Një jetë kushtuar atdheut/ Rruga drejt operacionit të NATO-s në Kosovë – Ditari (IV)

27 mars 2023 | 14:58

AJAZ EMINI – Ditari (IV)

Rruga drejt operacionit të Forcave Aleate (Operation Allied Force) të NATO-s, Shqipëri-Kosovë

Shkurt 1999

Fillova interesimin për kyçje në Batalionin “Atlantiku”, që po rritej dita ditës nga të rinjtë dhe të rejat shqiptare të  diasporës këtu në SHBA,  për t’i shkuar në ndihmë vëllezërve dhe motrave shqiptare në Kosovë, si dhe për ta ndihmuar UÇK-në në frontet e luftës kudo që lypej kundër armikut shekullor serb.Vura kontakte me disa aktivistët e çështjes kombëtare që po njihja, të cilët kishin njohuri më të qarta në lidhje me këtë organizim. Isha duke pritë përgjigjet nga shokët e bisedës, por në lidhje për interesin tim ende nuk e kisha njoftuar familjen time më të ngushtë pasi se e dija shumë mirë reagimin e tyre. Meqenëse ende nuk i kisha tregu asgjë për planet vetiake bashkëshortes dhe fëmijëve, rastësisht duke shfletuar dhe lexuar diçka në një gazetë Kroate, papritmas duke shfletuar aty pashë një kërkesë ku po kërkohej përkthyes shqip-anglisht-serbo/kroatisht dhe ishte diçka që më tërhoqi vëmendjen duke menduar se ndoshta kjo për mua do të ishte rruga më e mirë që të kyçem në ndihmë direkte të popullit tim nga vija e parë e frontit me Forcat e Ushtrisë Amerikane. Unë gjithashtu nuk kisha ndonjë eksperiencë ushtarake, pasi se nuk kisha kryer shërbim ushtarak as këtu në Amerikë e as në ish-Jugosllavi, edhe pse ishte obligim në ish-Jugosllavi. Nga fundi i Shkurtit 1999 së bashku  me familjen: Shahdijen, Liridonën dhe Mimozën, vendosëm që të shkojmë në vizitë te balldëzja Ajnishahe Hoxha-Iljazi e cila jeton në Bruklin të Nju Jorkut, por, me një qëllim që të takojë dhe bashkëbisedojë me aktivistët nga Nju Jorku të cilët i dinin gjërat shumë më saktë.

Në të arritur në Nju Jork, gjithmonë e kisha si shprehi që pas arritjes përmenjëherë të shkojë e të blejë edhe shtypin ditor shqiptar që shitej aty afër. Mirëpor kësaj here sipas të gjitha gjasave, me të kuptuar Ajnishahja e motra e Shahadijes se po shkonim në Bruklin tek ajo, para arritjes tonë atje, ajo kishte shkuar dhe më kishte blerë një numër të përditshmes shqiptare “Illyria”nga botuesi Harry Bajraktari, patriot, lobist dhe aktivist i madhë i çështjes kombëtare shqipëtare e cila po botohej në Nju Jork. Gjatë mbrëmjes pas bisedës me familjarët fillova ta e shfletojë gazetën që më kishin blerë, për të parë lajmet më të reja shqiptare. Gjatë shfletimit për menjëherë më ra në sy konkursi për kërkesën e për- kthyesëve shqipëtarë nga Departmenti i Shtetit Ame- rikan, ku shkruante se po kërkoheshin urgjentisht përkthyes shqiptarë për t’iu bashkangjitur Armatës Amerikane në misionin e tyre për në vendet Ballkanike! Për të shkuar përtej oqeanit në vendet e Ballkanit, atje ku veçëse kishin filluar zbarkimin e trupave të Armatës Amerikane së pari në Maqedoni, e më vonë edhe në Shqipëri. Po, sepse tani po pritej edhe sulmi i tyre mbi forcat paramilitaro-ushtarake serbe nga NATO’ja, pasi se pushtetarët amerikan ishin lodhur nga rrenat e përditëshme të Millosheviqit! Departmenti i Shtetit Amerikan nuk kishte besim në premtimet e dhëna nga lidershipi serb, dhe  mu  për  atë  opcioni  i vetëm  amerikan ishte ndërhyrja direket e NATO’s kundër forcave gjakatare serbe, apo siç i quanin ata veten të forcave jugosllave!

Të nesërmen nëpërmjet të telefonit e kontaktova Departmentin  e  Shtetit  Amerikan  për  kërkesën  e përkthyesve për  në Armatën Amerikane. Në  anën tjetër  të  telefonit  u  paraqit  personi  i  quajtur Ivan Podnari,  i  cili  ishte  menaxher  për  një  kompani gjigande amerikane  të  quajtur TRW,e  cila  ishte kompania që kishin marrë kontratën për pranimin edhe egzaminimin e përkthyesve për Departamentin e  Mbrojtjes së Shtetit Amerikan,  dhe  pastaj  për  t’i dërguar në arenën e vendeve Ballkanike. TRW ishte një kompani e madhe dhe shumë prestigjioze e cila po merrej me shumë lëmi të industrisë si dhe inteligjencës. Meqenëse kisha eksperiencë shumëvjeçare në profesionin linguistik dhe eksperiencën e përkthimeve dhe interpretimeve nëpër zyrat e ndryshme të shtetit dhe emigracionit, gjykatave të ndryshme si dhe agjencive të ndryshme amerikane,  thuajse gjithkund ku ishte nevoja më ftonin të përktheja, qëllimisht për t’ua lehtësuar shërbimet të posa ardhurve  shqiptarë por edhe të kombësive të tjera dhe të gjithë atyre që kishin nevojë për përkthyes për gjuhët ballkanike. Pyetja e parë e Ivanit ishte se çfarë eksperience kisha për detyrën që po ofronin? I shpjegova eksperiencën e përkthimit që kisha bërë si punë në të gjitha zyrat e ndryshme pas orarit tani 20 vite rresht! Pasi se dëgjoi përgjigjen time të eksperiencës se çka kisha punuar si linguist, ai disi mbeti i mahnitur. Me eksperiencën që kisha në lëminë e përkthyesit, interesimi i Ivanit për mua ishte tepër i madh, i cili nuk pritoi aspak dhe përnjëherë më ofroi detyrën dhe më pyeti se kur mundë t’ia fillojë punës? Gjatë kësajë kohe kur bisedova me të, unë isha menaxher në një restorant të njohur italian në Cleveland të Ohio’s , e që quhej “Caffe D’Oro”. Po mendoja gjithashtu edhe për Shahadijen e cila ishte menaxhere e njohur, për punën që po kryente shumë herë edhe ishte shpërblyer në Hotelin e mirënjohur “Marriot” të Clevelandit! Ivanit i thashë se më duhet pakë kohë për të vendosur, më së pakti nja dy javë pasi se t’i njoftojmë dhe vendet e punës që kishim! Sipas rregullave të punës në Amerikë, zakonisht para ikjes nga puna duhesh ta njoftosh kompaninë më së paku 2 javë më herët që t’iu japësh mjaftë kohë për të gjet zëvendësimin tendë me punëtorin tjetër.

