Një lojtar i Benficas dhe tre të Sportingut infektohen me Covid-19

13 shtator 2020 | 17:26

Portieri i Benficas, Mile Svilar ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka njoftuar nga Lisboni. Po ashtu edhe tre lojtarë nga rivali lokal, Sportingu, janë infektuar me koronavirus, raporton agjencia Reuters.

Benfica ka konfirmuar se belgu 21-vjeçar Svilar, do të mungojë në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër PAOK-ut të martën.

Ndërkohë burime për Reutersin kanë njoftuar se tre lojtarë të Sportingut të Lisbonës kanë dalë pozitivë me koronavirus. Ata janë pa simptome dhe janë izoluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person nga Prizreni ka vdekur sot si pasojë e…