Një kontingjent tjetër ushtarësh niset për në Kosovë
Edhe një kontingjent ushtarësh moldavë është nisur sot për në Kosovë. Ata do të marrin pjesë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, përkrah me ushtrinë amerikane, italiane dhe austriake, shkruan Radiochisinau, përcjell Klan Kosova.
41 ushtarë moldavë do të qëndrojnë në Kosovë për gjysmë viti. Ata do të jenë pjesë e patrullave të përbashkëta të misionit në shërbime të vrojtimit nëpër pozicionet e Grupit multinacional të forcave perëndimore.
Në të njëjtën kohë, këmbësoria do të ruajë objektet e rëndësisë së veçantë, por që gjithashtu për kërkime dhe pastrimin e tokës nga objekte eksplozive.
Moldavia kishte dërguar kontingjentin e parë paqeruajtës në Kosovë më 8 mars të vitit 2014.
Operacioni i KFOR-it është i kryesuar nga NATO-ja nën mandatin e Kombeve të Bashkuara.