Po në të njejtën kohë edhe vajzat Liridona dhe Mimoza ishin nxënëse në shkollën fillore, për të cilat duhej parë se si me ia bërë. Iu drejtova Ivanit se unë po vijë, por me kusht që edhe Shahadija të më bashkëngjitet pas qershorit 1999, menjëherë pas përfundimit të vitit shkollorë, atëherë kur edhe fëmijët dalin në pushimin verorë. Përsëri i kërkova që të më japë pakë kohë, që të paktën ta njoftojë dhe t’i japë 2 javë kohë restorantit para se të largohesha nga puna, kudo të punoja dhe të ushtroja dikën tjetër për të më zëvendësuar (sipas rregullave të punës), edhe për më saktësisht i thashë se pasi se të kthehem në Clivelend do të lajmërojë. Me të kthyer në Cleveland nëpërmjet telefonit e kontaktova pronarin e restorantit, të cilin e njoftova për planet që do të ndërmerrja. Në fillim ishte krejt normale, u prek shumë se si kisha mundë që aq shpejtë edhe aq lehtë të vendosi që të largohesha nga një punë e sigurtë që kisha. Nga këtu ku kisha besim jashtëzakonishtë të madh, për të ikë e me u kyçur për një profesioni krejtë tjetër dhe me një pikëpyetje të madhe që nuk po e dija se ku po shkoja? Meqenëse pronari i restorantit ishte me prejardhje arabe, ai përmenjëherë më pyeti se:“ A e kisha mendu ndonjëherë pa marrë parasysh pagesën, sepse ju keni fëmijët e vegjël. Sa përkthyes janë vrarë në profesionin e tyre me Ushtrinë Amerikane në Irak dhe Afganistan? Vetëm në Irak janë vrarë mbi 360 përkthyes, dhe janë lënduar mbi 1200 prej tyre. Në Afganistan gjithashtu janë vrarë mbi 300 përkthyes!”“Po” i thashë, “E dijë shumë mirë se për ku po nisem, e dijë edhe rrezikun që mundë të kem, ndoshta do të jemi edhe në vijën e parë të frontit së bashku me ushtarët amerikan që do të shkojnë, mirëpo kjo është ftesa e atdheut tim që po rënkon. ATDHEU THËRRET : atje ku shumë njerëz po maltretohen, po dhunohen, po vriten dhe po masakrohen, fëmijë, gra, pleq dhe i tërë vendi po digjet në flakë nga neofashistët serb, JA SOT JA KURRË!

17 Maj 1999 Kukës/Shqipëri, Ajaz Emini, Gjenerali Kudusi Lame dhe Kapiteni Walter J. Wiggins i Njësisë së Forcave Speciale të Armatës Amerikane

Meqenëse pronari ishte nga Lindja e Mesme, ai ishte nga Palestina dhe i kishte shumë mirë të njohura vuajtjet dhe luftën për liri. Në fund të bisedës pas këshillave të tij na dëshiroi rrugë të mbarë, me shumë suksese edhe kthim të shëndetshëm dhe të sigurtë në SHBA, dhe më tha: “Na je i mirëseardhur kurdo që të kthehesh, eja përsëri në punën tuaj këtu ku je, ne të duam që të mbetesh pjesë e biznesit tonë!”

Gjatë kësajë kohe isha mjaftë aktiv edhe në Shoqatën Shqiptaro Amerikane të Klivlendit, dhe të nesërmen unë me disa pjesëtarë të tjerë të komunitetit shqiptarë ishim të ftuar: unë Ajaz Emini, Hasan Bakia, Valter Vajushi, Burhan Vneshta dhe Dr. Ismail Dreshaj për në një emision radiofonik nga gazetari i mirënjohur Noah Adams për emisionin e tij “All Things Considered” (Të Tëra Gjërat e Konsideruara), që ua kishin kushtuar aktualiteteve më të reja në Kosovë, për Radion Publike Kombëtare (National Public Broadcasting), radio e cila ndëgjohet në tërë Kontinentin Amerikan, i cili stacion mbahet nga vetë kontributi i popullatës amerikane. Në këtë program të radios, ne komuniteti shqiptarë i Clevelandit shfaqëm arsyen dhe kërkesën se pse duhej ndërhyrja e ushtrisë amerikane me NATO’n në Kosovë, duke ia sqaruar qëllimin për të mbrojtur, dhe për të shpëtuar popullin e pa mbrojtur shqiptarë. Ky emision u transmetua disa ditë më vonë në rrjetin publik për një audiencë në tërë Kontinentin Amerikan. Pas radio intervistës me gazetarët e NPR, që të gjithë ne u përshëndetëm edhe ikëm secili për në shtëpi të vetë. Gjatë rrugës për në shtëpi përsëri më mori në telefon Ivani me të cilin tani veçse kisha pas disa telefonata nga zyra e tij në Washington, i cili më tha: “Po ju telefonoj sepse ti na duhesh urgjentisht, dhe dua që të niseni sonte apo nesër më së voni, për në Washington DC,  për tek ne sepse po na  kërkohet urgjentisht përkthyes shqiptar nga Komanda Ushtarake në Shqipëri!” I thash “Më fal, por duhesh të më presësh siç të kam thënë më parë, sepse më duhet më tepër kohë për derisa të ndahem nga puna”, ai më thot:“Tani çdo gjë është kryer, sepse ne ta porositëm biletën e fluturimit edhe hotelin për ty edhe Shahadijen, edhe prej aeroportit në Washington, e keni të paguar edhe taksin, gjithashtu edhe prej shtëpisë në Aeroportin e Cleveland’it dhe nga Aeroporti i Washingtonit për në hotel si dhe ushqimin, që të gjitha janë paguar. Pas arritjes në hotel ne do të vijmë për t’iu marrë me makinën tonë, dhe do t’iu dërgojmë për t’i kryer të gjitha punët dhe obligimet që duhet kry para udhëtimit për në bazën e Armatës Amerikane të Fort Benning ne Georgia (Xhorxhia).”

