Një kurorë dhëmbi për pak i kushtoi me jetë, SHSKUK jep detaje se si u shpëtua sot një paciente
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për një ndërhyrje të rrallë që ka bërë sot dhe se si mjekët e kanë shpëtuar jetën e një pacienteje.
Pacientes A.D. ( 1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, siç njofton SHSKUK, kishte aspiruar një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes dhe i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje.
“Me urgjencë ishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën”, njofton SHSKUK.
Ky nuk është rasti i parë i ndërhyrjeve të tilla në kanalet e frymëmarrjes në QKUK.