Një mijë e 65 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
06 gusht 2021
| 09:13
Ministria e Shëndetësisë të enjten ka publikuar të dhënat në lidhje me gjendjen me COVID-19 në Kosovë, ku pas 195 rasteve pozitive, është rritur edhe numri i rasteve aktive që ka shkuar në një mijë e 65 në gjithë Kosovën.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë në mes të mërkurë dhe së enjtes janë dhënë nëntë mijë e 537 doza të vaksinës kundër COVID-19, duke bërë që numri i të vaksinuarve në nivel vendi të shkojë në gati gjysmë milionë, njofton Klankosova.tv
Ndërkaq gjatë këtyre 24 orëve të fundit 195 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe janë shënuar dy raste të vdekjeve.
16 qytetarë janë shëruar duke bërë që numri i të shëruarve të shkojë në 105 mijë e 704.