Pas arritjes në shtëpi i tregova Shahadijes për telefonatën që më kishte ardhë, edhe i thashë se duhet bërë gati sepse ne duhet që të nisemi nesër për në Washington DC. Ajo për një kohë mbeti e shtanguar, shumë e befasuar, por edhe e frikësuar, dhe në fillim u mërzitem sepse nuk kishte për të qenë aq e lehtë kjo ndarje jo e zakonshme, dhe pa e ditur destinacionin tonë të fundit, duke i lënë pas vete gruan me fëmijët të një moshe krejt të mitur, dhe pa e ditë përfundimin e kësaj rruge se ku do të na çojë e ndoshta ishte edhe rrugë e pa fundë…

Pas bisedës familjare, kontaktova pronarin e restorantit edhe i tregova se ç’po ndodhte, se jemi thirr që urgjentisht të nisemi nesër për në Washington DC, në lidhje me detyrën që kishim marrë përsipër me qëllim qe t’i bashkohemi Forcave të Armatës Amerikane për në destinacion drejt Kosovës së përgjakur. Në fillim ai u habitë pa masë, se si është e mundur që aq shpejtë po largohesha, por përsëri e mbajti veten pa thënë asgjë përpos se na dëshiroi të gjitha të mirat edhe kthim sa më të shpejtë në Cleveland.

Gjithëçka po lëvizte shumë shpejtë, pasi se asnjëherë nuk na shkoi mendja se do të ndodhë kështu në këtë mënyrë, nuk ishim të përgaditur që të nisemi mbrenda një kohe kaq të shkurtër, kisha planifikuar të paktën të kemi edhe 2 javë!

Të nesërmen në mbrëmje u nisëm nga Aeroporti i Cleveland’it “Hopkins International Airport” së bashku me Shahadijen, u nisëm për në Washington DC. Në të mbërrirë në Washington DC, morëm taksin dhe shkuam në hotelin që na kishin rezervuar diku në afërsi të Aeroportit “Dulles International Airport”, ashtu siç na thanë në telefon. Hoteli ishte rezervuar për dy netët e ardhëshme, derisa të kryenim obligimet para nisjes për  në rrugën e më tejme! Herët gjatë mëngjesit erdhi Ivani me një shok tjetër të punës për të na marrë dhe për të shkuar në zyrat e tyre. Rruga deri në zyrat e tyre zgjati rreth 40 minuta, ata ishin të vendosur në Farfaxte Virginia’s, e që ishte në periferi të Washington DC. Kompleksi ku shkuam ne ishte shumë modern dhe mjaft i avancuar e që më përngjante sikurse nga filmat“007” të Xhems Bondit, ku në secilën derë ishte hymja me çip kartela! Brenda zyrave të tyre takuam edhe 10 përkthyes të tjerë shqiptarë të moshave të ndryshme të ardhur nga qytetet e ndryshme të Amerikës. Në fillim na i morën shenjat e gishtërinjve si dhe bëmë regjistrimet, pastaj ndërhymë në testet gjuhësore dhe kontrollin e Qartësisë së Sigurisë Shtetërore Amerikane (Security Clearance), sepse do të kishim shumë punë konfidenciale, ku po bëhej kontrolli i të gjitha të dhënave të secilit prej nesh brenda 10 vjetëve të fundit për të cilën edhe nga një dënim i thjeshtë mundë që të diskulifikonte për punësim për Departmentin e Mbrojtjes së Shtetit Amerikan.

Në ditën vijuese na mbeti për të kryer dhe vetëm se kontrolli mjekësorë, pas së cilës do të ktheheshim përsëri për në shtëpi. Pas kthimit në shtëpi mua mu dhanë vetëmse 2 netë që të rrijë aty, dhe pastaj për të vazhduar rrugën për në bazën ushtarake të Fort Benning’s të Georgia’s (Xhorxhia), dhe më vonë prej ku do të niseshim në fillim për në Shqipëri, e më vonë sipas të gjitha gjasave edhe për në Kosovë, sepse ai ishte qëllimi i destincionit.

-E premte, 16 prilI 1999

Ishte ditë e premte, gjithçka ishte e mërzitëshme, edhe qielli siç dukej vuante, po ndaheshim nga familja dhe shoqëria për një kohë të pa përcaktuar. Gjatë tërë ditës u mundova që të kryeja obligimet familjare që kisha, me pagesat e shërbimeve të ndryshme si dhe kompletimin e çfarëdo dokumenti që iu duhej për në të ardhmen për t’ia lehtësuar punët familjarëve. Me vete kisha paketuar shumë pakë sende, veçse pasaportën me dokumentet e udhëtimit dhe disa gjërave elementare si pasta dhe brusha e dhëmbëve, fërça dhe ngjyra e zezë e këpucëve si dhe disa palë të veshjeve të brendshme pasi se sendet tjera do të jenë ato ushtarake qe do të na epeshin brenda disa ditësh në bazën e  Armatës së SHBA  në Fort Benning.

