Një jetë kushtuar atdheut/ Përfundimi i kampanjës 78 ditore të bombardimeve të NATO-s

31 mars 2023 | 23:59

AJAZ EMINI – Ditari (VIII)

Në kampanjën 78 ditore të bombardimeve mbi forcat serbe dhe shtetin e ashtuquajtur Jugosllavi, ku kishin mbetur vetëm se Serbia dhe Mali i Zi, kontribuuan 19 shtetet, shtete të Aleancës së Atlantikut, dhe ata ishin: Belgjika, Kanada, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Spanja, Turqia, Mbretëria Britanike (Anglia) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Koha e sulmit: Ora 14:00 sipas kohës EST, 24 Mars 1999

Pezullimi i bombardimeve: Ora 10:00 sipas kohës EST, 10 Qershor 1999

Kampanja bombarduese u ndërpre në: Ora 10:50 sipas kohës EST, 20 Qershor 1999

Forcat e armikut:

Forcat Tokësore: 114,000 ushtarët e rregullt edhe 1,400 armë artilerike.

Forcat Kundër-Ajrore: 100 raketa tokë-ajër: përzierje e SA-2, SA-3, SA-6, SA-7, SA-9, SA-13, SA-14

dhe SA-16. Që të gjitha këto armë ishin rrezik i madh për fuqinë ajrore të NATO-së. Jugosllavia gjithashtu kishte edhe 1,850 armë artilerike mbrojtëse kundër- ajrore

Forca Ajrore: 240 aeroplanë luftarak, duke marrë MIG-21 edhe MIG-29, si dhe 48 helikopterë luftarak.

Forcat Ekranizuese: 1,270 tankeve T-72, T-74, T- 55 dhe M-84 si edhe 825 automjeteve të blinduara luftarake.

Brenda dhe rreth Kosovës kishin rreth 40,000 trupat e armatosura me tanke dhe APC’s.

Pjesëmarrja e SH.B.A.: Gjithsejtë më; 31,600 persona

-Personel Tokësorë -18,400 trupa

-Personel Detarë -13,200

Forcat Detare:

-Cruisers: USS Vella Gulf (CG 55)

-Destroyers: USS Gonzales (DDG-66), USS Ross (DDG-71) edhe USS Peterson (DD969)

-Aeroplanë mbajtësit: USS Theodore Roosvelt (CVN 71)

-Nëndetëse: Albuquerque (USS 706) edhe USS Boise (SSN 764)

The Kearsarge Amphibious Ready Group: USS Kearsarge (LHD4), USS Ponce (LPD 15) dhe USS Gunston Hall (LSD 44)

Kontribuesit e Aleancës Detare në Operacionin e Forcave Aleate

–              2 Aeroplanë mbartëse (UK/FR)

–              1 Nëndetëse (UK)

–              6 Destroyeers (UK/FR/GR/IT)

–              10 Frigates (UK/SP/TU/IT/NL/GE/GR)

Asetet e kampanjës ajrore:

–              F-15 Strike / Eagle (Aeroplan sulmi Ajër- Tokë)

–              F-16  Fighting  / Falcon  (Aeroplan  luftarak shumë dimensional)

–              F-117     Nighthawk          (Aeroplaneluftarak         / sulmues)

–              B-52 Stratofortress (Aeroplan bombardues i rëndë)

–              B-1B Lancer (Aeroplan tej-oqeanik, me rol shumë dimensional, bombardues i rëndë)

–              B-2  Spirit  (Aeroplan  shumë-dimensional, bombardues i rëndë)

–              A-10 Thunderbolt II (Aeroplan ndihmës i afërt)

–              KC-135  (Aeroplan  tanker  për  rimbushje karburantësh)

–              KC  -10A  Extender  (Aeroplan  tanker  për rimbushje karburantësh)

–              F-14 Tomcat (Aeroplan luftarak)

–              AV-8B Harrier (Ndihmës i afërt ajrorë)

–              EA-6B    Prowler                (Aeroplan për luftë elektronike)

–              AC-130 Spectre (Aeroplan ndihmës ajrorë, ndërlidhës dhe zbulimi)

–              AC-130  Hercules  (Aeroplan bartës brenda arenës)

–              C-141 Starlifter (Kargo dhe transportues i trupave)

–              C-17 Globemaster III (Kargo dhe transportues i trupave)

–              FA-18 Hornet (Aeroplan luftarak)

–              E-8C Joint  Stars (Aeroplan zbulimi  nga toka)

–              RQ-1A Predator (Aeroplan shumë dimensional, zbulimi etj.)

