar në lidhje me disa objektiva prej nga po gjuanin me artileri forcat paramilitaro ushtarake serbe, prej nga Vërbnica dhe rrethi i Zhurit. Por ata gjuanin edhe nga pjesët tjera për rreth kufirit të Shqipërisë me Kosovën. E ftuam me qëllim që në sulmet e ardhëshme të qëllohen dhe neutralizohen edhe ato pikat e armikut serb.

Në orën 15:30 pas dite, filluan bombardimet nga aviacioni i NATO-së me dy bombardues B-52, duke filluar me sulmet e tyre menjëherë përtej kufirit, në Gorzhup,Tejec, Malaj, Planeje dhe bjeshkët e malit Pashtrik. Lajmet nga tereni po na tregonin se këto bombardime dhe ato të ditëve të fundit ishin shumë të suksesëshme.Vetë fakti nga tereni po na tregon se gjatë  këtyre  ditëve  edhe  kristmat  e  artilerisë  së armikut   serb   kishin   pushuar,   nuk   ndëgjoheshin granatimet më siç po ndëgjoheshin ditëve të kaluara. Në orën 22:30 të mbrëmjes më mori në telefon Selim Spahiu Shefi i Gjeneral Shtabit në Kukës për të më lajmëruar dhe për të na njoftuar me njohuritë më të  reja  nga  tereni  që  i  paskan  arritur  nga  Forcat Vëzhguese të Ushtrisë së Shqipërisë prej diku në afërsi të  kufirit  Shqipëri-Kosovë,  diku  krejt  në  afërsi  të Morinës nga tereni i luftës së forcave çlirimtare të UÇK-së, të cilët duke i faleminderuar edhe aviacionin e forcave aleate të NATO-së gati se kishin arritë të marrin nën kontroll të gjitha fshatrat për rreth kufirit si:fshatrat Gorzhup, Tajec, Majaj dhe Planeje. Me këtë na lanë të kuptojmë se bombardimet e më herëshme me B-52 nga Aviacioni Amerikan ishin shumë efikas dhe të suksesëshëm! Por edhe nga ana tjetër Forcat e UÇK’s të ushtruara dhe përgaditura si më mirë ishin në gjendje të rimarrin këto pozicione nga armiku kriminel serb.

Përgaditja dhe trimëria e forcave të UÇK-së u pa edhe nga lufta e tyre në ditën e djeshme në afërsi të Planesë, kur njësitë e UÇK-së po gjuanin nga mbrendësia e pyellit me mortaja të kalibreve të ndryshme në afërsi të fshatit të Planesë, të cilat gjuajtje u vlerësuan shumë nga kolegët e mijë të Forcave Speciale Amerikane, të cilët janë elita ushtarake e Armatës Amerikane dhe shumë më profesional. Kolegët e mijë Amerikan vërejtën prej së largu, dhe më thanë se gjuajtjet e tyre ishin shumë precize dhe të koordinuara në mënyrën më efikase që ishte e mundur. Këto ushtarë para disa ditësh vërejtën edhe gjuajtjet me artileri të forcave serbe drejt pozicioneve të UÇK-së, gjuajtje të cilat nuk ishin shumë të sakta. E sidomos në rastin e më hershëm kur forcat e armikut serb po mundoheshin që ta qëllojnë repetitorin e RadioTelevizionit të Kukësit, i cili ishte përforcues që programet e tyre të shifeshin edhe në mbrendësi të teritorit të Kosovës, e që gjuajtja e tyre ishte shumë largë cakut që i bëri të qeshen këta ushtarak, sepse gjuajtjet e tyre nuk ishin aspak precize. Epërsia dhe fati i forcave serbe ishte sepse ata kishin armatim të rëndë dhe të shumëllojshëm, e që për UÇK-në ishte e vështirë që t’i përballonin me armët e tyre që kryesisht ishin të këmbësorisë së lehtë si: kallashnikov, mortaja dhe disa armëve tjera të lehta, mirëpo këta të rinjë kishin  trimërinë,  guximin  dhe  zemrën  me  plotë dëshirë për çlirimin e vendit të tyre, që armiku nuk kishte për ta përballuar asnjëherë!

Gjatë ditës së sotme bombarduesit e aviacionit të NATO-së kishin bërë më shumë se 700 fluturime, e ku shumica e sulmeve të tyre ishte përqendruar për brenda kufijve të Kosovës. Sipas njoftimeve nga Shtabi Amerikan në Rinas, planet për bombardime në ditën e nesërme ishte që të shtoheshin sa më tepër që është e mundur, dhe me plan që tani të shfrytëzoheshin për sulmet mbi forcat e armikut serb edhe bombat më të mëdha që ishin përdorur gjerë më tani! Këto bomba peshonin edhe mbi 1000 kg., me qëllim të shkatërrimit të bunkerëve dhe tuneleve nën tokë ku ishin të përqendruar trupat e armikut si dhe municioni i tyre. Për këto sulme presim t’i shofim dhe ndëgjojmë në ditën e nesërme, nesër në ditën e Martë më 08 qershor 1999, sulme që do të dëmtojnë armikun materialisht dhe shpirtërisht në themel. Që donë të thotë se ata do të kenë shkatërrim të plotë. Sipas fjalëve të kolegëve të mijë Amerikan që më thonin se, edhe nëse arrinë të shpëtojë ndonjëri prej ushtarëve të tyre, ata do të jenë të shkatërruar edhe mentalisht. Po, sepse ato lloj bombash janë të pa përballueshme për çdo njeri të gjallë sa do që të jenë të fortifikuar.

Situata informative e datës 07-06-1999

(Lista origjinale e objektivave të armikut serb nga UÇK-ja pa koordinata AE)

  1. Situata e luftës

Në mes të datave 05 deri 07-06-1999 forcat serbe po sulmojnë ashpër mbi forcat tona. Gjatë tre ditëve të fundit forcat tona ishin shumë aktive në regjionin e Dukagjinit dhe Pashtrikut, ku i mbrojtëm me shumë sukses pozicionet tona.

  1. Informatat për armikun

Forcat serbe ishin mjaftë aktive në regjionin e Dukagjinit, atje ku ishim sulmuar nga këmbësoria e tyre e motorizuar dhe e mekanizuar, nga policia speciale dhe forcat paramilitare, artileria dhe tanket. Forcat serbe janë përqëndruar në drejtim të Pashtrikut në:

–              Qafa e Merturit

–              Në lartësinë pa emër e 1300 dhe 1400 m. në lindje të Malit Kurora

–              Qafa e Likës

–              500 m. në jug të Malit Podi

–              Binaj

–              Rreth Lumit të Drinit

Gjatë këtijë sulmi armiku po përdorë armë kimike LHL, artileri edhe aviacionin përmbrenda teritorit të Kosovës, dhe në të njejtën kohë janë duke u përforcuar në pozicionet e tyre me mjete të motorizuara dhe autoblinda.

Rreth Plafit të Kurorës gjinden përforcimet e 10 autoblindave dhe tankeve.

Në zonën e luftës të Lumbardhit dhe Kotradiq të Brigadës 131 armiku është duke gjuajtur me mortaja, artileri dhe tanke, ku patën pakë sukses, mirëpo më 06-06-1999 nga bombardimet e aviacionit të NATO’s dhe sulmeve tona, armiku kishte humbur një batalion të këmbësorisë si dhe maqinerinë ushtarake.

Sot më 07-06-1999 forcat e reja serbe po vijnë për të luftuar në drejtim të Brigades 131 dhe Pashtrikut.

 

  1. Raporti i forcave tona

Forcat tona patën sukses në regjionin e Dukagjinit dhe Pashtrikut, patëm sukses në mbrojtjen e pozitave tona pa marrë parasysh numrin e ushtarëve dhe teknikës (së armikut). Forcat e armikut patën humbje të mëdha në drejtim të Lumbardhit dhe Kostriqit ku humbën gati se një batalion të këmbësorisë si dhe teknikë ushtarake. Nga sulmet artilerike të armikut ne patëm 5 ushtarë të lënduar.

Në këtë situatë forcat operative në rajonin e Dukagjinit ku gjendet Brigada 138 me ndihmën e bombardimeve të NATO-së kanë sukses në lëvizjen e tyre.

  1. Popullata civile

Në Kçiq të Madh janë 25.000 njerëz të pa mbrojtur

Në Serbicë (Skenderaj) janë 10.000 njerëz të pa mbrojtur

  1. Aviacioni i NATO-së bombardoi me sukses 1 Batatalion (me mbi 300 pjesëtarë) ushtarë dhe teknikë.”

“Situata informative e orës 22:40 datës 07-06-

Në Pashtrik armikut i erdhën në përforcim forcat e mëdha të këmbësorisë së motorizuar. Grupi ynë vëzhgues mendon se po bëhen gati që në mëngjes të na sulmojnë. Këto janë objektivat që NATO-ja duhet t’i ndërmarrë urgjentisht.

Informacionet e 24 orëve të fundit

Gjatë ditës së sotme patëm mëse 800 sulme të bombarduesve të aviacionit të NATO-së mbi forcat jugosllave, dhe përqendrimi i tyre ishte në përgjithësi për rreth kufirit Shqipëri-Kosovë, ku po shifej se armiku serb të ketë patur humbje kolosale të mëdha në ushtarë dhe material luftarak. Gjatë ditës së sotme u bë bombardimi i ndërtesës së RTV-së të Serbisë në Beograd si edhe Ambasada Kineze Beograd në të cilën u vranë edhe 3 gazetarë Kinez.