Në përcjellje timen tani kishin ardhë të takohen edhe të gjithë pjesëtarët tjerë të familjes. Rreth orës 18:00 të mbrëmjes, Shahadija me bukuroshet e babit, i hypëm makinës për t’u nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar “Hopkins International Airport” të Clivlend’it i cili ndodhej veçse disa minuta largë shtëpisë që kishim. Për atë edhe nuk thirrëm taksi edhe pse e kisha të paguar. Në aeroport arritëm në orën 18:10, bëmë përqafimin lamtumirës, ku në sytë e Shahadijes shihej mërzia më e madhe, iu panë edhe lotët, kurse vajzat edhe ato ishin të mërzitura por më tepër të habitura sepse nuk dinin saktësisht se ç’po ndodhte me ne. U nisa drejtë dyerve të aeroportit për të bërë kontrollin duke i dhuruar puthjet e fundit më të dashurve të jetës në ajër. Meqenëse nuk kisha shumë sende, e kisha vetëm një çantë në krahë që nuk e dorëzova te valixhet por e mora me vete që mos të presë dhe pas arritjes në destinacionin tim ku do të ishte edhe më lehtë, sepse nuk do të kisha nevojë për pritjen kur të vinin valixhet. Nga pika e kontrollit të parë deri te dera e aeroplanit ishte një rrugë disa minutash që po ecja përbrenda aeroportit. Orari i fluturimit ishte për në orën 20:55 të mbrëmjes, aty ku kisha mjaftë kohë për të pritur. Dikur pas 15 minutash qëndrimi aty e thërras shtëpinë për të kuptuar se si po ndiheshin Shahadija me fëmijët në shtëpi. Biseduam gjerësisht dhe dikur rreth orës 20:30 para meje filloi grumbullimi i shumë udhëtarëve që kishin po të njejtin fluturim, dhe pas 10 minutash stjuardesat na dhanë lejen që të futeshim brenda aeroplanit.

Udhëtimi Cleveland-Washington DC ishte i shkurtë, veçse një orë e gjysmë, dhe aty rreth orës 22:30 arritëm në Aeropotin Ndërkombëtarë “Dulles” të Washington DC. Nga aeroporti mora taksin dhe në orën 23:15 arrita në Hotelin “Fairfield”, atje ku duhej të çlodhesha dhe të bëhem gati që të nesërmen në orën 8:30 në mëngjes të vazhdojë me orarin e ditës që më kishin caktuar për tutje.

E shtunë 17 prill 1999

Pasi u zgjova në orën 8:30 të mëngjesit erdhi makina e TRW që të më merr, dhe për të shkuar në zyrat e kompanisë aty ku i dhamë të gjitha informatat personale si dhe       bëmë edhe nënshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme dhe kontratës së punës. Kjo ndodhi para nisjes për në bazën ushtarake. Gjatë kësaj kohe në këtë zyrë u bë edhe “Qartësia e Sigurisë” (Security  Clearance)  pas  së  cilës  do  të  na  epej mundësia që të jemi punëtorët e besueshëm. Me këtë do të kemi të drejtën që të punojmë edhe me dokumente dhe biseda më sekrete që ishin, si dhe për kryerjen e punës edhe në dokumentet dhe përkthimet më sekrete. Gati se gjithçka ishte konfidenciale për Ushtrinë Amerikane! Pas plotësimit të këtyre dokumenteve na dërguan për të bërë edhe kontrollin e përgjithshëm mjekësor për të pa se a ishim me shëndet në gjendje të shëndoshë dhe të aftë për t’iu bashkëngjitë Forcave të Armatës Amerikane. Gjatë kësaj dite pashë se prej të gjithëve sa ishim më pare, tani kishim mbet vetëm se një grup prej 6 përkthyesve shqiptarë (4 meshkuj dhe 2 femrave). Kjo ishte një ditë e gjatë dhe tepër e mërzitshme, ku nga lodhja dhe stresi më kapi edhe kokë dhimbja. Pasi i kryem të gjitha obligimet, përsëri na kthyen në hotel për të kaluar natën e fundit në Washington DC, që të nesërmen për të vazhduar fluturimin për në Atlanta të Xhorxhisë (Georgia), e pastaj me makina ushtarake për të shkuar në Bazën e Armatës Amerikane të Fort Benning të Xhorxhisë (Georgia).

E diel 18 prill 1999

Posa u zgjuam, u bëmë gati dhe zbritëm poshtë te hyrja e hotelit ku erdhën edhe na morën menaxheri Ivan Podnar dhe një mbikqyrës tjetër të TRW, të cilët kishin pasë punuar me përkthyes në Bosne dhe Hercegovinë. Gjatë rrugës për në aeroport shkëmbyem mendime të ndryshme nga puna dhe eksperienca e tyre si përkthyes. Porosia dhe këshilla e tyre ishte mbajtja e një ditari që të përshkruanim për aktivitetet tona ditore si dhe të bënim sa më shumë fotografi, sepse ato do të na mbesin kujtime që rrallëkush do të ketë rastin t’i përjetojë në jetë! Nga ata më lindi ideja e këtij ditari që po e shkruajë dhe fotove të cilët po i shfletoj me ju tani! Para ndarjes prej tyre në Aeroportin“Dulles” të Washington DC, na porositën që për çfarëdo problemi që të kishim të kontaktojmë me Ivan Podnar i cili ishte me prejardhje Kroate, i cili ishte një person me eksperiencë të lartë dhe i mirë kuptueshëm për bashkëpunim. Fluturimi për në aeroportin e Atlantës ishte i rehatshëm dhe zgjati pakë më shumë se 2 orë.

Në Aeropotin e Atlantës “Hartsfield-Jackson” (Hartsfield-Jackson Atlanta International Airport) mbërritëm pas dite, aty ku po na pritnin ushtarakët me makinë civile. Nga nisja prej aeroportit të Atlantës bëmë rreth dy orë udhëtim me makinë, derisa arritëm në Bazën e Armatës Amerikane të Fort Benning (Fort Benning, Military Base) e cila ishte afër Kolumbusit të Xhorxhisë (Columbus, Georgia).