–              Hunter (Aeroplan pa pilot)

–              AH-64A Apachee (Helikopter sulmues)

–              C-5A (Aeroplan shpëtimi)

Ndihma Ajrore e Aleancës në Operacionin e Forcave Aleate:

–              277 aeroplanë

–              192 aeroplanë luftarak/bombardues

–              63 aeroplanë ndihmës

–              19 aeroplanë zbulues (reconnaissance)

–              3 helikopterë

Sipas informatave të NATO-së SHBA ishte lideri kryesorë me numrin pjesëmarrës të flotës së aviacionit si dhe me numrin e sulmeve mbi objektivat e armikut serb.

Nga fillimi i Operacionit të Forcave Aleate të NATO-së në 24 Mars 1999, atëherë kur kishin planifikuar të sulmohen veçëse 51 caqe, (për shkak se parashikohej që operacioni do të zgjasë vetëm se 2-3 ditë, derisa të dorëzohej Millosheviqi) e deri më 10 qershor 1999, në nënshkrimin e kapitulimit serb të “Marrëveshjes Tekniko Ushtarake të Kumanovës”, u realizuan mbi 3800 fluturime, dhe i tërë operacioni ishte planifikuar për 5 faza, e kurse Serbia bëri dorëzimin vonë në fazen e 4’të.

Gjatë kësajë kohe u bombarduan mëse 976 caqe, për shkak se NATO nuk e kishte paraparë se do të jetë kampanjë kaq  e  gjatë ashtu siç ndodhi. Secili  nga 807caqet e më vonshme bëhej me propozimin, rishikimin dhe aprovimin prej  pjesëmarrësve të NATO-së, e që na tregon se ishte operacion mjaftë i ndërlikuar, sepse në mes vete palët kishin mjaftë kundërshtime që shkaktonin pengesa edhe në efikasitetin ushtarak të operacioneve. -Numri më i madh i propozimeve  për  bombardimet  e  caqeve potenciale ishin edhe prej SHBA-së, për shkak se ata ishin edhe forca kryesore që ishin në këtë arenë të sulmeve, përshkakse e kishin edhe forcën më të madhe të aseteve të intelegjencës në skenën e luftës! Kurse në anën tjetër pjesëtarët tjerë aleate të NATO-së kishin caqe aq sa kishin mundë t’i gjejnë vetë ata!

Gjatë këtijë operacioni u shfrytëzuan 1031 aeroplanë si dhe mbi 30 anije luftarake dhe nëndetëse. Bombardimet e NATO-së në përgjithësi bëheshin nga një lartësi rreth 5,000 metrash apo 15,000 feet, që e bënte të pamundur që të qëlloheshin nga armë të kundërajrore të armikut, të forcave jugosllave.

Objektivat e propozuara i jipeshin Këshillit të Përbashkët Koordinues të caqeve të cilët udhëhiqeshin nga Lt. Gjenerali Michael Short, i cili ishte komandues për Aleancën e Forcave të Evropës Jugore (AFSOUTH) edhe Nën Admirali Daniel Murphy dhe komandues i Forcave Sulmuese dhe Forcave Ndihmëse të AFEJ (AFSOUTH).

Këshilli pastaj ia kalonte objektivat e propozuara komandës ndërlidhëse, së pari Komandës AFSOUTH Admiralit James Ellis dhe pastaj tek SACEUR Wesley Clark.Gjenerali Clark secilin objektiv veçë e veçë e rishikonte vetë për të vendosë se a hyjnë mbrenda rregullave të dhanuna nga Këshilli i Atlantikut Verior. Menjëherë pas aprovimit të caqeve të propozuara nga Clark’u pastaj fillonte procesi i rishikimit politik të caqeve.