Takimi i Oficerëve të NATO-së dhe atyre jugo- sllave që po mbahej në afërsi të kufirit me Maqedoninë në fshatin Bllacë, ku nuk po merrnin pjesë oficerët rus në shenjë proteste për shkak se bombardimet e NATO-së ende nuk ishin ndalë por ato po vazhdonin. Në këtë mbledhje palët e NATO-së me ato jugosllave kishin dështuar për kohën se kur dhe si të tërhiqeshin trupat jugosllave nga Kosova.

Problemi ishte se oficerët jugosllav po kërkonin një afat14 ditësh për tërheqje, e jo siç i kishin urdhëru oficerët e NATO-së si dhe largimi i tyre të bëhej pë të njëjtës rrugë siç kishin hyrë brenda në Kosovë!

Gjenerali Britanez LT. Gjeneral Michael Jackson pas 12 orësh bisedë, tha se trupat jugosllave nuk dojnë të garantojnë kthimin e sigurtë              të refugjatëve kosovarë, si dhe tërheqjen e të gjithë forcave të tyre të sigurisë nga Kosova. Në këtë marrëvshje kërkohej që edhe forcat e armikut serb duhen të largoheshin nga kufiri  në  distancë  prej  15  milash  largë  kufirit  me Kosovën, si dhe të jenë 5 zona ushtarake të KFOR-it në  Kosovë  e  që  të  kontrolloheshin  nga  ushtria: Amerikane,  Gjermane, Italiane, Franceze edhe Britaneze, e që secila të ketë kontrollin në zonën e tyre. Sot u bë publike se Presidenti serb Sllobodan Millosheviq i kishte transferu 5 milion Marka në një bankë të Afrikës së Jugut, dhe se kishte kërku që të jipen viza për të gjithë familjen e tij.

Sipas planit të paqes gjithashtu u kërkua nga Gjenerali Shelton Shefi i Gjeneral Shtabit Amerikan që edhe Forcat e UÇK-së të lënë anash armët e rënda të tyre, mirëpo atyre u lejohet dhe munden të mbajnë vetëmse armët e lehta të zjarrit.

Sekretari i Mbrojtjes së SHB -së, William Cohen tha se: edhe pse do të jenë trupat ruse në Kosovë, edhe ata do të jenë nën komandën e NATO-së dhe se nuk do të ketë sektor në vete për trupat ruse.

E martë, 08 qershor 1999

Sot kishim një ditë të bukur, me diell dhe të nxehtë, sa për nga arena politike nuk ishte aq e frytëshme. Edhepse kishin filluar bisedimet për marrëveshje në mes të komandës së forcave aleate të NATO-së dhe asajë jugosllave ende nuk kishte asgjë të re.

Gjatë bisedimeve të grupit G-8, kishin bërë disa lëshime për palën e armikut jugosllav në lidhje me Kosovën. Aty ishte bërë lëshimi se po qesë  marrin pjesë edhe trupat paqeruajtëse ruse, ata do të munden që të jenë nën komandën e OKB-së e jo siç ishte planifikuar që edhe rusët me qenë nën komandën e Shtabit të NATO-së.

Ky lëshim nuk i kishte pëlqyer aspak lidershipit amerikan, të cilët me këmbëngulje ishin që edhe trupat ruse për të qenë nën komandën e Shtabit të NATO-së, kërkesë e cila tani u ndryshua. Tani edhe trupat paqëruajtëse ruse do t’i nënshtrohen urdhërave të Shtabit të NATO-së, si dhe të mos kenë teritor në Kosovë të ndarë për to siç iu kishte caktuar dhe dhënë forcave të tjera!

Edhe sot deri vonë, nuk patëm aq shumë punë, për shkak se Gjenerali Lama ende ishte në vizitën e tij disa ditëshe në Tropojë, Bajram Curr si dhe duke i vizituar trupat e UÇK-së edhe në malet e Pashtrikut.

Dikur, më vonë morëm lajmin se aty rreth orës 19:00 nga Shtabi Ushtarak i Rinasit do të na vijë në vizitë Gjenerali John Hendrix, i cili po vinte në Kukës që të takojë Gjeneralin Kudusi Lama, si dhe na lajmëruan se edhe Gjenerali Lama po kthehej për në Kukës  dikur  gjatë  pasditës  së  sotme,  para  se  të mbërrinte Gjenerali Amerikan Hendrix që të takohen në mes veti gjatë kësajë mbrëmje.

Tani meqenëse ata po vinin te ne, ne i bëmë një ofertë që të vijnë edhe në darkë, por këtë ofertë na e refuzuan që të dy Gjeneralët sepse i dinin kushtet dhe mundësitë  tona  që  ne  nuk  kishim  kushte  që  të përgadisim  darkë  për  rreth  15  mysafirë!  Edhepse takimi ishte caktuar për në orën 19:00 të mbrëmjes, nga Shtabi në Rinas na paralajmëruan se Gjenerali Amerikan do të kishte vonesë në nisje. Rreth orës 23:00 përsëri na lajmëruan nga shtabi  se  Gjenerali Hendrix  tani  sa  ishte  nisur  dhe  pas  orës  23:00  ia arritën si zakonisht me helicopter. Po në të njejtën kohë nga ana tjetër arriti edhe Gjenerali Kudusi Lama. Pas përshëndetjeve që të dy menjëherë filluan mbledhjen e tyre e cila zgjati deri në orën 1:30 pas mesnate. Këto bisedime, në përgjithësi ishin sqarime në lidhje me pikat e “Marrëveshjes Tekniko Ushtarake të Kumanovës”, e cila          po mbahej në mes të Gjeneralëve të forcave aleate të NATO-së dhe atyre jugosllave.  Pas  këtij  takimi i përcollëm që të dy Gjeneralët dhe ne ramë në gjumë.

“Situata operative e orës 13:40 e datës 08-06-1999 (Informacioni  origjinal  i  ardhur  nga  Shtabi  i UÇK’s, koordinatat mbeten konfidenciale AE)

Informacioni për armikun

  1. A) -NATO mundë të godasë këto objektiva:

–              Plafi i Kuronës

–              Binaj

–              Rrugën Goden-Kuronë

–              Goden

–              Në afërsi të Godenit

–              Në afërsi të Çanakit

Në këto koordinata janë përqendruar forcat e motorizuara, të mekanizuara, tanket, mortajat dhe këmbësoria, policia speciale dhe forcat paramilitare.

Nga Plafi i Kuronës në drejtim të Gjakovës është i mbushur plotë me forcat e këmbësorisë së motorizuar të armikut.

Në dy rrugët nga Godeni në drejtim të kufirit të Shqipërisë janë përqendruar forcat e mekanizuara

  1. B) -Në Lumbardh pas sulmit të forcave të NATO-së ne zurëm një kamion të forcave serbe dhe municion të kalibrit 12.7 mm. me disa dokumente.

Në Rekën e Kuqe është koncentruar maqineria serbe në drejtim të Lumit Erenik për Nivokaz.

Në kodrat e Prilepit, në mes të Drenovcit dhe Prilepit rreth 100 metra mbi rrugë është një bateri e artilerisë me artileri 122 mm. të cilët po gjuajnë në drejtimin tonë. Nga ky sulm neve humbëm 1eprorë (eprorin; Enver Dobra) dhe 3 ushtarë të plagosur.

Në Pozar dhe Irzniq armiku është përforcuar me forcat e motorizuara dhe të mekanizuara me autoblinda, artileri dhe mortaja mbrenda kanalit të ujitjes.”

Informacionet e 24 orëve të fundit

Aviacioni i NATO’s deri më tani kishin bërë më tepër se 34,000 fluturime, dhe duke qëlluar 490 caqe dhe 520 caqeve taktike gjatë Operacionit të Forcave Aleate.

Gjatë 24 orëve të fundit me shkëputjen e palës jugosllave  nga  bisedimet  e  marrëveshjes  tekniko ushtarake,  forcat  e  aviacionit  të  NATO-së  e  rritën akcionin e tyre kundër caqeve të forcave serbe. Ata arritën rekordin e sulmeve me mbi 600 mbrenda 24 orëve, duke              u fokusuar kryesisht mbi forcat jugosllave gjithandej ku po sulmonin forcat e UÇK-së.

Bombarduesit e mëdhenj B-52 edhe B-1, edhe ato morën pjesë gjatë këtyre bombardimeve për rreth kufirit të Shqipërisë duke iu shmangur në maksimum popullatës civile. Pentagoni nuk mundi që ta konfirmojë përdorimin e armëve kimike nga forcat jugosllave që u tha më parë.

Diplomacia e ministrave të G8 gjatë mbledhjes së sotme në Gjermani u pajtuan në draftin e rezolutës se OKB-së për Kosovën. Në përgjithësi ishin pajtuar që të gjitha palët përveçëse asajë ruse e cila po insistonte gjithësesi që të ndërpriten sulmet e NATO- së.

James Rubin, Zëdhënësi i Departmentit të Mbrojtjes tha se draft rezoluta i përmbahet tërësisht kërkesave tona, që i detyron që të gjitha forcat paqëruajtëse në Kosovë të mbeten nën komandën e NATO-së, si dhe bombardimet do të ndërpriten vetëmse atëherë kur forcat jugosllave  fillojnë tërheqjen e tyre nga Kosova.

U raportua edhe për bisedën e Presidentit Rus Yeltsin me Presidentin Kinez Zemin në sqarimin e rezolutës nëpërmjet telefonit.

Gjithashtu edhe lideri i shqipëtarëve të Kosovës Ibrahim Rugova kishte thënë se ai do të takohet me liderët e UÇK-së së shpejti për të biseduar për gjendjen në teren.

Sipas UNHCR –së në rajon tani kishim 782.300 refugjatë, edhe atë në Shqipëri kishim 444.000 refugjatë, në Maqedoni 247.000 refugjatë, në Mal të Zi 69.600 refugjatë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë 21.700 refugjatë.