Klima në Xhorxhia ishte shumë më e mirë se në Cleveland dhe Washington, ishte e nxehtë e cila ndryshonte shumë nga vendet tona prej nga kishim ardhë, nga veri-lindja e SHBA’së. Ishte një ditë e bukur me diell thuajse si me qenë ditë vere. E gjithë baza ushtarake ishte e rrethuar në tela me gjemba, në hyrje na ndaluan roja ushtarake dhe pas kontrollit të dokumentacionit na u lejua hyrja. Pas hyrjes kuptuam se tani ishim pjesë e Forcave Ushtarake Amerikane, baza ishte me një sipërfaqe dhe hapësire shumë të madhe thuajse aty ishte një qytet me përmasa shumë të mëdha. Aty kishin shkollat për fëmijët e personelit ushtarak, banesat për familje të ushtarakëve, hotel, spital ushtarak, pjesët e ndryshme për ushtrime luftarake, fushat sportive, restorante, shitoret e mëdha krejt njëjtë sikurse jashtë telave të bazës, përveçse secilin person që po shihnim ishin në uniformë ushtarake dhe lirishtë mundë të themi se ai ishte një qytet ushtarak në vete.

Pas hyrjes brenda bazës, në fillim na dërguan në një magazinë aty ku na furnizuan me çarçafë, qebe, jastëk dhe na u dhanë paketimet e ushqimit të famshëm ushtarak MRE (Meal Ready to Eate/ Ushqim i Gatshëm për t’u Ngrënë), pastaj na dërguan në barakat ushtarake të cilat thuajse ishin krejt të braktisura, me një numër të vogël ushtarësh aty ku do të bënim gjumin dhe të kalonim netët në vijim.

E hënë 19 prill 1999

Në mëngjes na zgjuan herët, ishte rreth orës 6:00, na orientuan që të shkojmë në menzën ushtarake për të ngrënë mëngjesin e parë me ushtarët e Armatës Amerikane, dhe pas mëngjesit në orën 7:30 me autobus ushtarak na dërguan me një vend tjetër, por mbrenda bazës ushtarake aty ku bëmë një udhëtim bukur të gjatë deri te spitali ushtarak, për t’i kryer kontrollet mjekësore nga personeli ushtarak. Baza e Armatës Amerikane të Fort Bnning ishte ndër bazat më të mëdha ushtarake në botë, si dhe më e madhja bazë amerikane, me rreth 500 km2, bazë e cila ishte themeluar qysh nga viti 1918 në Xhorxhia afër qytetit të Kolumbusit (Columbus) dhe kufirit me Alabamën. Kjo bazë po përdorej kryesisht për këmbësorinë dhe artilerinë e Armatës Amerikane.

Kontrolli mjekësore për ne sot kishte qenë vaksinimi, për të cilën në të hyrë brenda na kërkuan kartonët e vaksinimit, karton i cili jepej secilit banor amerikan që nga lindja për të pasur një evidencë se çfarë vaksine kanë marrë, si një lloj letërnjoftimi të vaksinave që është edhe i obligueshëm për të pas mundësinë për t’u regjistruar në shkollë. I tregova mjekut ushtarak se unë nuk kisha karton vaksinimi me vete edhe pse i kisha marrë të gjitha vaksinat sipas vaksinimit që duhej marrë, sepse asnjëherë nuk na kishin dhënë atë kartë vaksinimi! Mjeku ushtarak mu drejtua mua edhe më tha: “Mos u mërzite djali i ri, pasi se nuk e paske me vete, tani ne do t’ua bëjmë për menjëherë nga një më të ri dhe ruaje mire. Shkoni atje dhe hyni në rresht me ushtarë të tjerë, edhe hiqni këmishët nga trupi që t’ua bëjmë sa më shpejtë formalitetin! Para meje në rresht ishin shumë ushtar, por ky që ishte para meje ishte një ushtar me ngjyrë. Ishte i madh edhe më gjatë se mbi dy metra i lartë, por edhe në peshë mjaftë i shëndoshë. Derisa po i afroheshim ngadalë tavolinës kryesore të mjekëve të cilët ishin të stacionuar në të dy krahët tonë, e ne ishim te rreshti në mes tyre, ushtari që ishte para meje, pra ai me ngjyrë, ç’do këmbë që lëviznim te para edhe po i afroheshim tavolinës së mjekëve, filloi të dëneste. Mendova se mos është i sëmurë, dhe sa më tepër që po i afroheshim mjekëve ai filloi ta ngrije zërin më tepër, mandej po mendoja se  e kishte për hajgare mirëpo sa me tepër që po afroheshim po i rritej edhe zëri i tij. Kur arritëm te caku ku mjekët ushtarak po jipnin vaksinat, ai filloi me qa me plot zë, deri në qiell po dëgjohej qarja e tij. I shkreti e kishte frikën nga vaksinimi, zëri i vajit të tij na e dha gazin që të gjithëve që ishim aty.

E harruam therrjen e gjilpërave në të dy krahët tonë, edhe atë 3 në njërin krahë dhe 4 në krahun tjetër, ku edhe në të dalur na bënë edhe kartat e reja të vaksinimit dhe na thanë që t’i ruajmë këto kartat e vaksinimit sepse për ndryshe na duhet që t’i hyjmë të njëjtit formalitet nga fillimi. Gjithashtu na porositën që të nesërmen të paraqitemi në kontrolle për vaksinën e TBC si dhe për ndonjë reaksion tjetër. Pas vaksinimit për imunitet, pas dite na dërguan te dentisti që të bëjmë edhe kontrollin e dhëmbëve, edhe disa që kishin ndonjë dhëmb të prishur e ndalnin për derisa ia rregullonin dhe pastaj mundë që të vazhdonin për më tutje. Pas kontrollit të dhëmbëve përsëri na kthyen në barakat e kazermës ku kaluam edhe natën tjetër. Gjithandej ku shkonim nuk pamë asgjë tjetër përveçse uniformës ushtarake. Ne ishim më të veçantë me veshmbathje civile. Gjithkund ku shkuam ky personeli ushtarak tregoi respekt të vaçantë ndaj nesh, na e bënë qëndrimin tonë aty shumë të lehtë sikurse të kishim qenë pjesë e tyre me vite të tëra së bashku, edhe atë na ofruan që të dalim në qytet me to për darkë dhe të ngrisim nga një gotë për mirëqenie  dhe  miqësinë së  bashku me to!  Na dërguan në një restoran10-15 km. prej ku ishim, ishte një restorant i mire sigurisht me pronarë nga Italia i cili quhej “Capone”, e i cili kishte kuzhinë të mirë italiane. Aty kaluam çaste shumë të mira deri në orën 22:00 të mbrëmjes, atëherë kur ishte edhe koha e kthimit për në kazermën ushtarake ku po qëndronim.

