Një kosovar vdes në vendin e punës në Itali, bie nga kati i tretë
24 shkurt 2024
| 23:19
Bashkim Bytyqi nga Arllati i Drenasit ka vdekur tragjikisht, këtë të shtunë në Itali.
Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar se ai kishte rënë nga kati i tretë në vend pune.
43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.
“Pas dite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, thanë për RTKlive familjarët e të ndjerit.