Gjatë ditës së sotme edhe Sekretaresha e SHBA- së ishte takuar me Hashim Thaçin, Ibrahim Rugovën edhe Rexhep Qosjen në lidhje me vetëqeverisjen e Kosovës. Gjithashtu edhe lideri i UÇK-së Thaçi kishte thënë se forcat e UÇK-së nuk do të sulmojnë forcat e armikut për derisa ato do të tërhiqeshin nga Kosova. Sekretaresha Albright kishte thënë se me hyrjen e forcave paqëruajtëse të NATO-së në Kosovë edhe UÇK-ja u pajtua se do të bëjnë demilitarizimin e tyre. Presidenti Clinton tha se tani do të dërgonte edhe 4.000 trupa shtesë në Shqipëri për të lehtësuar ndihmën dhe tani SHBA kishte arritë në 10.000 trupa paqeruajtëse që do të vendoseshin në Kosovë…

E mërkurë 09 qershor 1999

Meqenëse mbrëmë qendruam deri vonë me gjeneralët; Hendrix dhe Lama, sot u zgjuam pakë më vonë se zakonisht. Diku rrreth orës 16:00 pas dite ndëgjuam përsëri kristmat e bombardimeve të aviacionit të NATO-së, ndoshta edhe më tepër për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjes nga pala jugosllave, e cila kishte kërkuar më tepër kohë që të konsultohen me krerët e tyre në Beograd.

Gjatë këtyre bombardimeve përsëri po përdoreshin edhe bombarduesit më të mëdhenjë që kishte aleanca e NATO-së, siç ishin bombarduesit Amerikan B-52 Stratofortres, B-1 Lancer dhe bombardues të tjerë, të cilët armikut i shkaktuan dëme shumë të mëdha në personel dhe mjete ushtarake. Për këtë marrëveshje nuk ishte i kënaqur as Gjenerali Amerikan Hendrix, sepse sipas tij njerëzit siç ishte Presidenti Sllobodan Millosheviq si dhe udhëheqësia jugosllave, ata duhej shqelmuar dhe shkatërruar tërësisht, dhe pa kurrëfarë mëshire. Duhej shqelmuar pikërisht për të gjitha mizoritë që i kishin shkaktuar këtijë populli të pa mbrojtur dhe të pa fajshëm, dhe për të gjitha ato krime, tortura, dhunime, djegje, dëbime dhe maltretime që i kishin sjellur popullit shqipëtarë. Po, sepse ata ishin edhe shkaktarët e shumë luftërave në ish Jugosllavi!

Në orën 9:30, unë dhe kapiteni Wiggis shkuam për të takuar në zyrën e tij Gjeneralin Lama, dhe për t’ia kthy disa  dokumente nga UÇK-ja  që  i kishim marrë vonë në mbrëmje nga vetë ai. Gjatë takimit u furnizuam edhe me listën e objektivave të reja, gjithashtu biseduam edhe për situatën nga fronti në brendësinë e Kosovës.

Për shkak të mos nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës nga pala serbo jugosllave, tani forcat e NATO-së kishin ndërmarrë aksionin që të përdorin të gjitha forcat dhe arsenalin më të rëndë që kishin në dispozicion nga aviacioni i NATO-së. Ata ndërrmorrën sulmin për trupat jugosllave kudo qofshin mbrenda Kosovës që të sulmohen sa më brutalisht!  Sot  përsëri  u  përdorën  bombarduesit  e mëdhenj si: B-1 dhe B-52 të cilët bartnin secili nga 50 bomba Mk-82, e që secila peshonte 225 kg., si dhe municionet tjera. Këto bombardime, siç po shihej nga tereni e gjunjëzuan palën e armikut, e cila po përjetonte humbje të pa imagjinueshme, shumë të mëdha. Sipas informacioneve nga tereni, morëm vesh se nga bombardimet e sotme, derisa po sulmonim me bombarduesit B-52 diku në afërsi të kufirit të Shqipërisë, në shpatijet e malit Pashtrik u zunë të hapur 2 Batalione Jugosllave, të cilët pësuan humbje të mëdha në ushtarë dhe mjete luftarake. Nga këto bombardime thuhet se nga pala serbe pati 400-800 ushtarë të vrarë.

Në orën 21:40 të mbrëmjes na mbërriti një mesazh nga Gjenerali John Hendrix, e që për menjëhere duhej t’i dërgohej Gjeneralit Kudusi Lama në lidhje me Marrëveshjen e Kumanovës, e cila sapo ishte nënshkruar edhe nga pala serbo jugosllave, lajm të cilin grupi ynë nuk e pritëm aq me entuziazëm, sepse me këtë nënshkrim siç po shifet po i vinte edhe fundi i detyrës tone të shejtë në çlirimin e Kosovës!

Me të marrë lajmin unë dhe kapiteni Wiggis u nisëm rrugicës në këmbë, teposhtës për në zyrën e Gjeneralit Lama, atje ku edhe arritëm pas vetëm disa minutash. Me të hyrë mbrenda zyrës së Gjeneralit Lama, i shpjeguam për përmbajtjen dhe nënshkrimin e Marrëveshjes Tekniko Ushtarake të Kumanovës, si dhe i treguam se ajo marrëveshje na qenka nënshkruar tani edhe nga pala serbo jugosllave.

Gjeneral Lama nuk e priti aspak mirë këtë lajm të nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, dhe nuk u ndi aspak i kënaqur me të. Nuk ishte i kënaqur sepse tani duhej ndërprerë bombardimet. Ai madje nuk kishte kurrëfarë besimi në palën serbo jugosllave, si edhe dëshira e tij ishte thuajseishte e njejtë me atë të gjeneralit Amerikan Hendrix. Nuk ndihej i kënaqur përderisa nuk ishin shkatërruar tërësisht forcat e armikut kriminel serb, për të cilët asnjëri prej tyre nuk kishte kurrëfarë mëshire.

Pas sqarimit të marrëveshjes dhe bisedës së lirë që patëm dikur në orën 22:15 të mbrëmjes, përsëri u nisëm po të njejtës rrugicë në këmbë për t’u kthyer në zyrën tonë në godinën e Policisë Ushtarake të Shqipërisë. Rrugica nuk kishte kurrëfarë drite, si dhe kjo natë ishte shumë e errët edhe pak e freskët, dhe derisa ne po ngjiteshim përpjetë bregores diku nga gjysma e rrugës përnjëherë filloi rrebeshi i gjuajtjeve me llojlloj arsenalesh, nga të gjitha anët e Kukësit!

Tani i gjithë qielli u ndritë nga arsenali flakadan i shqiptarëve që po festonin, pamje që më përkujtonte shumë Festën e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së Amerikës që e kisha përjetuar tani për shumë e shumë vite që kur po jetoja në Amerikë. I tërë qielli ndritej nga fishekëzjarret e ndryshëm që i dhezën në ajër! Kjo që po ndodhë tani sigurisht se na qenka pas marrjes së lajmit të mirëpritur nga i gjithë njerëzimi. Sigurisht prej lajmeve nga mediat shqiptare për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes, e që tani e gjithë popullata po festonin “DORËZIMIN” e palës serbo- jugosllave. Po gjuhej me të madhe edhe nga çadrat e refugjatëve kosovarë që i kishim afër, e që shumica e refugjatëve që ishin të strehuar në çadrat afër neshë po festonin se tani edhe ato do të mundë të kthehen në shtëpitë e tyre. Po, edhe atë pa ballafaqime me gjakpirësat dhe kriminelët paramilitaro-ushtarak-policor  serb.  E gjithë hapësira qiellore e Kukësit tani po dukej po sikurse të jetë pushtuar nga shiu meteorik!

 

Pas disa minutash arritëm në zyrën tonë dhe menjëherë Kapiteni Wiggis i telefonoi Gjeneralit Hendrix për t’i tregu për dorëzimin e mesazhit të tij, si dhe për t’i treguar se si e priti lajmin e marrëveshjes edhe Gjenerali Lama gjatë takimit me ne. I tregoi edhe për mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet e Gjeneralit shqiptar, sepse Gjenerali Hendrix kishte shprehë gadishmërinë që për çfarëdo mosmarrëveshje që do të ndodhëte, ai ishte i gatshëm që në çfarëdo kohe që të vijë në Kukës dhe të takohet me Gjeneralin Lama, sa për t’i sqaruar atij personalisht.

Tani gjithëçka ishte mëse e qartë, se edhe kësajë lufte tani i kishte ardhë fundi.