E martë 21 prill 1999,

Sot u zgjuam rreth orës 7:00 të mëngjesit, edhe kjo ishte një ditë e bukur me diell dhe e ngrohtë. Në orën 7:30 na dërguan aty afër barakave tona në magazinën e uniformave ushtarake, ku do të bënim edhe mobilizimin ushtarak. Në magazinë ishin dy ushtarake që po punonin aty të cilat na dhanë të tërë veshmbathjen duke filluar nga: disa palë çorape, këpucë vere, këpucë dimri, një komplet maica të brendshme, 2 këmisha kamuflazhe, pallto vere, pallto dimri, pallto për shi, matare uji, maska- mbrojtëse kundër sulmit bio-kimik, xhaketa anti plumb, kapela, helmeta, thesin e fjetjes, dorezat e verës dhe të dimrit, si dhe gjërat higjienike dhe një thes ku duhej që të paketoheshin të gjitha këto sende! Që të gjithë mbetëm të ngujuar pasi se nuk kishim idenë se si me i paketu të gjitha këto sende me një thes. U munduam duke u treguar secili më i mençur se tjetri, por nuk ia arritëm qëllimit sepse ende shumë sende na mbeteshin jasht thesit!  Ushtarët magazinierë duke na parë se si po mundoheshim dhe pa sukses, njëri prej tyre na u afrua dhe na tha ta shikojmë me vëmendje atë se si palohen të gjitha sendet edhe të gjitha të futeshin shumë lehtë po në të njëjtin thes. Ai këtë gjë e bëri me shumë lehtësi, që të gjitha i palosi në një thes edhe atë ende kishte vend për të futë gjëra tjera, e kjo ishte mjeshtëria dhe eksperienca ushtarake!

Pas mobilizimit na dërguan në një vend tjetër, aty ku bëmë fotografimin për letërnjoftimet ushtarake e cila ishte një kartelë ushtarake e cila i përngjante asaj të patentë shoferit Amerikan. Po, disi si e kamuflazhuar, ku kishim të shënuara të gjitha të dhënat personale me të cilën u bë edhe kompletimi i plotë i dokumentacionit për t’iu bashkangjitur forcave ushtarake si dhe për udhëtim. Me këtë edhe kjo ditë përfundoi.

E mërkurë 21 prill 1999

Sot ishte dita e katërt e në Bazën Ushtarake të Fort Benning, edhe gjithçka po shkonte sipas orarit ushtarak, zgjuarja rreth orës 6:00, para orës 7:00 ngrënia e mëngjesit, në orën7:30 takimi me ekipet ushtarake për detyrat e ditës që kishim. U takuam në 7:30 me njërin nga grupet ushtarake dhe aty na u shpjegua se sot do të shkonim në ushtrimin e përdorimit të maskës së gazit dhe për të qenë i gatshëm në rast rreziku të ndonjë sulmi me armë bio- kimike. Na dërguan që të gjithëve së bashku me ushtar të tjerë në një sallë pa asnjë dritare, aty ku në fillim na u mbajt një ligjëratë me një film dokumentarë të sulmeve të armëve bio-kimike, dhe pastaj na u sspjegu se çfarë përbërje ka maska e gazit, dhe pastaj se sa shpejtë duhet të vihet maska në përdorim dhe vurja sa më në mënyrë korrekte. Po, sepse aty ishin sekondat që të ndanin në mes jetës dhe vdekjes në rast të ndonjë sulmit bio-kimik! Ushtrimet zgjatën disa orë në errësirë të plotë, pa kurrfarë drite, ku u bënë prova edhe me një lloj gazi që të zëntë frymën nëse nuk e kishe përdorë siç duhej maskën e gazit. Pas këtij ushtrimi edhe pse na kishin premtuar se do të na dërgonin në ushtrimet për përdorimin e armëve me municion të ndryshëm, si dhe gjuajtjen me municion luftarak, fatkeqësisht planet kishin dështuar. Në të kthyer te baraka ku banonim, një oficer ushtarak na njoftoi se ne duhet të mblidhnim plaçkat tona dhe të bëheshim gati për udhëtimin tej oqeanit për në ditën e nesërme, sepse po kërkoheshin urgjentisht që të dërgohen përkthyesit shqiptarë për në Shqipëri, ku atje veçse kishin zbarkuar trupat amerikane dhe nuk kishin kurrfarë  përkthyesi.  Edhe  sot  moti  ishte shumë i mirë dhe me diell, me temperaturë rreth70f (21C). Në orën 14:00 na urdhëruan të nxjerrim thesin tonë me çantën që kishim në skajet e rrugës, disa metra larg barakës ku qëndronim, të cilat do të paketoheshin dhe do të mbështjellshin mirë në grumbujt e mëdhenj. Do të dërgoheshin para neve për transport në aeroportin e Atlantës, në aeroplanin me të cilin do të niseshim për në Gjermani. Në Atlanta prej ku e kishim edhe fluturimin. Aty u mblodhën shumë thasë dhe u bënë shumë pako dhe valixhe të cilat më vonë u ngarkuan në kamionë edhe u nisën për në aeroportin e Atlantës. Derisa ishim në pritje të nisjes së kamionëve, kjo pamje më përkujtonte kohën kur isha fëmijë në shkollën fillore “Rilindja” të Llojanit edhe kur shihnim familje të bashkëfshatarëve tanë duke u nisur për mos t’u kthyer më nga ikja e tyre për në Turqi, kur i tërë fshati dilnim për t’i përcjellë. Po sepse me neve aty kishin dalë edhe shumë ushtarë që kishin për të ndihmuar, e disa prej tyre edhe do të udhëtonin me ne për në bazat ushtarake Amerikane përtej oqeanit. Më vonë aty ku ishim mbledhë para barakave erdhën edhe dy autobusë të mëdhenj modern, jo ushtarak. Eprorët ushtarak erdhën aty dhe na i dorëzuan të gjithë dokumentacionin e udhëtimit që kishim bërë gjatë tërë kohës gjerë në ditën e sotme, edhe na dëshiruan rrugë të mbarë, dhe pas shërbimit edhe kthim të shëndetshëm në rrethet tona familjare këtu në SHBA. Që të gjithë që ishim grumbulluar aty hymë në autobusat që po na pritnin edhe u nisëm ne 6 përkthyesit shqiptarë që ishim edhe rreth 70 ushtarët e tjerë për në destinacionin drejt Aeroportit Ndërkombëtarë të Atlantës. Pas dy ore udhëtimi arritëm në aeroport, aty ku takuam edhe një grup të madh ushtarësh që do të udhëtonin me ne për në Gjermani. Në aeroplan që do të fluturonim ishin mbi 200 ushtarë, të cilët nga Gjermania shumica ishin për në destinacionet e ndryshme të botës. Disa shkonin për në Bosnje, ca të tjerë për në Kore e disa të tjerë për në Japoni ! Nga aeroporti i Atlantës u nisëm me aeroplan çarter, i cili ishte i mbushur me personel ushtarak. Në orën 21:00 të mbrëmjes u nisëm për në Frankfurt të Gjermanisë. Fluturimi ishte i qetë dhe mjaft komod, ku rreth orës 10:00 të mëngjesit arritëm në aeroportin e Frankfurtit, mirëpo aterrimi ishte në pjesën e kundërt të aeroportit civil. Pra ishte pjesë e veçantë e aeroportit e cila ishte dedikuar veçanërisht vetëm se për fluturime të personelit ushtarak.

