Një lojtar i Dritës me koronavirus

20 maj 2020 | 18:19

Klubi i futbollit Drita ka konfirmuar se një lojtar i ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Klubi i Superligës së Kosovës në futboll ka bërë të ditur se lojtari në fjalë ka qenë jashtë Kosovës. Lojtari nuk ka shfaqur simptome dhe do të vazhdojë qëndrimin në shtëpi.

Klubi gjilanas ka shprehur shqetësimin për këtë situatë dhe ka bërë thirrje që të testohen si lojtarët ashtu edhe çdo anëtarë i përfshirë në aktivetete të futbollit.

Klubet e Superligës së Kosovës në futboll kanë marrë dritën e gjelbër në fillim të javës për t’iu kthyer stërvitjeve. Futbolli pritet të rifillojë më 2/3 qershor me ndeshje të Kupës së Kosovës.

“Sot është pritur që klubit t’i bashkëngjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19. Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do të vijojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi. Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundërtën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit. Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do ti qëndroj pranë në çdo rrethanë!” – thuhet në komunikatë të Dritës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) bashkë me lojtarët e…