Një kompani private amerikane zbret në Hënë

23 shkurt 2024 | 08:13

Një kompani amerikane ka bërë histori duke bërë uljen e parë komerciale në Hënë.

Intuitive Machines me bazë në Houston zbarkoi robotin e saj Odysseus pranë polit jugor hënor.

U deshën disa minuta që kontrollorët të konstatonin se mjeti lundrues ishte ulur, por përfundimisht u mor një sinjal.

“Ajo që mund të konfirmojmë, pa dyshim, është se pajisjet tona janë në sipërfaqen e Hënës dhe ne po e transmetojmë”, tha drejtori i fluturimit Tim Crain.

Stafi i kompanisë brohoriti dhe duartrokiti lajmin.

Ishte një moment i rëndësishëm, jo vetëm për shfrytëzimin komercial të hapësirës, por për programin hapësinor të SHBA-së në përgjithësi.

Intuitive Machines bëri rikthimin në Hënë pas mungesës gjysmëshekullore të Shteteve të Bashkuara në sipërfaqen e Hënës.

Misioni i fundit në Hënë nga SHBA ishte Apollo në vitin 1972, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, kishte blerë hapësirë në Odiseun për gjashtë instrumente shkencore dhe administratori i saj Bill Nelson nxitoi t’i çonte urimet e tij Intuitive Machines për një mision që e përshkroi si një “triumf”.

“SHBA është kthyer në Hënë,” tha kompania.

“Sot, për herë të parë në historinë e njerëzimit, një kompani tregtare – një kompani amerikane – nisi dhe udhëhoqi udhëtimin atje lart. Dhe sot është dita që tregon fuqinë dhe premtimin e partneriteteve tregtare të NASA-s”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia e pensionistit Heinz B. nga qyteti gjerman i Darmstadt…