E enjte 22 prill 1999

Edhe sot ishte një ditë e bukur me diell, por shumë më e freskët se sa ato ditë në Fort Benning të Xhorxhisë. Në aeroportin e Frankfurtit na priti përfaqësuesi i TRW për të na dërgu me makinën e tyre për në bazën më të madhe të Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein të Gjermanisë (US Air Force, Ramstein, Germany) për të vazhduar fluturimin me aeroplanët ushtarak drejt Shqipërisë.

Baza Amerikane e Ramstein’it ishte rreth 130 km larg Frankfurtit. Aeroporti ushtarak i Ramsteinit më përkujtonte shumë skena të filmave luftarakë, ku nga të gjitha anët e botës i sheh nga vinin dhe shkonin kontingjentet e ndryshme ushtarake. E gjithë pamja që dukej, vendi i pritjes brenda aeroportit i përngjante ishte një aeroporti të vogël, mirëpo kur dilje jashtë shihej se para nesh shtrihej fusha e gjatë dhe e pa fund me shumë pista për aterrimet e të gjitha llojeve të aeroplanëve ushtarak. Para neve gjithashtu shiheshin me qindra e qindra  aeroplanë transportues ushtarak, disa duke u zbrazur e të tjerët duke u mbushur me ngarkesat e tyre të ndryshme. Për një kohë qëndruam brenda aeroportit, e më vonë dikur në orën 1:00 pas mesnate na urdhëruan që të vishnim uniformat tona ushtarake, dhe pastaj të rreshtoheshim me ushtarët tjerë në dy tabore. Pastaj na urdhëruan të ecim nën komandën ushtarake drejt një aeroplani të madh transportues i cili ishte bukur larg në distance. Ishte i hapur dhe para me turirin e çuar lartë në qiell, por edhe prej mbrapa dukej sikur kur hynë në tunel ku futeshin lirisht tanke dhe automjete ushtarake! Bëmë nja 100 metra në këmbë, ku pastaj na futën në disa autobus ushtarak të cilët po na prisnin me dyer hapur me të cilët na dërguan edhe disa qinrda metrash para një aeroplani të madh 4 motorësh C 17 kargo transportues ushtarak, i cili ishte më tepër transportues malli se sa për udhëtarë. Para se me hy ne, aty hyri një kamionister mbushur me mall ushtarak, e pas tij ishin të renditur edhe 4 Humvee ushtarakë (automjete ushtarake), si dhe paketimet e mëdha malli aty ku ishin edhe thasët gjësendet tona. Pas të gjitha atyre ngarkesave na urdhëruan që edhe ne të futemi brenda. Aty nuk kishte karrika por anash ishin ulëse me kollane plastike, diçka e pa zakontë për neve, çka nuk kisha parë ndonjëherë. Brenda fluturakes na ndanë në dy rreshta, 17 persona në një anë dhe 17 pjesëtarë në anën tjetër. Para nisjes ushtarët e aviacionit po bënin kalkulimet e tyre të ndryshme për baraz peshën, si dhe shtrëngimin e mallit për dysheme me kollanët e ndryshme! Para fluturimit njëri nga pilotët ushtarak të aeroplanit erdhi na përshëndeti edhe na u drejtua neve përkthyesve shqiptarë duke na u afruar na tha: “Po qesë jeni të interesuar të shihnim brendësinë e kabinës së pilotëve ejani pas meje e t’ju tregojë edhe t’ju njoftoj sadopak në lidhje me këtë Aeroplan C 17 se si funksionon! Neve, 2-3 veta shkuam pas pilotit i cili na shpjegoi shumë gjëra, dhe pastaj na mori brenda kabinës së pilotëve aty  ku kishin qenë të ulur dy ushtarak me të cilët na njoftoi. Njëri prej tyre ishte pilot, kurse tjetri inxhinier i aviacionit të cilët ishin ulur para një tabloje me lloj-lloj dritash si dhe me pulla të pa numërta në brendësinë e kabinës prej ku po kontrollohej e gjithë fluturakja C17. Na tregoi se këtë aeroplan e fluturojnë vetëm se dy pilotë me dy ndihmës pilot, kurse modelet e vjetra të të njëjtit aeroplanë ishin dashtë 4 pilotë për ta fluturuar. Piloti ushtarak na shpjegoi se ky aeroplan ishte prodhimi më i rijë që e posedonin Forcat Ajrore të Amerikës (U.S. Air Force), dhe na thanë se ky aeroplan ishte krejtësisht i automatizuar dhe se mundë të fluturojë krejtësisht në vete, pra pa ndihmën tone. Donë të thotë me auto-pilotë, dhe lirisht mundë të ngritët e të fluturojë po edhe mundë të aterojë vetë. Krejtësisht në mënyrë të kompjuterizuar! Për ne e gjithë pamja e brendshme e kabinës së aeroplanit ishte diçka që e kishim parë vetëm nga filmat fantastik, për të cilin me plot entuziazëm po na shpjegonte piloti ushtarak i cili ishte një pilot ushtarak i moshës rreth 30 vjeçare i këtij aeroplani C17!

