‘Një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës’, protestohet kundër vizitës së Vuçiqit në Tiranë
19 dhjetor 2019
| 16:45
Në Tiranë është zhvilluar një protestë kundër vizitës së presidentit të Serbisë , Aleksandër Vuçiq.
Vuçiqi do të qëndrojë në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në takimin e minishengenit, i cili do të mbahet më 20 dhe 21 dhjetor.
Disa qytetarë janë mbledhur para një hoteli me pankarta në dorë përmes të cilave e quajnë presidentin serb kriminel lufte, shkruan gazeta serbe “Blic”.
“Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”, “Persona non grata”, janë shkrimet e disa pankartave.