Një luftanije amerikane arrin në portin rumun
08 janar 2019
| 10:58
Një luftanije e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka arritur në një port rumun në Detin e Zi.
USS Fort McHenry është anija e parë amerikane që hyn në këta ujëra që nga një përplasje midis forcave të Rusisë dhe Ukrainës, pranë Gadishullit të Krimesë, në muajin nëntor.
Zyrtarët rumunë dhe amerikanë kanë thënë se anija ka arritur në portin Constanta dhe se do të qëndrojë atje deri më 10 janar.
Ajo do të zhvillojë manovra të përbashkëta ushtarake me një luftanije rumune në ujërat territorialë dhe ndërkombëtarë.
Një zëdhënës i marinës amerikaneka thënë për agjencinë e lajmeve “TASS” se luftanija në Detin e Zi është në përputhje me konventat ndërkombëtare që parashohin qasjen në det.
Fakescape, platforma që lufton “lajmet e rreme”.