![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/foto.jpeg)
“Një lider mund të jetë i suksesshëm vetëm atëherë kur ka një staf të mrekullueshëm”
09 qershor 2022
| 12:06
Para disa ditësh është organizuar eventi për shënimin e 3-vjetorit të njërit prej lokaleve më atraktive të Prishtinës, “Izi’s apartment”.
Dy ditë pas këtij eventi ka reaguar pronari i këtij lokali, Istref Velici, i cili suksesin e tij ua ka atribuuar stafit që punojnë për të.
“Një lider mund të jetë i suksesshëm vetëm atëherë kur ka një staf të mrekullueshëm siç kam unë. Jam shumë mirënjohës dhe falënderues për stafin më të mirë në Prishtinë”, ka shkruar Velici në llogarinë e vet në rrjetet sociale.