NJË LIBËR I PARË, I RRALLË DHE I VEÇANTË PËR ZEJTARËT DHE TREGTARËT…
Shkruan: Bilall Maliqi, shkrimtar
Të shkruash një Monografi nuk është edhe aq lehtë, kur kihen parasyshë vështirësitë e shumta për sigurim të materialeve, e sidomos të atyre që nuk janë më në mesin tonë, disa nga të cilët kanë vdekur shumë herët, e që akoma më vështirë është për autorin të sigurojë materiale të sakta e të nevojshme.
E tillë është edhe Monografia e autorit Ferid Selimi me titull” “Zejtarët dhe tregtarët shqiptarë të rrethit të Preshevës”.
Brendia e librit shoqërohet me emra të shumtë zejtarësh dhe tregtarësh të rrehtit të Preshevës, me biografitë e tyre të shkurtra, shoqëruar edhe me foto.
Autori, librin e ka ndarë në pesë pjesë, duke i sistemuar edhe protagonistët e librit nëpër vendet e ckatuara., sipas zanateve të tyre.
Autori, Ferid Selimi, këtë monografi e ka nisur me vullnet dhe me dashuri të madhe, sepse një libër i tillë i karakterit monografik për zejtarët dhe tregtarët, i ka munguar Preshevës, prandaj autori nisi këtë iniciativë shumë me rëndësi për mbledhjen dhe sistemimin e shkrimeve të autorëve brenda librit, me biografitë e tyre të shkurtra, pa u thelluar në aspekte ndoshta të panevojshme apo të pa rëndësishme për t’i shtuar në libër, porse ka marrë ajo çka iu është dashur dhe çfarë kërkohet në monografitë e tilla.
Së lexuari të librit, i cili është shoqëruar edhe me fotografitë e protagonistëve të librit, përveç biografive dhe profesioneve të tyre, hetohen disa foto të vjetra të të prezantuarve, varësisht nga viti kur janë fotografuar ata, kështuqë japin një paralelizëm të ndryshëm kohor.
Po ashtu lexuesi kthehet në retrospektivë, duke e kujtuar dhe rikujtuar kohën e shkuar, me gjithë këta emra që kanë qenë bazamenti kryesor i tregtisë dhe zejtarisë së komunës sonë dhe është nostalgji për secilin lexues që do ta ketë në dorë këtë libër, e veçmas për familjarët e këtyre personazheve të autorit të shpërndara nëpër këtë libër, sepse, autori, këta i ka mbledhur tok në një libër dhe u ka falur pavdekësinë.
Ky libër është një letërnjoftim apo më mirë të themi një libër panoramik për Preshevën në aspektin njoftues për vizitorët, lidhur me zjetarinë, tregtinë dhe me njerëzit që i kanë ushtruar këto veprimtari.
Brenda librit janë prezantuar afër 200 tregtarë e zejtarë të rrethit të Preshevës, të cilët nuk janë më në mesin tonë, por kanë lënë mbrapa gjurmë të pashlyeshme me zejet e trye apo me punët që i kanë ushtruar sa ishin gjallë, e disa nga familjarët e tyre i kanë trashëguar këto zanate nga baballarët e tyre.
Është për t’u përshëndetur puna dhe angazhimi i autorit për t’i hyrë këtij projekti jo edhe aq të lehtë, sepse zakonisht monografitë punohen në mënyrë ekipore, por prapëseprapë është një barrë dhe një përgjegjësi e madhe për autroin.
Kur jemi te ky libër, autori, ka pasur këshillin botues, konslulentët, dhe kuptohet redaktroin, recensentët dhe redaktorin gjuhësor, të cilët i kanë ndihmuar aq sa kanë pasur të dhëna dhe mundësi.
Rëndësia dhe vlera tjetër është se në bibliotekat tona ekziston ky libër, gjë që, tani është më lehtë për studiuesit dhe për ata që duan të dinë apo të gjurmojnë për zjetarët dhe tregtarët e rrethit të Preshevës, këtë e kanë në këtë libër të parë, të rrallë dhe të veçantë të kësaj natyre.
Ky libër mund t’u jepet edhe mysafirëve që vizitojnë Preshevën, në mënyrë që edhe ata të dinë më shumë për Preshevën dhe për zejtarinë dhe tregtinë nëpër kohë.
Dihet mirëfilli se shumica e këtyre zejeve, ose janë zhdukur, ose janë në zhdukje e sipër, e një pjesë shumë e vogël, sidomos e zejtarëve, këto zeje i kanë trashëguar pasardhësit e tyre, gjë që është shumë pozitive për ruajtjen e kësaj trashëgime të vyer.
Ferid Selimi, ka bërë punë që duhet lavdëruar e sidomos iniciativa për të bërë diçka që nuk është bërë deri më tani , e që tani e ka bërë me përkushtim dhe seriozitet të madh.
Librin në fjalë e financoi, “Gorenje Niti tiki Company” në Prishtinë, me pronarin, z. Fatmir Kadriu.