Një kombinim i artit dhe teknologjisë: Si mund të sillni kryeveprat e Muzeut të Luvrit në shtëpinë tuaj?
Samsung dhe Muzeu i Luvrit kanë krijuar një përvojë krejtësisht të re dixhitale në televizorin The Frame, përmes të cilit mund të dekoroni shtëpinë tuaj me kryevepra arti
Samsung Electronics ka njoftuar një bashkëpunim fantastik me Muzeun e Luvrit në Paris. Me këtë sipërmarrje, Muzeu i Luvrit është bërë një nga partnerët e Samsung Art Store, i cili është i disponueshëm në televizorin The Frame. Qëllimi i përbashkët i këtij bashkëpunimi është t’u mundësojë njerëzve në të gjithë botën të shijojnë veprat e artit.
Samsung, në bashkëpunim me Muzeun e Luvrit, ofron opsione të reja për përdoruesit e televizorit The Frame. Karakteristikë e veçantë e këtij televizori është dizajni i tij me korniza që jep përshtypjen e një fotografie të varur në mur, dhe tani janë 40 fotografi të reja të disponueshme në Art Store – përfshirë veprat e artit nga Luvri dhe fotografi të kësaj ndërtese fisnike. Kryeveprat si ” Liria Drejton Popullin ” nga Eugène Delacroix dhe “Dy qen gjuetie” nga Jacopo Bassano janë vetëm disa nga veprat e shumta të artit që do të pasurojnë bibliotekën. Falë teknologjisë së lartë Quantum Dot, e cila i bën ngjyrat më të gjalla dhe siguron një cilësi të përsosur të figurës, veprat e artit do të transferohen në ekranin e madh të televizorit, duke siguruar që të gjithë dashamirësit e artit të shijojnë kryevepra botërore nga komforti i shtëpisë së tyre.
Yann Le Toucher, Drejtues i zhvillimit, licencimit të markave dhe partneriteteve tregtare në Muzeun e Luvrit, në një intervistë ekskluzive për Sasmung Newsroom tha: “Ne jemi krenarë që jemi pjesë e partnerëve kryesorë në Art Store. Falë teknologjisë dhe inovacionit të Samsung, ne kemi mundësinë t’u japim njerëzve mundësinë të shijojnë kryeveprat e tyre të preferuar. Natyrisht, kjo nuk zëvendëson një vizitë në muze, por ne besojmë fuqimisht se mund të sjellë frymëzim dhe gëzim në shumë shtëpi.”