Një libër premtues në fushën juridike
Shkruan: MERGIM BEKTESHI
‘’Nëse ju premtoni se do të dërgoni mikun tuaj në darkë dhe këtë nuk e bëni, nuk e mbani premtimin, do të befasoheni se do të paditeni për shkelje të kontratës’’ (Jane Mallor), kjo është natyrë e shembujve të cilat do ti gjeni në librin më të ri: E Drejta Kontraktore nga autorët Skender Gojani dhe Granit Curri. Libri shqyrton përpos natyrën juridike civile më saktë kontratat, punë të cilat atakohemi që nga mëngjesi deri në mbrëmje, është i karakterizuar edhe me kujdesin gjuhësor dhe shembujt e marrë që ngjajnë me ilustrimet jo figurative por konkretizojnë fushën e dimensionit juridik, duke u shmangur nga situatat abstrakte dhe lajthimin si dukuri e veçantë. Brezi i ri i studiuesve të shkollës juridike si nga Skender Gojani dhe Granit Curri po e koncepton me një gjuhë tjetër natyrën e hulumtimit, kjo vërehet falë eksperiencës dhe njohjes gjithëpërfshirëse si nga sistemi kontinental ashtu edhe ai common law, të cilët po e bëjnë më të lehtë kuptimin e së drejtës.
Duke ruajtur gjenezën nga E Drejta Romake autorët kanë gjetur edhe ndryshimet të tjera të cilat aktualizohen me rrethanat shoqërore, që në thelb kanë emërtime, terminologji, strukturë më të ngjeshur në raport me zhvillimin e tyre nëpër kohë. Kjo e bënë librin më të spikatur në raport me librat e tjerë që i dedikohen të drejtës kontraktore, kur bënë analizimin e kontratës në të drejtën detyrimore, atë sendore dhe nga e drejta ekonomike. Përbërja e librit e ndarë në dy pjesë ajo e përgjithshmja dhe e veçantë që është karakteristikë e literaturës juridike, shqyrton në parim nga domethënia e kontratës, liritë e kontraktimit , autonominë e vullnetit, kufizimi i kontraktimit dhe një varg parimesh të tjera të cilat janë të domosdoshme apo imperiative për të funksionuar kontratat. Pjesa e parë paraprin konceptet për natyrën historike të kontratave, përgatitjet dhe fazat tjera të cilat sqarojnë natyrën juridike të kontratës dhe evoluimin e saj kohor.
Një element tjetër që gjendet tek pjesa e përgjithshme është edhe trajtimi kushteve të kontratës, lidhja e kontratave dhe instrumentet juridike për forcimin e kontratave të cilat edhe e bëjnë më të subkordinuar apo më subsidiare në vështrimin juridik. Elementet e tjera janë interpretimi dhe efektet e kontratave të cilat për nga vështrimi i punëve juridike janë të shumta në numër dhe tehu i tyre është shpesh me një pikë që vë në dyshim kontraktuesin dhe dëmet tjera të cilat shfaqen. Në këtë pikë autorët shqyrtojnë me kujdes çdo parantezë me shembujt, me shqyrtimin e literaturës ndërkombëtare dhe vendore, për të bërë më të apostrofuar njohjen e çdo kapitulli.
Pjesa e veçantë e librit normon me klasifikimin e kontratave që shqyrton të metat dhe përparësitë, në këtë pjesë janë përfshirë të gjitha llojet e kontratave të cilat i atakojmë gjatë ditëve të sotme duke u nisur nga blerja e bukës, gazetës ditore, e një biletë të autobusit deri tek kontrata e mëdha të cilat përcaktohen me varg normash të kodifikuara që emërtohen nene, për të cilat duhet një kujdes i shtuar si nga ana e kontraktuesit ashtu edhe nga i kontraktuari.
Një veçori e këtij libri është kujdesi i shquar gjuhësor të cilët autorët kanë arritur të manifestojnë si në formën e shqyrtimit, komentimit po ashtu edhe konkretizimin e tyre me shembuj konkret duke e bërë më të lehtë arritjen e qëllimit. Një praktik tejet e mirë për studentët të cilët ia mësyjnë shkollave juridike sidomos në drejtimin civil për të parë punë vuliminoze të kontratave. Maksima e njohur romake Ubi ius, ibi Remedium është konkretisht në këtë libër, aty ku mund të cenohet të drejta e palëve në të drejtën kontraktore, në këtë libër gjen shembuj për zgjidhjen e kurës juridike. Libri tejkalon konceptin historik të së drejtë së kontratave, ai shpërfaqë vlera më kuptimplote të kontratës.