Një këmbësor goditet rëndë nga vetura në Prizren, deputeti Enis Karvan: Kërkojmë drejtësi
Një këmbësor është goditur nga një veturë, që për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore, sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur që ngasësi i automjetit është dërguar në ndalim për 48 orë.
“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor.
Si pasoj e ketij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbesori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ështe njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, pamjet e aksidentit i ka publikuar deputeti, Enis Kervan, i cili ka shkruar “Kërkojmë drejtësi