Por sa ramë me fjetë, në orën 24:00 të mesnatës, njëri nga oficerët e zyrës së Policisë Ushtarake të Shqipërisë, e cila ishte po në të njejtën ndërtesë ku ishim vendosë edhe ne, erdhi edhe më zgjoi mua, duke më thënë:“Gjenerali Lama po të thërret në telefon, dhe duhesh të vishë urgjentisht tani për menjëherë”. I habitur dhe përgjumshëm menjëherë shkova në zyrën e tyre edhe e kapa telefonin, nga ana tjetër e telefonit për menjëherë e ndëgjova zërin e Gjeneralit Lama i cili sipas zërit të bisedës ishte mjaftë i mllefosur! Disi filloi duke e ngritë zërin edhe të më bërtasë, edhe nuk po ndalej dot. Unë për vete nuk isha mësuar që të ndëgjoja ndonjërin të më bërtasë kështu, mirëpor e mbajta veten dhe e ndëgjova deri në fund me shumë gjakftohtësi.Po, sepse e njihja shumë mirë Gjeneral Lamën me të cilin kishim kaluar një kohë të gjatë në Kukës nën kujdesin e tij. Po, për më tepër se një muaj dhe gjithëmonë kishte qenë shumë korrekt ndaj të gjithë njësisë tonë, e në veçanti ndaj meje dhe kapitenit Wiggis! Thuajse gjithëmonë me mua dhe kapitenin  gjatë  tërë  kësajë  kohe  sa  ishim  këtu  në

Kukës dhe të takimeve të përditëshme, edhe nganjëherë edhe disa herë në ditë. Kishim bërë një marrëdhenie të besueshme me të, dhe shumë vëllazërore. E lashë të shfryhet njëherë për derisa e kreu të tërë atë mllef, dhe kur ndaloi së bërtituri ,unë ia ktheva me fjalë të buta: “Po pse po më bërtet kaq shumë i dashur dhe i respektuar Gjeneral Lama?! Çka ju bëra aq keq që po shprehë të tërë këtë mllef ndaj meje?! A thua çfarë faji paskam bërë unë?! ”Gjenerali për menjëherë ndaloi dhe u pendua pa masë, edhe ma priti: “Jo or biri im, por ajo Sebi përkthyesja e Gjeneralit Hendrix më ka nevrikosë pa masë. Ju duhet ta dini se sa e rëndësishme është puna juaj. Nuk bënë dhe nuk guxon të lejohet që dikush që nuk i njeh gjuhët shumë mirë, të bëjë punën e përkthyesit. Kërkoj nga ju që në takimet e ardhëshme me qenë edhe ti prezent me ne, sepse ne duam që të kuptohemi sa më mirë se për çka po flasim me Gjeneralin Hendrix, e jo që ajo të më flasë më tepër Anglisht duke menduar se edhe unë po e kuptoj atë se çka po më thotë.

Problemi kishte qenë se Gjenerali Hendrix me përkthyesen e tij e kishin telefonu Gjeneralin Agim Çeku të UÇK-së, për t’ia lexuar dhe sqaruar “Marrëveshjen Ushtarako Teknike të Kumanovës” të sapo nënshkruar nga të dy palët: ajo e NATO-së dhe serbo- jugosllave. Pas përfundimit të bisedës së tyre, Gjeneral Çeku menjëherë i kishte telefonu Gjeneralit Lama, edhe iu kishte anku se nga ajo telefonatë e Gjeneralit Hendrix nga Shtabi i Armatës Amerikane në Rinas në lidhje me marrëveshjen, nuk kishte mundë të arrijë që të kuptojë asgjë nga Sebi, përkthyesja e Gjeneralit.

Gjenerali Lama më porositi që menjëherë t’i telefonojmë  Gjeneralit  Hendrix  edhe  t’ia  sqarojmë

problemin, dhe t’i themi që përsëri ai t’i telefonojë direkt Gjeneral Çekut edhe t’i flasë atij në gjuhën Angleze, sepse ai e njeh shumë mirë edhe Anglishten. Pasi të kryejnë bisedën, ata të Gjeneralit Hendrix të ju marrin në telefon përsëri juve, dhe me iu treguar juve se si rrodhi biseda. Dua të dijë se a u kuptuan mirë në mes vete. Pastaj ti më merr mua në telefon përsëri që të më tregosh se si ka rjedhë biseda, edhe atë pa marrë parasyshë kohën. Më telefono mua që ta dijë se a janë kuptuar mirë në mes tyre apo jo. Për këtë porosi mu desht që të presim deri në orën 2:30 pas mesnate, atëherë kur na telefonoi përsëri Gjeneralit Hendrix dhe na tregoi për bisedën e tyre të frytëshme që kishin patur nga mënyra direkte e bisedës dhe e sqarimeve të marrëveshjes me Gjeneralin Çeku.

Menjëherë me të marrë lajmin i telefonova Gjeneralit Lama edhe i spjegova pikërisht për telefonatën e Gjeneralit Hendrix për atë që na tha, se biseda e tyre gjithëçka kishte shkuar në rregull. Për këtë Gjeneralit Lama iu bë qejfi, dhe më tha se: “Tani që të gjithë jemi mirë, sepse nuk mundesha të qetësohem pas asajë se ç’kishte ndodhur më herët me përkthimin që ia kishin bërë”. Pastaj u morëm vesh që përsëri nesër (d.m.th. sot), dikur para dite që të takohemi përsëri si ditëve të tjera në zyrën e tij dhe të shqyrtonim pikat tjera vijuese. Po, edhe për të marrë listën e objektivave te reja për çfarëdo rasti po qëse shkelen rregullat e marrëveshjes, për të cilën marrëveshje ishte shumë skeptik.

Informacionet e 24 orëve të fundit

Brenda 24 orëve të fundit kishte mbi 523 fluturime, me 130 caqe të qëlluara kundër forcave ushtarake të ish Jugosllavisë.

Pentagoni kishte lajmëruar se po shiheshin përgatitjet e forcave jugosllave për tërheqjen e tyre prej Kosove.

Pentagoni raportoi se siç po shihet nga tereni, forcat serbe po përgatiten të tërhiqen nga Kosova, si dhe marrëveshja e paqes është arrite në mes përfaqësuesve të NATO-së dhe përfaqësuesve të ish Jugosllavisë.

Anëtarët e G 8 gjithashtu u pajtuan në draft rezolutën e OKB-së për Kosovën, ku Kapitulli VII i OKB’s e cila lejon prezencën e një grupi ndërkombëtarë të sigurisë, si dhe i garanton tërheqjen e sigurtë të trupave jugosllave si edhe kthimin e vetëm një numri të caktuar të tyre në Kosovë. Forcave të ish Jugosllavisë iu dha vetëmse 7 ditë kohë për t’u tërhequr nga Kosova si dhe ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve të tyre, si dhe pajtimin e formimit të një tribunali për krimet e kryera. Gjithashtu u bë marrëveshja edhe për demilitarizimin e UÇK-së, si dhe iu dha shqiptarëve e drejta e një autonomie substanciale për të vetëqeverisë me vendin e tyre, por me ndihmën e personelit të OKB-së.

Pas shpalljes së marrëveshjes së rezolutës, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusise Ivanovi dhe Sekretaresha e Shtetit të SHBA-së Albright biseduan rreth sqarimit të interpretimit të marrëveshjes ku Ivanovi kishte thënë se ndoshta Rusia do të dërgojë deri në 10.000 trupa të sajë në Kosovë. Por, ato trupa të mos jenë nën komandën e NATO-së, mirëpo për çfarëdo aspekti ne do të merremi vesh në mes veti, kurse Albright në këtë kontrast tha se NATO-në do të jetë ajo që udhëheqë me KFOR-in si dhe ajo do të komandojë operacionet! Nga ana tjetër Kina kritikoi pjesën e rezolutës për bashkëpunimin e KFOR-it me tribunalin e krimeve, si dhe statusin e ardhshëm të Kosovës e cila minon integritetin territorial të shtetit jugosllav.

Gjatë ditës së sotme përsëri kishin vazhduar bisedimet në mes të gjeneralëve të NATO-së edhe atyre jugosllav në termat “tekniko-ushtarake”, pas ndërprerjes disa orëshe të delegatëve jugosllav të cilët shkuan për t’u konsultuar me Beogradin. Përfaqësuesi i NATO-së tha se pika kyçe e marrëveshjes kishte të bënte me sekuencat e kohës së tërheqjes së trupave jugosllave prej Kosove.

Gjithashtu sot u bë e ditur nga agjencia e lajmeve jugosllave Tanjug, se grupet e para të policisë dhe ushtrisë jugosllave ishin tërhequr nga Kosova sipas urdhërave të armatës jugosllave.

Po ashtu u tha se sot edhe liderët kosovar: Hashim Thaçi i UÇK-së, Ibrahim Rugova i LDK-së dhe Rexhep Qosja i LDB u pajtuan se do të punojnë së bashku në formimin e qeverisë së përkohëshme, në të cilën do të përfshiheshin të gjitha palët.

Sot pati edhe një kritikë nga Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq ku e kritikoi ashpër presidentin jugosllav Sllobodan Mollosheviq, i cili tha se forcat serbe gjatë tërheqjes nga Kosova të mos dërgohen në Mal të Zi.

Sipas informacionit të UNHCsë nga Maqedonia ishin evakouar për në shtetet tjera me Aeroplan 794 refugjatë nga Kosova që na jepte numrin e të evakuarve deri më sot 79,979 refugjatë që nga 05 Prilli deri më 09 Qershor 1999. Tani mendohet se në këtë regjion kemi në total të 783,000 refugjatëve kosovarë, prej tyre në Shqipëri 444,200 refugjatë, në Maqedoni 247,400 refugjatë, në Mal të Zi 69,700 refugjatë edhe në Bosne dhe Hercegovinë 21,700 refugjatë.

Sipas fjalëve të Sekretareshës së Shtetit të SHBA- së Albright, ajo tha se drafti i rezolutës se OKB-së i përmbahet kërkesave tona të SHBA’s, si dhe kërkesave substanciale të NATO’s për prezencën e trupave paqëruajtëse vetëmse nën komandën NATO- së, si dhe ajo tha se trupat ruse nuk do të kenë sektor të ndarë të tyre si dhe do të jenë edhe ata nën komandën e NATO-së.

E enjte, 10 qershor 1999

Dita e sotme filloi me një tempo shumë më të ngadaltë se ditët e tjera. Në orën 11:00 para dite, pasi morëm një porosi nga Komandanti Suprem i NATO- së Gjenerali Wesley Clark për Gjeneralin Lama, menjëherë shkuam që të takohemi në zyrën e tij, dhe t’ia përcjellim porosinë në lidhje me gjuajtjet e artilerisë së armikut serb për rreth zonave kufitare të Shqipërisë.