Gjatë javës së parë të kampanjës ajrore të NATO- së, secili objektiv kishte për t’u rishikuar veçë e veçë nga secili shtet pjesëmarrës. Verifikimi bëhej nga oficerët ushtarak dhe udhëheqësit politik të secilit prej19 shteteve të NATO-së pjesëmarrëse, duke i bërë analizat specifike të tyre dhe duke parashikuar edhe numrin e viktimave civile që do të shkaktoheshin nga bombardimi.

Sipas Pentagonit llogariten se mëshumëse 80% të caqeve të goditura në katër javët e para ishin sulmuar edhe më tepër se një herë.

Pas disa javësh të bombardimeve, Këshilli i NATO-së vendosi që ta largojë veten nga rishikimet për shkak të kohës që po merrte, edhe t’ia besojë në përgjithësi Gjeneralit Wesley Clark.

Sipas Clark’ut secili shtet kishte avokatët e tyre që të rishikojnë prej së afërmi caqet para se pilotët e tyre të fluturojnë për t’i qëlluar. Secili pjesëtarë i aleancës së NATO-së kishte të drejtën e tyre për veto në këto caqe, si shembull konkret Holanda në vazhdimsi kundërshtonte bombardimin e Pallatit Presidencial (të Millosheviqit) në Beograd, për shkak të vizatimeve të artistit të mirënjohur Rembrand, që ishin të vendosura në muret e katit të parë të ndërtesës së presidentit serb.

Sekretaresha e Shtetit, Medelaine Albright për çdo ditë kishte tele-konferencë me ministritë e punëve të jashtme të 5 shteteve: Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë dhe e cila me shumë sukses e mbajti bashkimin e unionit të shteteve.

Prej19 shteteve të aleancës së NATO-së, Franca ishte ajo e cila ushtronte të drejtën e vetos më së shumti, si dhe në vazhdimsi refuzonte që të autorizojë bombardimin e caqeve përmbrenda Mali të Zi, për të cilët thonin se nuk duhet sulmuar ato sepse ato janë më pakë armiqësorë se sa Serbia.

Franca gjithashtu refuzoi që të bombardohen urat e Beogradit, rafineritë e naftës, antena televizive, si dhe largëpërçuesit elektrik mbrenda Serbisë.

Në 78 ditët e bombardimeve të NATO-së, që filloi nga masakra e Reçakut më 24 Mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Tekniko Ushtarake të Kumanovës.

Sipas informatave serbe thuhet se nga pala e tyre kishte rreth 2,500 të vrarë, 12,500 të plagosur, 470 Km. rrugë të shkatërruara si dhe 600 Km. hekurudhë të shkatërruar.

Sipas informacioneve të NATO’s, gjatë këtijë operacioni thuhet se sulmuesit e NATO’s armikut jugosllav i vranë mëse 5,000 ushtarë, rreth 10,000 ushtarë të lënduar, i shkatërruan 121 aeroplanë dhe helikopterë, 120 tanke, 220 autoblinda, 339 automjete ushtarake dhe 450 sisteme artilerike të shkatërruara.

Nga pala e NATO-së ishin vrarë 2 ushtarë amerikan në aksident të helikopterit Apache AH-64, 2 aeroplanë të rrëzuar, 3 aeroplanë të dëmtuar dhe 2 helikopterë Appachee AH-64 të cilët patën aksident dhe ranë në malet e Shqipërisë gjatë manovrimeve të natës.

Nga aviacioni i NATO-së thuhet se u vranë 489- 528 civilë kosovarë.

Nga pala shqiptare kishte të vrarë dhe të humbur 8,676 njerëz, dhe mbi 90% e popullatës civile ishte dëbuar nga shtëpitë e tyre. Numri total i tërë popullatës civile të vrarë në Kosovë kishte mbërrijë në 13,548 njerëz (shqiptarë, serb, boshnjak, romë etj.) (vijon).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se ka…