‘Një komb, një flamur’, Dua Lipa uron Shqipërinë
28 nëntor 2023
| 15:07
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Dua ka shpërndarë postimin e babait të saj, Dukagjin Lipa, i cili ka uruar 28 Nëntorin me fotografinë e flamurit kuq e zi dhe mbishkrimin “Një komb, një flamur”.
“Urime Festa e Pavarësisë”, ka shtuar këngëtarja.
Dua Lipa nuk i harron asnjëherë festat kombëtare dhe sigurohet t’i uroj ato gjithmonë përmes rrjeteve sociale.