Kërkohej që këto gjuajtje të verifikohen nga vetë Gjenerali Lama, dhe pastaj përmes neve ato informata t’i dërgohen atij për menjëherë edhe atë deri në orën 11:30 para mesditës. Pikërisht atëherë kur Gjenerali Clark do të takohej me krerët e lartë të ushtrisë jugosllave, me kusht që edhe këto shkelje të marrëveshjes t’ia prezantojë para syve të tyre edhe palës jugosllave. Gjenerali Clark i kërkoi këto informata, sepse ushtria jugosllave ende nuk i kishte ndërprerë sulmet e saja, edhe pse marrëveshja ishte bërë për ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha sulmeve.

Gjatë bisedës me Gjeneralin Lama, kuptuam se forcat serbo jugosllave veçse kishin filluar tërheqjen e tyre nga Kosova, e bile gjatë tërheqjes duke kaluar nëpër Podujevë ua paskan vu zjarrin edhe disa shtëpive të shqiptarëve, duke treguar barbarizmin e tyre sllav edhe gjatë ikjes së tyre nga toka Dardane!

Gjeneralin Lama gjithashtu e njoftuam edhe për fluturimet e aeroplanëve (dronave) spiun të NATO-së pa ekuipazh, të cilët gjithnjë do të bëjnë kontrollin e zonës kufitare Shqipëri-Kosovë, dhe që janë në gjendje që të hetojnë çfarëdo prishje të armëpushimit, si dhe t’i njoftojë edhe trupat e UÇK-së, sepse edhe ata që të gjithë do të jenë në mbikëqyrje nga ajri nëpërmjet dronave me kamerë. Pra, të kenë kujdes sepse rregulli i marrëveshjes vlen për të gjitha palët, pa marrë parasysh se kush është!

Informacionet e 24 orëve të fundit

Sipas informatave të reja, përfaqësuesit e NATO- së me përfaqësuesit jugosllav nënshkruan Marrëveshjen Tekniko Ushtarake (MTA) mbrëmë, duke caktuar fazat e tërheqjes së të  gjitha forcave jugosllave nga territori i Kosovës, si dhe detalizimin e autoritetit të forcave paqeruajtëse të KFOR-it që do të hynte në Kosovë.

Forcat jugosllave do të fillojnë me tërheqjen e tyre në faza, dhe për t’u kryer gjerë më 20 qershor 1999. Marrëveshja e nënshkruar ushtarake e NATO-së i jep autorizim për të përdorur të gjitha forcat e tyre po që se duhet për të mirëmbajtë sigurinë në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit patëm mbi 400 fluturime të aviacionit të NATO-së duke bombarduar kryesisht mbi caqet serbe.

Trupat e KFOR-it Britanez do të jenë të gatshëm që të hyjnë në Kosovë që në ditën e nesërme. Kontingjentin “Task Force Falcon” të KFOR-it me pajtimin e 19 pjesëtarëve të NATO-së ishin pajtuar që të zavendësojë “Operation Allied Force”që do të përbëhej prej; 3,600 trupave (82nd Airborne dhe U.S. Marines), të cilët do të zavendësohen pas 30 ditësh nga 7,000 trupa (1st Armored Division ne Gjermani); nga 1,900 U.S. Marinës që po pritnin në skelën e Selanikut ku po i pengonin demonstruesit grekë të cilët ishin kundër prezencës së tyre që të zbarkojnë në tokën greke!

Sot ishte parë konvoji i madh i ushtrisë serbo jugosllave duke dalë  jashta  kufirit të Kosovës. Në ditën e sotme veçse kishin fillu edhe përgatitjet e mëdha të forcave të NATO’s, nga Shqipëria dhe Maqedonia që të jenë të gatshme që në ditën e nesërme të fillojë zbarkimi i tyre brenda kufijve të Kosovës. Tani çdo gjë kishte filluar që të lëvizë në hapat e shpejtë dhe të duhur, sipas marrëveshjes që kishin bërë krerët e NATO’s. Gjatë ditës së sotme u bë edhe votimi i Rezolutës së Kosovës në OKB, për të cilën ishin pajtuar që të gjithë palët përveçëse Kinës e cila kishte abstenuar, për çka dihen shkaqet sepse ata kishin problemin e tyre të brendshëm, duke insistua se askush nuk guxon të përzihet në sovranitetin e brendshëm të një shteti tjetër. Kina kishte problemin me territoret rreth sajë siç janë: Tajvani, Nepali dhe Hong Kongu.

Të njejtin veprim do ta bënin edhe rusët, mirëpo për shkak të gjendjes së tyre të shkatërruar ekonomike, ata ishin në gjendje që të lëshonin pe gjithkund, veçëse që të kenë ndihmën e perendimit në investime në shtetin e tyre. Për Rusinë, edhe pse ajo gjithmonë kishte luajtur rolin e vëllaut të madh të Serbisë, tanimë ata kishin dhimbjet dhe problemin e vetë, dhe nuk donin që të rrezikonin veten për Serbinë. Sipas informatave më të reja tani dëgjuam se edhe në Beograd paskan fillu manifestimet e mëdha për përfundimin e luftës. Edhe atë duke e quajtur edhe Millosheviqin fitues kundër aleancës së NATO-së Diçka që më përkujton betejën e Kosovës kundër Perandorisë Osmane, të cilën edhe sot e kësaj dite ende e festojnë si fitore të tyre, edhe pse edhe ajo ishte humbje e madhe e Serbisë! Me këtë marrëveshje Jugosllavia ishte e detyruar që të tërhiqej tërësisht nga Kosova, si dhe trupat e tyre që të zëvendësohen nga trupat e armatosura të aleancës së NATO-së, që donë të thotë se marrëveshja ishte nënshkruar me të gjitha kërkesat ashtu siç iu kanë kërkuar dhe urdhëruar nga forcat e NATO-së. Sipas marrëveshjes kërkohej që një numër i caktuar policësh dhe ushtarësh të mbeten në mbikqyrjen dhe mbrojtjen e popullatës serbe, mirëpo më vonë edhe ajo nuk u mor parasyshë. Pra, me një fjalë që të gjitha forcat e tyre ishin të detyruara që të largohen nga mbrendësia e Kosovës.

Për momentin, fitorja është krejtësisht në anën e shqiptarëve, mirëpo ajo që është më e rëndësishme tani ishte problemi se si do t’i bashkojmë krerët e partive dhe rrymave të ndryshme shqiptare të Kosovës. Për derisa e gjithë shqiptaria po zvarritej për çlirim, në anën tjetër kishte edhe të atillë që po luftonin për pozita se kush çfarë pozite do të ketë. Për çka mendoj unë personalisht, se ajo punë duhet t’i mbetet popullit që të vendosë, e jo liderëve partiak!

E premte, 11 qershor 1999

Edhe sot si ditëve më të hareshme, ushtria serbo jugosllave po vazhdonte tërheqjen e trupave të tyre, dhe gjithçka deri më tash po shkonte sipas “Marrëveshjes Tekniko Ushtarake të Kumanovës”, që kishin nënshkruar për tërheqje të plotë. Kësaj tërheqje nga Kosova iu bashkëngjiten edhe kriminelët civil serb dhe rom me familjet e tyre që ndoshta edhe ata kishin qenë të involvuar në krime ndaj fqinjëve të tyre shqiptare. Po largoheshin më tepër nga frika e ndonjë hakmarrje të familjarëve të masakruar për krimet që kishin bërë mbi popullatën e pambrojtur dhe të pafajshme shqiptare.

Meqenëse nuk ishim aq të nxanun dikur në orën 15:00 pas dite, vendosëm që unë me Kapitenin Wiggis dhe dy kolegët e tjerë Amerikan të njësisë tonë, t’i bëjmë një vizitë nga afërsia pikës kufitare në Morinë, të kufirit Shqipëri-Kosovë. Qëllimisht edhe për të parë prej së afërmi se ç’po ngjante dhe si ishte gjendja andej kufirit.

Përtej kufirit po shihej se ende kishte disa trupa ushtarake serbe. Gjithashtu nga largësia pamë edhe

fshatin Gorzhup, një fshat në Kosovë afër kufirit, i cili po digjej dhe ishte në flake. Diçka e tiilë ishte krejtë e zakonshme, sepse aty ku kalonin serbët, ata i plaçkitnin edhe më në fundë ia venin zjarrin për t’i humbë gjurmët e tyre të krimit. Ky ishte urdhëri dhënë nga kryesia serbe-jugosllave që pas vetes mos të lënë asgjë në mënyrë normale!

Prej këndej pamë edhe Planejen dhe disa fshatra të tjerë afër kufirit, vende të cilat gjerë më tani ishin përdorë edhe si fortifikata për armikun serbo jugosllav, e që shifeshin se ishin të shkatërruara tërësisht edhe nga bombardimet e aviacionit të NATO-së. Në këto vende për ku mendohet se u vranë mijëra pjesëtarë dhe u shkatërruan një numër i madh i arsenalit të armikut gjakatarë serb.

Gjatë bombardimeve të këtyre fshatrave u përdor armatim i llojllojshëm nga bombarduesit e aviacionit të NATO-së, siç ishin nga B-52 që po gjuanin bomba deri në 1000 kg., të cilat ishin në gjendje të shkatërronin gjithçka për rreth, bile edhe në nëntokën ku ishin barikadu trupat e armikut sllav.

Pas vëzhgimit që i bëmë terenit përsëri u kthyem në vendëqëndrimin tonë. Gjatë ditës së sotme kishim edhe një lajm shumë interesant. Po, për dislokimin e një njësie ruse nga Bosna dhe Hercegovina e cila pa pyet askend kishte ardhë në Prishtinë, aty ku në fillim, atëherë kur gjithëçka ishte konfuze dhe ishte pritur në mënyre madhështore nga serbët lokal të Kosovës. Ishin pritur si vllezërit e mëdhenjë të tyre, dhe pastaj kishin vazhduar dhe ishin futur mbrenda në aeroportin e Sllatinës. Pa lejen e Shtabit të NATO-së.

