Një kryeministër që tallet me qytetarët në kohë krize

10 mars 2022 | 18:07

Shkruan: Betim Gjoshi

Kostoja për familjen kosovare po rritet vazhdimisht prej ditës kur Albin Kurti është bërë Kryeministër.

Kjo kosto po bëhet edhe më e rëndë kur Kryeministri po tallet me qytetarët. Në vend të përpjekjeve dhe ndërhyrjeve për ta rregulluar situatën, ai në çdo mundësi që i jepet po tallet me varfërinë sikur në këtë video.

Dje tha se miellin që e keni blerë të tepërt kthejeni në furrë, e sot po iu thotë njerëzve se nuk e keni parë mirë çmimin e një litri vaj, sepse ai nuk është 3.50€, por është 3.49%€.

Kryeministër, qytetarët e Kosovës nuk i kanë të ardhurat tua. Ti merr mijëra euro rrogë si Kryeministër dhe si Kryetar i VV-së. Veç ti mund të blesh miell më tepër.

Kryeministër, banu njeri serioz.
https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/videos/691824145502391/?app=fbl

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda holandeze Clarence Seedorf ka dyshime në lidhje me kalimin…