Një këngëtare dhe një aktore e mrekullueshme si Artesa Retkoceri
Artesa Retkoceri, kur përmendet emri i saj menjëherë na bien ndërmend këngët e saj të ndryshme, të realizuara dhe me klipe të bukura.
“Unë jam Lale”, “Ti zemër po donë”, “Nuk po ma nin”, si dhe shumë e shumë këngë tjera të mrekullueshme, ku duke i kënduar me një zë brilant, Artesa ka bërë për vehte publikun shqiptar.
Përveç këngës ku është e angazhuar dhe në mbrëmje, dasma dje ahengje të ndryshme, ajo po ashtu është një aktore mund të themi super e talentuar.
Jemi mësuar ta shohim në skeqe tē ndryshme me emra të mëdha të humorit kosovar, si të ndjerin Ibrahim Krajkova-Leci, Rasim Thaçi-Cima, Avni Hotin dhe shumë të tjerë aktorë, ku argëtonin shikuesit me skeqe te ndryshme, me të vërtet interesante.
Pas një pauze 4 vjeçare nga aktrimi ajo përsëri iu është rikthyer aktrimit, së fundmi atë e kemi parë në “Tregime të vjetra popullore”, ku aty pasqyrohet jeta se si kanë jetuar e si kanë qenë adetet dhe zakonet e këtyrehershit.
Përpos aktrimit dhe këndimit, Artesa ka sfiduar veten edhe në biznes, ku ka hapur edhe Qendrën Estetike “Artesa”.
Neve s’na ngelet asgjë tjetër, përpos t’i urojmë Artesës shëndet dhe suksese pafund!