Kjo na ishte një çmenduri ruse që askujt nuk i kishte shkuar ndërmend se do të ndodhëte ashtu, por që nuk është për t’u çuditur me to.

Nga marrëveshja ushtarake e NATO-së kjo zonë ishte caktuar që të jetë nën kontrollin Britanez, të cilët ishin në rrugë e sipër nga Maqedonia për në këtë vend ku veçse njësia ruse ishte vendosur aty, e që kuptohet sigurisht se për qëllimet e tyre strategjike.

Deri sa po çlodheshim, gjatë mbrëmjes së sotme në orën 22:00 ndëgjuam një eksplodim. Mbrenda disa sekondash menjëherë na lajmëruan nga Policia Ushtarake e Shqipërisë që kishin zyrën në anën tjetër të ndërtesës ku ishim ne, për një aksident të një aeroplani Britanez që sapo kishte ndodhur. Ai gjatë ngritjes së fluturimit nga aeroporti i sapondërtuar i Kukësit (aeroport i cili sapo ishte rindërtuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe) kishte ra edhe kishte filluar të digjej. Kjo ngjarje që ndodhi ishte krejtësisht afër nesh, në një distancë më pakë se një kilometër. Me të ndëgjuar për ndodhinë, njoftuam Shtabin në Rinas dhe i kërkuam ndihmë për të shpëtuar ekuipazhin e aeroplanit, dhe menjëherë u nisën për t’i dalë në ndihmë, kurse mua më lanë që të presë me një bateri sinjalizues në dorë për të pritë helikopterët që i kishim kërkuar për ndihmë nga Shtabi i Rinasit. E që kur të arrijnë, unë t’i japë atyre shenjë me atë lloj baterie për vendin e aterimit në oborrin tonë. Aeroplani kishte pasë rënë jashtë rrethojës me tela gjembash të pistës së aeroportit të Kukësit, dhe nuk ishte aspak larg nga çadrat e refugjatëve të Kosovës, në një distancë rreth 200-300 metrash. Ishte fat që kishte rënë pakë më largë prej çadrave, se për ndryshe do të kishte shkaktuar një tragjedi të madhe njerëzore me pasoja shumë të mëdha. Po, pasi se aty ishin të strehuar me mijëra refugjatë të Kosovës. Pasi arriti në vendëngjarje njësia jonë atje, gjeti aeroplanin të mbuluar tërësisht në flakë, ku menjëherë kishin arritë që të evakuojnë të tërë

personelin njerëzorë prej 12 vetash së bashku me ekuipazhin që kishin qenë në aeroplan. Ishte një fat dhe falë ndihmës së Njësisë Speciale të Armatës Amerikane që ishim në Kukës që me shumë sukses i shpëtoi që të gjithë ata që kishin qëlluar në atë Aeroplan përveçëse disave që kishin pësuar lëndime trupore. Në ndihmë për evakuim erdhën edhe 3 helikopterët “Black Hawk” të Armatës Amerikane dhe1 helikopter i Armatës Belge, kurse ai i Armatës Franceze pasi se na thanë se po vijnë për t’i evakuar të lënduarit e aeroplanit, menjëherë na zhgënjyen sepse pas disa minutash na lajmëruan se nuk do të vijnë. Nga vendi i ngjarjes së aksidentit të lënduarit u transferuan për në spitalin e Tiranës. Për sigurinë e fluturimit të helikopterëve ushtarak gjatë ndihmës së tyre këtu në afërsi të qytetit të Kukësit, gjatë kësaj kohe na u paraqitën edhe 6 aeroplanë luftarak të NATO-së për sigurinë e helikopterëve për çfarëdo rasti, dhe të cilët ndihmuan edhe duke na e ndriçuar qiellin e errët me llojet e tyre të fishekëzjarreve (flares), të cilët i lëshonin kohë pas kohe nga një lartësi e lartë në qiell. Ky operacion i ndihmës së evakuimit të tyre zgjati për disa orë, derisa u evakuan që të gjithë të lënduarit edhe u sigurua vendi i ngjarjes së aksidentit për hetimet e më tutjeshme.

Informacionet e 24 orëve të fundit

Sipas informatave të sotme të NATO-së gjerë më tani personeli prej 4,000 ushtarësh jugosllav ishte tërheqë prej teritorit të Kosovës, kurse gjatë ditës së sotme gjithëashtu kishim 399 fluturime të aviacionit të NATO-së të cilët në përgjithësi ishin në mbikqyrje dhe vëzhgimin e trupave të armikut serb.

Gjatë kampanjës së bombardimeve 78 ditore, kishim në fluturim mbi 1,000 aeroplanë të forcave të NATO-së të cilët bënë 35,219 fluturime duke gjuajtur 23,000 municione (bomba, raketa etj.).

Gjatë ditës së djeshme kishim arritjen e 700 ushtarëve në Maqedoni duke e rritë numrin e forcave të KFOR-it në 19,300 trupa. Hyrja e trupave të parë të KFOR-it në Kosovë nga Maqedonia pritej për sot, mirëpo për shkaqe të ndryshme hyrja e tyre u shty ndoshta edhe për 24 orë më vonë.

Nga diplomacia kishin vazhduar edhe më tej bisedimet rreth pjesëmarrjes së trupave ruse, sepse ata ende insistonin që trupat të kenë sektorin e tyre si dhe të mos jenë nën komandën e NATO-së. Gjenerali rus Ivachov i cili ishte negociator tha: “Nëse ne nuk mundemi me ardhë deri te pajtimi me palën amerikane, ne do ta caktojmë me palën jugosllave që të kontrollojmë një sektor në vete”, për derisa Talbott tha bindshëm se nuk do t’i jipet sektor në vete palës ruse për shkak se do ta çonte në coptimin e Kosovës!

Zëdhënësi i NATO-së nga forcat e SFOR-it në Bosne, lajmëroi se një kontingjent rus prej 150 trupave paqëruajtëse nga Bosna ishin nisur drejt Kosovës. Mirëpo zyrtarët rus thanë se ata do të pritnin në jug të Serbisë për derisa të bëhet marrëveshja për të hyrë si trupa paqëruajtëse në Kosovë me një komandë të përbashkët…

 

E shtunë, 12 qershor 1999

Siç po shifet edhe sot, për neve do të jetë ditë monotone, pasi se me nënshkrimin e Marrëveshjes Tekniko Ushtarake të Kumanovës, punës tonë veçëse po i numëroheshin ditët e fundit e që po vinte drejt përfundimit! Meqenëse nuk ishim të nxanun aq shumë Kapiteni Wiggis me disa pjesëtarë të grupit vendosën që sot të shkojnë për vizitë deri te kolegët e tyre. Pra tek grupi tjetër që ishin të vendosur në Krumë, kurse mua me dy pjesëtarët e tjerë na lanë që të kujdesemi nëse na vjen ndonjë send prej Gjeneralit Kudusi Lama.

Pas largimit të tyre në orën 9:00 para dite, më telefonoi Gjenerali Lama për të më bërë me dije se donte që të takohet me kapitenin Wiggis! Pasi se i tregova se ata ishin nisur për në Krumë, Gjenerali insistoi që unë të shkojë me ndonjë pjesëtarë tjetër të njësisë tonë për ta takuar atë në zyrën e tij. I tregova kolegut tim Dan, pjesëtarit tjetër i Njësisë Speciale të Armatës Amerikane që ishte me ne që nga fillimi ynë në Kukës se na duhet për t’u nisur për tek Gjenerali tani menjëherë.

U nisëm dhe shkuam në zyrën e Gjeneralit Lama, ku si çdo herë edhe sot përsëri ai na priti në mënyrë të ngrohtë vëllazërore dhe shumë miqësore. Biseda ishte kryesishtë për gjendjen mbrenda Kosovës. Por ajo që ishte më me rëndësi, ishte futja e trupave ruse në Prishtinë, e që sipas tijë pasi se këto trupa ushtarake kishin ardhur pa kurrëfarë marrëveshje, që donë të thotë se ata duhej të konsideroheshin si  trupa okupuese armike! Ky farë kontingjenti rus kishte qenë tani prej disa vitesh për ruajtjen e paqes në Bosne dhe Hercegovinë, dhe siç po shifej ata kishin lënë detyrën e tyre. Po, edhe atë pa e pyetur askënd ishin dislokuar dhe  kishin  ardhur  në  Prishtinë,  e  pastaj  kishin vazhduar rrugën për në aeroportin e Sllatinës ku edhe kishin bërë okupimin e tij! Ky ishte një incident që do të shkaktojë mosmarrëveshje në mes të forcave aleate të NATO-së dhe palës ruse. Biseduam edhe për tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova, si dhe veprimet e tyre fashiste gjatë tërheqjes duke dhezë edhe shume shtëpi të shqiptarëve. Por, edhe në shumë raste po i djegnin edhe shtëpitë e veta, e që sipas mendimit tonë ata e bënin ndoshta edhe për shkak të krimeve të bëra nga vetë ata. E tani, ata nuk mendonin që të kthehen këtu, dhe kështu që mos t’ia lënë të tjerëve për t’i shfrytëzuar shtëpitë e tyre! Nga ana tjetër ndoshta ishte që më vonë edhe të thojnë se shtëpitë e serbëve janë djegur nga forcat e UÇK-së dhe shqiptarët pas tërheqjes së tyre, që popullata serbe mos të ketë ku të kthehet më! Këto ishin vetëmse mendimet tona konspirative!

