Një medalje e artë dhe një e argjendtë nga taekwondistët e Kosovës në Shkup
02 prill 2024
| 17:07
Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka shënuar sukses në garën ndërkombëtare “Ramus Open G1/E1”, të mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Imarah Vizdiklar me katër fitore të shënuara, u stolis me medaljen e artë në grupmoshën kadete, kategoria deri në 41 kilogramë. Imarah dëshmoi se e pret e ardhme e ndritur në taekwondo.
Jon Gashi, fitoi medaljen e argjendtë për junior, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Shpend Miftari (junior, – 63 kg), Sulejman Vizdiklar (senior -53 kg), dhe Elion Agushi (senior -74 kg), zunë vendet e pesta.