Një libër që ka vlerë studimore dhe që shërben si etalon

24 dhjetor 2020 | 21:48

Recensë

Mentor Hajrizi

Koncepti domen publik ekziston qysh nga shekulli XVIII. Ligji i Romës së lashtë, posaçërisht, nga njëra anë, e përcakton në mënyrë të posaçme atë dhe, nga ana tjetër, shpërfaq se ky domen, karakterizohet, ndikohet, kapet, pra, sigurisht, preket nga faktorë të pashmangshëm. Ky koncept, domeni publik, i fushës publike, në radhë të parë, është një pikënisje, ndërsa moszbatimi i normave të gjuhës standarde shqipe në këtë fushë, pikërisht në këtë domen, tekefundit, është një pikarritje, e autorit të ri dhe e studiuesit të zellshëm në fushën e gjuhësisë shqiptare, për të reflektuar mbi qerthullin e pikëpamjeve shkencore dhe mbi kulturën gjuhësore të të interesuarve.

Studiuesi i kërkimeve gjuhësore, z. Qëndrim Morina, autor, në librin e tij të parë, me karakter shkencor, Trajtat e shkurtra (Vështrim drejtshkrimor dhe morfologjik në domenin publik), trajton me vëmendje të veçantë dhe me përpikëri të plotë përdorimin e trajtave të shkurtra dhe të trajtave të shkurtra të bashkuara të përemrave vetorë në fushën publike.

Libri, i autorit Morina, mbështetet në një pasqyrë përmbledhëse me të dhëna, fakte, statistika, tabela e grafikë dhe në një shpalosje të njohurive, kryesisht, për drejtshkrimin dhe për morfologjinë e shqipes standarde. Ky libër është hartuar me qëllim që njohuritë, paraprake e të reja, të zbatohen, të konkretizohen dhe të ndikojnë tërësisht në aftësimin teorik dhe praktik të lexuesit. Libri i ofron lexuesit një mënyrë të re konceptimi, si në përmbajtje, ashtu edhe në strukturë.

Libri Trajtat e shkurtra (Vështrim drejtshkrimor dhe morfologjik në domenin publik) konceptohet në tetë pjesë, prej tyre: çështjet e dy pjesëve të para jepen në aspektin teorik, ndërkaq ato të gjashtë pjesëve të tjeraaspektin praktik.

pjesën e parë, që është pjesa teorike, bëhet një vështrim historik i zhvillimit të trajtave të shkurtra dhe i rëndësisë së tyre.

pjesën e dytë pasqyrohen gabimet më të shpeshta. Sipas literaturës së shfrytëzuar nga autori, gabimet më të shpeshta ndodhin në numër dhe në vetë.

pjesën e tretë, me të cilën nis pjesa më domethënëse e librit – pjesa praktike, flitet për përdorimin e trajtave të shkurtra në novelën e Ernest Koliqit, Tregtar flamujsh. Autori, këtu, fillon të sjellë shembuj ilustrues të trajtave dhe paraqet statistika nëpërmjet tabelave e grafikëve. Pra, tani e tutje, në libër, përdoret kriteri krijues, logjik, zbatues e praktik.

pjesën e katërt autori përqendrohet në analizën e trajtave të shkurtra në gazetat e përditshme shqiptare, të botuara në Kosovë, si: Koha ditore, Zëri, Epoka e re dhe Kosova sot.

pjesën e pestë si pikë fokuse për hulumtim merren emisionet e transmetuara në televizionet e botës shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, si: Opinion, Përrallë me tupan, Rubikon, Pressing, Debat plus dhe Imazh.

pjesën e gjashtë janë hulumtuar njëzet e tri portale shqiptare. Te këto portale, në bazë të përmbledhjes së të gjeturave, janë vërejtur mjaft gabime në përdorimin e gjuhës shqipe. Gabimet më të mëdha, natyrisht, bëhen në përdorimin e trajtave të shkurtra të përemrave vetorë.

pjesën e shtatë të hulumtimit, sikur edhe në pjesët e mëparshme të hulumtimit në këtë libër, janë bërë matje dhe janë qartësuar ato me anë të shembujve ilustrues dhe të pasqyrave tabelore. Te kjo pjesë, autori, ndalet në shkresat e botuara në faqet zyrtare të institucioneve shtetërore në vend. Ai heton se, në këtë domen, është paraqitur një tendencë karakteristike për të folur dhe për të shkruar në numrin shumës.

pjesën e tetë, që është pjesa e fundit e librit, autori nxjerr statistika të përgjithshme. Kjo pjesë e librit vërteton qartë se autori ka bërë hulumtimin e tij me anë të induksionit.

Nga hulumtimi i bërë, autori Morina arriti në këto konstatime:

 

  1. Në novelën Tregtar flamujsh, të shkrimtarit Ernest Koliqi: trajtat e shkurtra të bashkuara janë përdorur pak më shumë (51.25%), ndërsa trajtat e shkurtra të thjeshta janë përdorur më pak (48.78%).
  2. shtypin ditor: trajtat e shkurtra të thjeshta janë përdorur 56.73%, ndërkaq trajtat e shkurtra të bashkuara janë përdorur 43.26%.
  3. emisionet televizive: përdorim më të dendur, krahasuar me trajtat e shkurtra të thjeshta (32.50%), kanë trajtat e shkurtra të bashkuara (67.50%).
  4. portale: trajtat e shkurtra të bashkuara janë përdorur 63.63%, kurse trajtat e shkurtra të thjeshta janë përdorur 36.36%.
  5. faqet zyrtare të institucioneve shtetërore: trajtat e shkurtra të bashkuara janë përdorur 57.14%, përderisa trajtat e shkurtra të thjeshta janë përdorur vetëm 42.85%.
  6. Në tërësi, përqindja e përdorimit të trajtave të shkurtra të thjeshta dhe të trajtave të shkurtra të bashkuara, në domenin publik, është:
  1. 82% për trajtat e shkurtra të bashkuara, si dhe
  2. 17% për trajtat e shkurtra të thjeshta.

Nga risitë dhe rezultatet e arritura në hulumtimin e librit, me metoda dhe me stil të punës, vlerësojmë se autori ka kurorëzuar me sukses një punë të filluar mirë.

Libri, si i tillë, përmbush kriteret për t’u cilësuar studim gjuhësor, i mirëfilltë. Ndryshe, librin, mund ta quajmë vepër studimore me vlerë të jashtëzakonshme për lëvruesit e gjuhës shqipe.

Një libër i këtillë, shumë i nevojshëm, i hartuar me një gjuhë të thjeshtë nga një krijues serioz i shkencës, është mjaft praktik, shërben si etalon dhe mund të shfrytëzohet për plotësimin e kërkesave të përdoruesve që dëshirojnë të komunikojnë në nivelin më të mirë profesional në gjuhën amtare.

Libri Trajtat e shkurtra (Vështrim drejtshkrimor dhe morfologjik në domenin publik), është një vepër studimore që mëkon lexuesin me idenë për mësimin e normës së gjuhës standarde shqipe.

                       Vushtrri, më 8 korrik 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në datë 24 Dhjetor 2020, Kolegji ‘BIZNESI’ nën drejtimin e…