Biseduam edhe për problemin e minimeve të shtëpive të vendbanimeve shqiptare, duke ia minuar dyert, dritaret, enët e kuzhinës edhe kopshtet e shtëpive. Pasi përfunduam bisedën përsëri u kthyem në zyrën tonë, ku tani po prisnim urdhërin për të ardhmen tonë si dhe çka të vepronim më tutje. Pas kthimit tonë në zyrë, Dan me shokun e tij ia transmetuan përmbajtjen e kësajë bisede edhe Gjeneralit Hendrix i cili pa kurrëfarë pritese vendosi që të na vijë tek ne në Kukës, për ta takuar personalisht ai vetë Gjeneralin Kudusi Lama. Ai na porositi që ta njoftojmë Gjeneralin se ai do të vijë te ne në orën 15:00 për t’u takuar. Në orën 15:00 pasdite, si zakonisht te ne mbërriti Gjenerali amerikan Joe Hendrix me helikopterët ushtarak, dhe po në të njejtën kohë arriti edhe Gjenerali shqiptar Kudusi Lama.

Takimi mes tyre ishte shumë miqësorë, pas përshëndetjeve dhe përqafimeve të tyre menjëherë e filluan bisedën rreth shqetësimit të tyre për hyrjen e trupave ruse në Aeroportin e Prishtinës. Pikërishtë aty ku duhej vendosur Shtabin Qendrorë të aleancës së NATO’s për tërë Kosovën, e që sipas marrëveshjes ushtarake ishte diçka e pa imagjinueshme për të gjithë se si një fuqi botërore do të vendosë kësisoji kokë në vete! Sipas fjalëve të Gjeneralit Hendrix, mendohej se mos ishte bërë edhe ndonjë marrëveshje e fshehtë në mes të forcave ruse dhe asajë të ushtrisë jugosllave, që po sa të tërhiqen forcat serbe, të futen dhe të zëvendësohen me ato ruse. Ndoshta me qëllim që të mbanin pjesën të cilën edhe po ëndërronin, pra për kontrollin e Trepçës dhe disa pjesëve të tjera më të pasura të Kosovës. Apo ndoshta edhe me qëllime tjera të ndërrimeve teritoriale.

Sipas fjalëve të Gjeneralit Hendrix, një gjë e tillë as që vjen parasyshë dhe nuk do të lejohet kurrësesi. Një gjë të tillë ne gjithnjë e kemi pritur dhe na e ka marrë mendja se do të ndodhë, sepse në të gjitha marrëveshjet ruso-amerikane, ata janë munduar që të na tradhëtojnë, edhe na tha:”Ndarja e Kosovës nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që të ndodhë”!

Gjatë bisedës Gjenerali Hendrix i premtoi Gjeneralit Lama se pasi se të qetësohet gjendja mbrenda Kosovës, do të dëshironte që së bashku me të të shkonin për t’a takuar Gjeneralin Agim Çeku të UÇK-së në Malishevë. Po, atje ku e kishte shtabin e UÇK-së si dhe pastaj të vizitojnë tërë Kosovën. Ai dëshironte që në rend të parë të vizitojnë dhe shtëpitë e refugjatëve të cilat tani veçëse ishin të plaçkitura, të djegura dhe të shkatërruara deri në themel nga bombardimet e forcave fashiste serbe.

Gjenerali Hendrix shprehu dëshirën që gjatë vizitës në Kosovë që të vizitojnë dhe një familje Pejane që i njihte dhe kishte miqësi të mirë tani një kohë të gjatë nga vendbanimi i tij në Amerikë. Që të dy Gjeneralët ishin tepër të kënaqur për bashkëpunimin dhe miqësinë që kishin krijuar në mes vete, e sidomos edhe me suksesin dhe rezultatet në koordinimin e bombardimeve të aviacionit të NATO-së , aty ku vetëmse amerikanët udhëhiqnin me mbi 60% të bombardimeve mbi forcat jugosllave si dhe mbi tërë Jugosllavinë! U gëzuan gjithashtu shumë, sepse po i jepnin fund njëherë e përgjithmonë mizorive të popullit shqiptarë në Kosovë nga okupatori serb.

Gjenerali Lama shprehi dëshirën që refugjatët kosovarë të kthehen sa më shpejtë në shtëpitë e tyre, dhe t’i përvishen punës edhe ta ringjallin vendin e tyre. Edhe ai vetë shprehi dëshirën që të shkojë për të ndihmuar këtë popull të vuajtur kaq shumë edhe në rimëkëmbjen e vendit.

Gjenerali Lama na tha se më vonë do të kërkojë dorëheqje nga Shteti shqiptar, që ta e lërë edhe postin e tij të Gjeneralit të Ushtrisë së Shqipërisë të Zonës Kufitare të Kukësit, sepse ishte i dhënë me mish e me shpirtë edhe në ç’do mënyrë që të jetë e mundur që ta ndihmojë popullin e tij shumë të dashur, popullin shqiptarë nga Kosova!

Nga fillimi kur u njohëm me Gjeneralin Lama, tek ai pamë se ishte i vendosur dhe i përkushtuar 100% në çfarëdo sfide që t’i vinte, përzgjidhjen e çështjes me fitoren e luftës. së popullit shqiptarë kundër gjakatarëve serb. Për kohën që kaluam në punë së bashku Maj-qershor1999, në zyrën e tij në Kukës, lirisht mundë të  them se  Gjenerali Kudusi Lama  ishte  një  prej  patriotëve  më  të mëdhenj të kombit shqiptarë që kisha takuar. Në fytyrën e tij shpeshëherë pashë edhe lotët e dhimbjes dhe pikëllimit për luftëtarët e lirisë, për pjesëtarët e UÇK- së kur pësonin ndonjë humbje. Kjo ishte gjëja e cila më lëndonte shpirtin edhe mua personalisht, sepse edhe unë kisha të njejtat dhimbje, por i kujtojë edhe gëzimet që ndanim me të kur ishte kulmi i sukseseve! Për Gjeneralin Kudusi Lama mundë të them lirisht se ai është hero i ditëve tona. Ndjehem i privilegjuar që pata rastin të bashkëpunojmë me një personalitet të tillë siç ishte ai.Gjeneral Lama ishte në gjendje që të sakrifikonte gjithëçka, vetëm e vetëm për fitimin e lirisë së popullit të tij shqipëtarë. Me të punuam pa ndërprerë, pa kurrëfarë orari, ku për 24 orë gjithmonë ishim të gatshëm për aksion që të përmbyllim vuajtjet e mëse 2 milion shqiptarëve që kishin lënë shtëpitë e tyre nga armiku kriminel-gjakatarë serb.

Gjeneral Lama kishte përfituar mirënjohjet e konsiderueshme edhe për: trupat e  aleancës së NATO-së, e në veçanti për njësitë Ushtarake të Armatës Amerikane, si dhe bashkëpunimin vëllazëror me Lt. Gjeneralin Amerikan John Hendrix, si dhe neve të njësisë tonë të Forcave Speciale të Armatës Amerikane në Kukës, si dhe ndihmën e Forcave Ajrore të NATO-së pa ndihmën e të cilave fitorja do të ishte shumë më e vështirë.

Gjatë përqafimit lamtumirës me Lt. Gjeneralin Hendrix, Gjenerali Lama tha: “Ky është personi që me mish e me shpirtë iu përkushtua detyrës së fitores, dhe me punën e tijë të pandalshme e gjunjëzoi dhe e detyroi Presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviqin që të gjunjëzohet dhe të nënshkruaj KAPITULIMIN,” për çka edhe vetë Gjenerali Hendrix patë shprehë dëshirën që në fund do të donte që edhe ta shqelmonte liderin fashist serb Millosheviqin. Fjalë të cilën unë ia përkujtova atij sepse na e kishte thënë neve gjatë vizitës së tij në Kukës para disa kohësh. I habitur Gjenerali Hendrix me buzëqeshi dhe më tha: “Po, po por nuk po na lejojnë të tjerët!”

Gjenerali Hendrix gjithashtu ishte shumë  i kënaqur edhe për punën që bënë pala e UÇK-së me luftën e tyre, e sidomos me furnizimin e listave të objektivave të caqeve me lëvizjet dhe vendëndodhjen e forcave të armikut serb, ku me të cilat informata na ndihmuan në sulmet e caqeve të bombardimeve që ndërmorrëm. Ai pati fjalë shumë të mira për UÇK-në e cila luftoi në mënyrë profesionale dhe me trimëri dhe me moral jashtëzakonishtë të lartë, dhe nuk bënë kurrëfarë flliqësire siç po vepronin luftëtarët e armikut jugosllav.

Kjo bisedë u zhvillua mbi pullazin e objektit ku e kishim adaptuar në vendë pushimi, me tavolinën dhe karrikat e drurit që kishim bërë mbi të, të vendosur mbi stacionin e Policisë Ushtarake të Shqipërisë.Aty në një vend ku i kishim ndërtuar edhe shkallë për t’u ngjitë lartë, dhe atje lartë një tavolinë me karrika për rreth të ndërtuara nga pjesëtarët e grupit tonë, prej nga na bëhej më lehtë dhe vëzhgimi i bombarduesve të aviacionit të NATO-së.

Për këtë punë të grupit tonë mbetën të habitur që të dy Gjeneralët se si në një mënyrë profesionale dhe kaq të përsosur e kishin rregullu këtë pikë vrojtimi dhe pushimi.

Gjatë kësajë bisede filloi të fryej një erë e fortë nga mali i Gjallicës që ishte përballë neve. Era u rritë aq shumë saqë gjithëçka filloi të luhatej, kurse Gjeneralët ishin të thelluar aq shumë në bisedë sa më duket se as që ndienin për erën e madhe që po fryente.

