![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/neymar.png)
Një klub nga Arabia Saudite e kërkon Neymarin
08 gusht 2023
| 12:00
Ylli i PSG-së, Neymer vazhdon të jetë shumë i folur në këtë afat kalimtar. Raportohet se braziliani të hënën është takuar me drejtuesit e Paris Saint-Germainit, të cilëve u ka komunikuar dëshirën për t’u larguar nga “Parku i Princave” gjatë kësaj vere.
Besohet se ish-futbollisti i Santosit dëshiron të rikthehet në Barcelonë. Por, sipas portalit “footmercato.net”, “O’Ney” një klub nga Arabia Saudite ka hyrë në garë për transferimin e tij. Bëhet fjalë për një rrogë monstruoze prej 300-400 milionë eurosh.