Një lajm i mirë më shumë për Shqipërinë, për anëtarësim në BE

29 maj 2020 | 17:48

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka njoftuar se është ngritur grupi negociator i Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një shkrim publikuar në “Facebook”, Cakaj ka thënë se grupi negociator do ta kryejë detyrën e lartë për t’i zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Njoftimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Një lajm i mirë më shumë për Shqipërinë…

Ne tashmë kemi ngritur grupin negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian!

Grupi negociator, i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave, do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky grup gëzon profesionalizmin e nevojshëm e integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces!

Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t’i bashkojë të gjithë, pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 18 korriku do të ketë tri herë në javë…