Diku gjatë përkthimit të bisedës nuk mu durua, edhe iu luta nëse pranojnë do të ishte më së miri që të zbresim poshtë në zyrën tonë që e kishim në përdhesë, për çka u pajtuan që të dy me propozimin që iu dhashë dhe menjëherë zbritëm poshtë. Pas zbritjes bisedën e vazhduan edhe për një kohë në zyrën tonë që kishim. Biseda që zhvillohej ishte shumë e ngrohtë në mes tyre, ishte bisedë vëllazërore në mes dy shokëve të ngushtë me profesion dhe qëllim të njejtë, dhe që kishin një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë. Nga fundi i bisedimeve Gjenerali Lama shprehi faleminderimet e tij të përzemërta të bashkëpunimit si dhe mu faleminderua edhe mua personalisht për ndihmën me përkthimet dhe këshillat e mia që kisha bërë. Kësajë here Gjenerali Lama gjithëçka e kishte të qartë, dhe se gjithëçka kishte kuptuar mirë gjatë bisedës me Gjeneralin Hendrix. Para se të nisej Gjenerali Hendrix për në shtabin e tij na u lutë që të bëjmë edhe disa fotografi me Gjeneralin Lama si dhe së bashku me grupin tonë bashkëpunues.

Kërkoi të bëjmë foto para një dërrase që kishim bërë në murë, e ku kishim të shenuara shumicën e humbjeve të forcave të armikut pas çdo sulmi nga bombarduesit e NATO’s që kishim koordinuar grupi ynë. Në dërrasë shenoheshin numri i të vrarëve serb, numri auto-blindave, tankeve, artilerisë si dhe automjeteve ushtarake të shkatërruara nga bombardimet, për të cilën punë që të dy Gjeneralët haptas na u faleminderuan dhe e vlerësuan punën tonë si dhe thanë se aksionet tona ishin ndër më kryesoret që detyruan dorëzimin dhe kapitulimin e ushtrisë jugosllave.

Na faleminderuan veçë e veçë secilit dhe të gjithë  grupin  “Zorro”  (shifrën  që  kishim  ne gjatë Operacionit të Forcave Aleate).Siç po shifej ky do të ishte ndoshta edhe takimi i fundit i dy Gjeneralëve që aq ngushtë kishin bashkëpunuar në mes vete gjatë të gjithë këtijë operacioni, i cili e kishte detyruar palën e armikut për të përfunduar ëndërrën e tyre shekullore për të mbajtur nën okupim tokat e Dardanisë -të Kosovës, si dhe në nënshkrimin e “Kapitulimit” të shtetit fashist serb…

Me këtë takim të përbashkët gjithashtu edhe qëndrimit tonë në Kukës i kishte ardhë fundi. Sot u njoftuam se në ditën e nesërme na duhej që të nisemi për në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-së në Rinas në afërsi të Tiranës, dhe prej ku do të na caktohej drejtimi dhe lëvizja jonë drejt Kosovës së çliruar. – Kosovës së Pavarur!!!

Prej sot edhe titulli i misionit tonë ndryshon nga forca sulmuese ”Operacioni i Forcave Aleate” në atë të misionit paqeruajtës të KFOR-it “Task Forca Skifteri”.

Prej sot filloi edhe hyrja e trupave paqeruajtëse nën komandën e NATO-së me emrin KFOR –rit, për në Kosovë, ku menjëherë do të fillojë ngritja e kampit më të ri ushtarak për forcat e ushtrisë Amerikane në Kosovë i quajtur Kampi “Bondsteel” në Sojevë të Ferizajit, dhe më vonë do t’i shtohet edhe një kamp tjetër për forcat Amerikane ai i grupit tjetër që do të quhet Kampi “Monteith”që do të vendoset në kazermën ushtarake të ish armatës jugosllave (JNA) në Gjilan.

Trupat paqëruajtëse të NATO-së në Kosovë do të ndahen në 5 sektore të ushtarakëve paqëruajtës: Sektori Amerikan (Sojevë dhe Gjilan), Italian (Pejë), Gjerman (Prizren), Francez (Mitrovicë) dhe ai Anglez (Prishtinë).

Informacionet e 24 orëve të fundit

Në Cologne rreth 40 shtete nënshkruan “aktin e stabilitetit” për Ballkanin, si nënshkrues ishin edhe shtetet e G 8, me qëllim që të rindërtojnë dhe riforcojnë gjendjen ekonomike në Kosovë dhe të gjithë regjionin. Ai gjithashtu ia përkujtoi edhe popullit serb për derisa të përkrahin Presidentin Millosheviq, shteti i tyre nuk do të marrë kurrëfarë ndihme nga perëndimi.

Sekretarja e Shtetit Amerikan Zonja Albright gjatë ditës së sotme arriti në Maqedoni në vizitë të kampit të refugjatëve kosovarë, si dhe aty takoi edhe ushtarët amerikan.

Presidenti Clinton iu gëzua tërheqjes së trupave serbe nga Kosova si dhe ndërprerjes së bombardimeve të NATO-së si “fitimtare”, gjithashtu premtoi se së bashku me Bashkësinë Evropjane do të ndihmojnë Kosovën me resurse që kanë nevojë.

Sipas UNHCRsë numri i refugjatëve në regjion është 780,200; në Shqipëri 444,200 Maqedoni 244,500 Mal të Zi 69,800 Bosna 21,700.

E diel 13 qershor 1999

Sot ishte një ditë e nrgohtë dhe e bukur, ishte një ditë e fitores por edhe një ditë e mërzitëshme sepse sot po ndaheshim nga Komanda e Armatës së Republikës së Shqipërisë, me të cilën bashkëpunuam për gati dy muaj, dhe ndarja nga qyteti piktoresk i Kukësit si dhe i falënderohemi e dhe qytetarëve të sajënë mikpritjen e tyre.

Me t’u zgjuar nga gjumi menjëherë filluam përgaditjet për udhëtim, së pari bëmë mbledhjen dhe paketimin e gjësendeve që kishim, dhe para nisjes tonë për udhëtimin drejt Shtabit Amerikan në Rinas, tani para largimit tonë nga Kukësi po pritnim të takonim edhe shokun, mikun dhe vëllaun tonë më të dashur, njeriun me të cilin bashkëpunuam për gati dy muaj Komandantin e Divizionit të Kukësit Gjeneralin Kudusi Lama!

Në orën 11:00 para dite na erdhi Gjenerali Kudusi Lama në takimin e fundit lamtumirës me Njësinë tonë të Forcave Speciale të Armatës Amerikane, i cili erdhi dhe me vete na kishte sjellë edhe nga një shenjë kujtimi të bashkëpunimit tonë që kishim patur deri më sot. Gjenerali Lama me vete kishte sjellë për secilin pjesëtarë të njësisë tonë disa dhurata të bukura modeste dhe me shumë vlerë. Secilit prej nesh na kishte sjellë nga një Flamur Kombëtarë të Shqipërisë dhe nga një panoramë shumë të bukur me pamjen e veshjeve kombëtare të zonave të ndryshme shqiptare. Ishin shenja me shumë vlerë, dhurata që do t’i ruajmë me nostalgji në shenjë kujtimi për tërë jetën tonë dhe për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe mundë të them edhe se bashkëpunimin historik që patëm!

Gjatë këtijë takimi lamtumirës iu faleminderuam Gjeneralit Kudusi Lama për bashkëpunimin e ngushtë që patëm, si dhe mikëpritjen dhe kujdesin ai dhe i tërë stafi i tij që treguan ndaj neshë gjatë gjithë kohës derisa ishim aty. Mbetemi me shpresë që të takohemi përsëri, por kësajë here së pari në Kosovën e Lirë, për të cilën ëndërruam edhe sakrifikuam kaq shumë.

Në ndarje me Gjeneralin Lama edhe njëherë u përqafuam si vëllau më vëllanë duke i dëshiruar njëri tjetrit shëndet me jetë të gjatë, dhe të gjitha të mirat e kësajë bote!

Gjithashtu i faleminderohemi edhe qytetarëve të Kukësit për ndihmën dhe mikëpritjen që na e bënë kudo që shkuam.

Në orën 12:00 në mesditë, u nisëm drejtë Rinasit me dy automjetet tona Hamvee’s që kishim në dispozicion që nga fillimi. Kaluam nga Kukësi drejtë maleve të larta të Mirditës. Ishte një rrugë e gjatë dhe mjaftë e vështirë, e cila nga lartë na jepte një pamje magjepëse dhe spektakulare me maje të larta të maleve, disa prej të cilave në majet e tyre mbanin dëborë e që dukej sikurëse t’ia kishin veshur plisin e bardhë shqiptar, si dhe luginave  të bukura  që shtriheshin para neve në horizont. Gjatë rrugës pamë edhe disa vendbanime të vogla dhe shumë piktoreske!

Ndoshta po përshkonim rrugën e zonjës Eith Durham e cila në përshkrimet e saja na e kishte përshkruar diçka të ngjajshme, në kujtimet e saja mjaftë mbresëlënëse për Shqipërinë dhe popullin trim dhe bujarë shqiptarë.

Në Rinas arritëm dikur në mbrëmje, rruga ishte mjaftë e gjatë e që na zgjati rreth 7 orë udhëtimi me automjetet tona ushtarake. Në të arritur në kampin e Armatës Amerikane në Aeroportin e Rinas’it afër Tiranës, nga lodhja e rrugës menjëherë zumë një çadër, i shtruam thasët tonë të gjumit edhe pas një kohe të shkurtër që të gjithë pjesëtarët e njësisë tonë fjetëm, me qëllim  që të  jemi të  gatshëm për  udhëtimin e nesërm i cili ishte edhe i gjithë qëllimi i këtijë rrugëtimit tim të gjatë prej SHBA-së për në Kosovë. Por kësajë here po shkonim në Kosovën e Lirë, atje ku do të takojmë edhe njerëzit tanë më të dashur! (vijon)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ankesë e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në…