Një kompani nga Nigeria e interesuar për të investuar në Kosovë
22 shkurt 2019
| 13:40
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e “Sandesara Group” nga Nigeria, Cheetan Sandesara, i cili i ka shprehur interesimin për të investuar në sektorin e turizmit dhe bujqësisë në Kosovë.
“Nga përfaqësuesi i ‘Sandesara Group’ nga Nigeria, Cheetan Sandesara, u njoftova për interesimin për të investuar në sektorin e turizmit dhe të bujqësisë në bashkëpunim me degën e tyre në Amerikë. Kosova ka një spektër të gjerë ofertash për investimet e huaja direkte dhe si rezultat i reformës fiskale, lehtësirave tatimore dhe garantimit të kapitalit të tyre nga Qeveria, interesimi i investitorëve për vendin tonë është rritur hovshëm”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.