Pas nisjes së aeroplanit për derisa po lëviznim përgjatë pistës, pak para ngritjes në ajër u duke se e gjithë toka po dridhej nga fuqia e madhe e motorëve shumë të fuqishëm që kishte kjo fluturake C 17, mirëpo pas disa minutash, pas ngritjes në ajër gjithçka u  qetësua  .  Fluturimi ishte  mjaftë  komod dhe  më dukej sikurse po lundronim në valët e qeta të detit me luhatje shumë të lehta të kohë pas kohëshme. Më vonë na u shpërnda darka MRE, ushqim i paketuar ushtarak, pas darkës filluam bisedën me eproret ushtarak amerikanë të cilët edhe ata po shkonin në të njëjtën bazë ushtarake në aeroportin e Rinasit në Shqipëri. Atje ku po bëheshin përgatitjet e fundit për ndërhyrjen ushtarake drejt Kosovës kundër kriminelëve të Serbisë, si edhe me njësitë tjera ushtarake siç ishin ato të këmbësorisë, edhe artilerisë që mezi po prisja të shihja.

Ne aeroportin e Rinasit të Shqipërisë arritëm në orën 3:30 pas mesnate. Në të dalur nga aeroplani pamë se ishte moti me shi edhe mjaftë ftohtë, gjithandej për rreth nesh ishte errësirë dhe baltë.

Kjo ditë më solli në kohën para 9 vitesh nga vizita ime në Shqipëri, dhe tani ishte hera e dytë e jetës time që po shkelnim në tokën e nënës Shqipëri.

Së pari herë erdhëm këtu në Shqipëri para nëntë vjetësh, në kohën e Ramiz Alisë. Ishte fillimi i Korrikut 1990, ishte koha kur posa erdhëm në vizitë në Jugosllavi prej SHBA’së, unë dhe bashkëshortja Shahadija. Dëgjuam nga një shok prej Presheve se po organizohej vizita një javore për një grup turistësh për në Shqipëri. Menjëherë i kërkuam atje që të na i rezervojë dy vende edhe për ne, dhe pas një jave herët në mëngjes u nisëm nga qyteti i Shkupit me autobus të Maqedonisë, ku në kufi të Qafëthanës arritëm vonë pas dite. E tërë grupi kaluam kufirin në këmbë, kurse në anën tjetër të kufirit po na priste autobusi i “Albturistit” të Shqipërisë me ciceronët e tyre. Ne të gjithë përbënim një grup prej 12 vetash, dhe shumica prej nesh ishim të diasporës shqiptare, por ishte edhe një grua nga Ferizaji që po vizitonte për herë të parë vëllain e sajë në Shqipëri dhe disa të rinjve tjerë nga Maqedonia. Deri sa ne ishim në Sarandë ishte dita kur në Prishtinë u bë shpallja e Kosovës Republikë më 2 korrik 1990! Ishte 3 korriku 1990 dita jonë e fundit në Tiranë para se të largoheshim nga Shqipëria, dhe gjatë largimit nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë dëgjuam për fillimin e Eksodid shqiptarë, hyrjen dhe kërkimin e azilit për strehim nëpër ambasadat e huaja në Tiranë…

Nga aeroplani erdhën edhe na morën me kamionin ushtarak Amerikan dhe na dërguan në një çadër e cila ishte diku afër pistës së aeroportit, e cila ishte pa dyer, pa dritare, ku edhe shiu po pikonte brenda gati se gjithkund! Aty në këtë çadër në fillim bëmë regjistrimin për eprorët ushtarak, si dhe na thanë se së shpejti do të vijë edhe përfaqësuesi i grupit tuaj të përkthyesve nga TRW, një farë Vlado. Një boshnjak i cili kishte qenë përgjegjës për ne, dhe i cili nuk erdhi asnjëherë! Dikur rreth orës 10:00 para dite, erdhi një kamion ushtarak i cili ndaloi para çadrës tonë dhe na urdhëroi që t’i marrim secili plaçkat e tona edhe me hipë në atë kamionin ushtarak i cili u nis menjëherë edhe na dërgoi në qendrën ku po bëhej shpërndarja e përkthyesve për njësitë përkatëse ushtarake. Po atje ku ishte nevoja më e madhe për përkthyes. Gjatë pritjes për të na e caktuar njësinë ushtarake dhe duke i parë kushtet e vështira jetësore në këtë vend, njëri nga kolegët tanë përkthyes shqiptarë, i cili kishte ardhë nga Nju Jorku kërkoi kthimin e menjëhershëm për në shtëpi. Duke na thënë se ky vend nuk qenka për të! Këtij përkthyesi të rijë i cili ishte në të 20’tat, iu mundësua kthimi po në të njëjtën ditë me një aeroplan tjetër ushtarak për në Gjermani, ku pastaj ai të vazhdojë udhëtimin e tij për në shtëpinë e vetë në Amerikë. Mua më morën dhe më dërguan në batalionin e kompanive raketore Bravo, Charlie dhe Alfa, ku për kapiten ishte Kapiteni Lerner, i cili ishte një oficer ushtarak i qetë dhe kishte respekt të veçantë ndaj meje. Ishte i moshës 35 vjeçare dhe me një eksperiencë të madhe ushtarake. Respekt të veçantë gëzoja edhe nga të gjithë kompanitë me të cilët isha caktuar që të punoja.(vijon).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, shoqata “Nënë Tereza” dhe “Jetimat e Ballkanit”…