Një lajm nga OBSh-ja: COVID 19 nuk kursen as të rinjtë

21 mars 2020 | 10:06

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se të rinjtë nuk kursehen nga koronavirusi, pavarësisht se të moshuarit ‘goditen’ më shumë.

“Një prej gjërave që jemi duke mësuar që është njerëzit e moshuar goditen më së keqi, por të rinjtë nuk kursehen”, ka thënë mjeku, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë.

“Të dhënat nga shumë shtete kanë treguar qartë se njerëzit nën moshën 50-vjeçare përbëjnë një shifër të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë hospitalizim.

Sot unë kam një mesazh për të rinjtë: ju nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’ju dërgojë në spital. Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhja që bëni se ku të shkoni, mund ta bëjë dallimin në mes të jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa shkencëtarë britanikë kanë thënë se është e pagjasë teoria…